Stop/ Skandali, dënohet me 4 vjet e 8 muaj, askush nuk vjen ta fusë në burg - 30 Maj 2024

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
    Kemi udhëtuar në fshatin Nënshat bashkia e Vaut të Dejës, për të takuar nga afër qytetarin Lazer Kola, i cili është në arrest shtëpie dhe megjithëse e ka përfunduar dënimin, nuk po fiton dot lirinë. Ai tregon, se në 2019-ën është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe në periudhën e covidit ka kërkuar ndryshim të masës së arrestit. Prej asaj kohe, megjithëse u dënua nga Gjykata e Apelit të Gjirokstrës me 4 vite e 8 muaj, askush nuk e coi në burg, por e lanë në arrest shtëpie.Vetë Lazri, pasi u njoh me vendimin e Apelit, u përgatit të shkojë në burg, por nga Komisariati i Vaut të Dejës, i thanë, që nuk ka urdhër ekzekutimi për dërgimin në burg. Ndërkohë afati i dënimit ka përfunduar dhe Lazrit i shtyhen gjyqet dhe nuk i jepet verdikti.Nga ana tjetër, për të shkuar në Gjykatën e Gjirokastrës, ai shoqërohet nga efektivi i Vaut të Dejës deri në Shkodër, dhe aty e merr policia e Gjirokastrës.Në Gjykatën e Gjirokastrës na thona, se gjyqet shtyhen për arsyeproceduriale dhe ligjore, pra në dosjen e tij mungon urdhri i ekzekutimit nga prokurori përkatës i ekzekutimeve në Gjirokastër. Ndërkohë as në policinë e Gjirokastrës e as në policinë e Vaut të Dejës, nuk është dërguar urdhër ekzekutimi për transferimin Lazër Kolës në burg. Avokati Arben Llangozi, shpjegon, se prokurori i ekzekutimeve është Julian Cafka dhe mosbërja e këtij urdhri, e pengon qytetarin.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 8

  • @jxjxjxmslsos6388
    @jxjxjxmslsos6388 Před 2 měsíci +8

    Ky i shkreti do ta boj burgun te rij rehat ta mbledhi menjen ..😂

  • @lyonlyon790
    @lyonlyon790 Před 2 měsíci +2

    O qa s,ndodh ktu ,,, pa boll ma boll jepni të mjaftuemen u kry

  • @stavrimacoku
    @stavrimacoku Před 2 měsíci +1

    ..po jane mbushur burgjet bre..ti do i bredhesh gjithe burgjet..po prit se po bejne nje burg te ri rivdekja..bej 4 ne shtepi njehere..pastaj 4 brenda ne burgun e ri..😅😅😅

  • @user-vv3fc9gx3e
    @user-vv3fc9gx3e Před 2 měsíci +2

    Ae din ti sa osht neni trafik nderkomtar te kan dhon nen nenin

  • @user-yz8zi6tr3v
    @user-yz8zi6tr3v Před 2 měsíci

    Ky vend esht gallat e madhe😂😂