Çfarë ndodhi në Shqipërinë e viteve '90?

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 2. 11. 2023
  • AUTOR: Kreshnik KUÇAJ
    MONTAZHI: Ergis HASANBELLI
    LEXOI: Rudi HIZMO
    Animation: Rigers Rami
    Çdo të enjte, ora 20:00 në SCAN TV
    Ashtu si modeli i mëparshëm që ishte unik, edhe modeli i ri ekonomik dhe metoda e ndjekur për aplikimin e tij do të ishte unike për Shqipërinë.
    Ndryshimi i regjimit politik do të shoqërohej nga valë masive migrimi, ku të larguarit do të ishin pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të vendit.
    Nga ana tjetër, Shqipëria do të orientonte ndryshe timonin e marrëdhënieve tregtare, duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me vendet perëndimore, të cilat kishin të konsoliduar tashmë modelet e tyre ekonomike.
    Emigracioni masiv i fuqisë punëtore të vendit do të shoqërohej nga një ristrukturim rrënjësor i ekonomisë, që tashmë nga prodhuese kalon në një ekonomi shërbimesh. Shteti, që deri në atë kohë kishte luajtur rolin vendimtar në ekonomi, hoqi dorë terësisht duke ia lënë zhvillimin ekonomik “dorës së padukshme” të tregut.
    Në vitet e para të tranzicionit do të ndiqej një politikë agresive privatizimesh e mbyllje kompanish që rezultonin jorentabël. Nga ana tjetër, aktiviteti i brendshëm ekonomik do të arrinte në nivele të ulëta, por që në një periudhë shumë të shkurtër mungesa e prodhimit do të zëvëndësohej nga dërgesat e emigrantëve.
    Në vitet ‘90 shumë studiues e ekspertë të njohur me tranzicionin në vendet me të shkuar komuniste, parashikonin për Shqipërinë një afat maksimalisht 10 vjeçar për kryerjen e të ashtuquajturit transformim i madh të ekonomisë por ky proces për Shqipërinë do të rezultonte ndryshe e do të zgjaste në kohë.
    Parimi i deklaruar i kësaj periudhë ishte ai i ndjekur me vendet e tjera të lindjes, i njohur ndryshe si “terapia e shokut”. Por ajo që do të përjetonte Shqipëria përgjatë kësaj periudhe dhe në periudhën pasuese do të ishte një “shok” pa “terapi”.
    Në këtë periudhë, vendi do të njihte një proces agresiv privatizimesh e një rishpërndarje të paqartë të pronës shtetërore, çka më vonë do të sillte një ngërç në zotërimin e kapitalit e rrjedhojë do të krijonte problematika në funksionimin e ekonomisë në terësi.
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: bit.ly/3sfGvHc
    Follow SCAN TV në Facebook: bit.ly/3FbRsBy
    Follow Scan_tv në Instagram: bit.ly/3VTYCQy
    Follow SCAN TV në Linkedin: bit.ly/3D1yQBn
    Follow scan_tv në TikTok: bit.ly/3zbVrKz
    #scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #dosjae #kreshnikkucaj #tranzicioni #komunizmi #bonoprivatizimi #bono #letramevlere #mehmetshehu #enverhoxha #pd #ps #revolucion #memorie #histori #dossier #emigrantet #shock #therapy #soviet #saliberisha #fatosnano #yllibufi #eminmusliu #ekonomia #dossier #fakte #facts #albania #1991 #communist #regime #historiteverteta #historishqiptare #rrezimiibustit #dokumentar #privatizim #howto #history #unbelievable

Komentáře • 9

  • @ReportAl
    @ReportAl Před 8 měsíci

    goxha interesante si dokumentar

  • @notnot2350
    @notnot2350 Před 8 měsíci +1

    masaker

  • @Nicosshalagalanis
    @Nicosshalagalanis Před 4 měsíci

    Rrnofte Enver Hoxha edhe komunizmi shqiptare ❤
    Krejt pasurin, arin, fabrikat, ushtrin, paisjet ushtarake i shkerdhyne duke henger per veten si terropiana

  • @shqiperiaeharruar403
    @shqiperiaeharruar403 Před 8 měsíci

    ato bonot e privatizimit...