ABC-ja e mengjesit - Apnea e gjumit dhe rreziqet e saj, Sulaj: Shkakton nderprerje te frymemarrjes

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 21. 01. 2020
  • E ftuar në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin otorinolaringologia, Holta Sulaj ka folur për Apnen e gjumit dhe rreziqet e saj. Holta shpjegon se Apnea e gjumit haset shpesh në të gjithë popullatën, ndërsa u shpreh se është një sindromë e cila ka të bëjë me ndërprerjen e frymëmarrjes gjatë natës.
    “Haset shpesh në popullatën e përgjithshme, siptomat më të shumta të saj, janë gërhitja, ndjesi lodhjeje, mungesë gjumi... Shkakton ndërprerje të frymëmarrjes kur je në gjumë, për shkak të rënies së muskulaturës. Kemi Apne Centrale dhe Apne Obstruktive që lidhet me patologji të trurit", u shpreh Sula.
    Apnetë centrale
    Apneja centrale e gjumit është një sindrom shumë më i rrallë se apneja obstruktive. Ajo ndodh kur truri dështon në dërgimin e sinjalit muskujve respiratore për të nxitur frymëmarrjen. Ndryshe nga apnetë obstruktive, ku kemi një bllokim në rrugët e ajrit, këtu është truri që shkakton apnetë centrale të gjumit. Kjo ndonjëhere lidhet me dëmtime neurologjike si aksidentet cerebro-vaskulare (AVC) apo një insuficencë kardiake
    Apnetë obstruktive të gjumit
    Apnetë obstruktive të gjumit ndodhin kur rrugët e sipërme të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit. Zakonisht bllokimi ndodh kur indet e buta të pjesës së pasme të fytit zvogëlojnë, pakësojnë kalimin e ajrit (hipopne), ose lëshohen dhe bllokojnë plotësisht kalimin e ajrit gjatë gjumit (apne). Trupi e ndien që frymëmarrja është ndalur dhe si rrjedhojë pacienti zgjohet për të rinisur frymëmarrjen. Ky cikël përsëritet shpesh gjatë natës (ndonjëherë dhe 50-100 herë në orë) duke ndërprerë në mënyrë të përsëritur gjumin. Në zgjim pacienti është i përgjumur dhe i lodhur.
    Më tej mjekja theksoi se nëse ne na ndërpritet frymëmarrja mbi dy minuta njeriu rrezikon të vdesë. "Ne duhet të realizojmë një cikël gjumi me të gjitha fazat. Një apne mun të zgjasë nga 10 sek te i rrituri por deri edhe në 1 minutë. Njeriu vet nuk e kupton dhe kjo duhet të matet. Prek deri në 50 % të popullatës", u shpreh Sulaj.
    Gjithashtu Sula tha se në përfundim theksojmë faktin që apnetë obstruktive të gjumit janë një sindrom që në momentin që dyshohet se ekziston, duhet diagnostikuar sa më parë nga mjeku specialist, me qëllim evitimin e pasojavë dhe ndikimit që ka jo vetëm në shëndetin dhe jetën sociale të pacientit, por edhe rrezikut që sjell në shoqëri, lidhur me pasojat që mund të sjellë në shtimin e numrit të aksidenteve dhe rrezikshmërinë e tyre./abcnews.al
    Per informacionet me te fundit klikoni:
    Web: abcnews.al/
    Facebook: / abcnews.al
    Instagram: / abcnewsal
    Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian
    #abcnewsalbania #abcemengjesit #enkeldemi
  • Zábava

Komentáře • 8

  • @FlorikaHoxha-ow8fv
    @FlorikaHoxha-ow8fv Před měsícem +1

    Faleminderit qe na informonija. Jame 56 vjç me ka ndodhur .qe gjate gjumit jame ngritur dhe ngrihesh dhe smbushesh me fryme.. madje ngriheshin dhe pjestaret e tjere te familjes . Nga ky shqetesim

  • @aleksbardhi9624
    @aleksbardhi9624 Před 3 lety

    megjithatë besoj se dhe dokroresha e nderuar qenka e pergjumur

  • @aleksbardhi9624
    @aleksbardhi9624 Před 3 lety

    pash Zotin a jeni në tërëzi se ka trajnim e dim po a jeni në gjendje ju si mjeksi më pas kurim

  • @avdushberisha1374
    @avdushberisha1374 Před 3 lety

    Flm Gazmend Iseni un jam nga kosova Jetoj ne Ireland ne shqiperi ka shum klinika te lutem me jep mendimin tuaj cila klinik esht e mir dhe e lir per apea e gjumit apo ORL ajo esht me se miri Flm shum shoku

  • @fabjancala5498
    @fabjancala5498 Před 3 lety +4

    Nese gerhet nuk eshte psikologjike. Tregon se ka ngushtim ne rruget e siperme te frymemarrjes. Apnea ndhodh shpesh dhe ne personat e dobet

    • @avdushberisha1374
      @avdushberisha1374 Před 3 lety

      Ju lutem sa mund te kushtoj operimi per ket problem sepse un kam ket epnea e gjimit dhe perdori aparatin cpap

    • @gazmendiseni5127
      @gazmendiseni5127 Před 3 lety

      @@avdushberisha1374 konsultohu me nje specialist te orl

  • @erokakami1489
    @erokakami1489 Před 3 lety

    Mbi peshës mund të thuash e nën peshë edhe pse jam i dobët gërrhas dhe e kam psikologjike