E mori pёr ta pleqёruar, por djali i merr pronёn 75-vjeҫares

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 - 27 nentor, 2020
    Zoti i fali 5 fëmijë dhe si çdo nënë Xhumaje Dunga priste të merrte prej tyre veç gëzim por fati i rezervoi një të nesërme të trishtë. Ditët e pleqërisë ajo nuk po i kalon e rrethuar me dashuri por mes dhunës, sharjes dhe frikës se mund të mbetet nën qiell të hapur. Ethet e pronës e kapën bijën e saj Dhuratën aq fortë sa harroi se përballë kishte të ëmën tani 75 vjeç. Iu afrua me pretendimin për ta pleqëruar pas vdekjes së të atit, por vetëm pak vite më vonë përdori makinacione nga më të ndryshmet për të marrë shtëpinë. Kjo është historia e trishtë e Xhumajes e cila do të jetë pjesë e emisionit “me zemër të hapur”. Jo e lehtë është edhe barra që i ka rënë Fëllënxës vajzës tjetër të Xhumajesm e cila pas tërrmetit të 26 nëntorit jeton në një çadër. Pavarsisht kushteve të vështira ajo shkon shpesh pranë nënës së moshuar dhe vëllait invalid për t'u shërbyer, por përballet me dhunë verbale dhe fizike nga motra dhe kunati për të cilat është drejtuar edhe në polici. Çfarë ka ndodhur më këtë familje në Marikaj? Ndiqni emisionin “me zemër të hapur”…

Komentáře • 112