Japrak me gjethe rrushi, receta e vjehrrës time dhe Kek me luleshtrydhe/ Stuffed Grape Leaves Dolma

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 09. 2024
  • Përshëndetje Miq! Në këtë video do t'ju tregojmë Japrak me gjethe rrushi, receta e vjehrrës time dhe Kek me luleshtrydhe.
    Japrak me gjethe rrushi
    Receta:
    Gjethe rrushi
    Qepë
    Spinaq
    Barishte të egra
    Oriz
    Kripë
    Ujë
    Vaj
    Fillimisht mbledhim gjethet e rrushit dhe barishtet që na duhen për të bërë japrakun. I lajmë mirë e mirë me ujë të bollshëm. Më pas grijmë qepët i vendosim në një tenxhere, shtojmë pak kripë dhe i lëmë të skuqen në zjarr mesatar që të treten mirë.
    Ndërkohë gjethet e rrushit i vëmë në një tenxhere tjetër, shtojmë ujë dhe i vendosim në zjarr. Në momentin që kanë ndryshuar ngjyrë, i kthejmë nga ana tjetër dhe i lëmë edhe 1 ose 2 minuta dhe i heqim nga uji, sepse gjethet e rrushit nuk duhet të ziejnë.
    Ndërkohë grijmë edhe të gjithë përbërësit e tjerë dhe pasi skuqet qepa, i shtojmë në tenxhere. Barishtet që shtuam nuk duhet të ziejnë, i lëmë vetem 1 ose 2 minuta duke i përzierë herë pas here dhe pastaj i heqim nga zjarri dhe i kalojmë në një tepsi duke e hapur mirë që të ftohet.
    Tek tepsia shtojmë edhe kripë, oriz dhe i përziejmë mirë.
    Marim gjethet e rrushit një e nga një, vendosim pak nga gjella e japrakut dhe i mbështjellim mirë e i vëmë në tepsi. Kështu veprojmë derisa të mbarojnë të gjitha gjethet. Sipër kokrrave të japrakut vendosim një pjatë të rëndë që të mos hapen gjatë zierjes.
    Ndërkohë ujin e gjetheve të japrakut e kemi lënë në zjarr që të jetë i nxehtë dhe ja shtojmë sipër japrakut.
    E lëmë të ziejë derisa të shterojë uji.
    E servirim në pjatë duke i shtuar vaj ulliri, uthull dhe hudhra.
    Ju bëftë mirë.
    Kek me luleshtrydhe
    Përbërësit:
    Luleshtrydhe
    2 kokrra vezë
    2 gota me sheqer
    1 gotë vaj
    2 gota me kos
    1 bustinë pluhur për pjekje
    4-5 gota miell
    Në një enë të madhe shtojmë vezët dhe sheqerin. Rrahim mirë derisa të tretet sheqeri. Shtojmë kosin, vajin dhe përziejmë mirë. Më pas shtojmë miellin duke e situr dhe në fund shtojmë pluhurin e pjekjes. Tepsinë e pjekjes e lyejmë me gjalpë dhe shtojmë brumin e kekut. Luleshtrydhet i ndajmë në gjysmë dhe i vendosim sipër kekut.
    E pjekim në furrë për afër 30-40 minuta dhe e shohim që është bërë kur shpojmë me një stikadent dhe ai del i thatë.
    Ju bëftë mirë!
    Mos harroni të klikoni Like, Share, Koment dhe SUBSCRIBE ‪@everythingaboutvillage‬ për më shumë video nga jeta në fshat dhe gatimet e fshatit.

Komentáře • 96

  • @IS-ke3ck
    @IS-ke3ck Před 3 měsíci +2

    Sa gje e bukure
    .... cdo gje ne Natyre ... !!!!
    Cfare rregulli ... Cfare estetike ...
    C"fare pastrtie .... .Familije e mrekullushme ... Nje nene shum e re ... dhe shum nikoqire ... Shembull pere te gjithe
    Gatimi Suupere Special 🍷👌 ... Bravoooo .. 🙋‍♂️💞🙋‍♀️.

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci +1

      Shume shume shume faleminderit e dashur 🥰🥰♥️♥️♥️❤️❤️❤️😘😘😘😘

  • @drita9273
    @drita9273 Před 2 měsíci +2

    per lakmi moter e nderuar Zoti te ruajt familjen e ka pas fat ajo familje qe tka ❤ ke duar te arta e puntore si Bleta...prsh. nga Gjerm.

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 2 měsíci

      Shume faleminderit e dashur Drita 🥰🥰🥰♥️♥️♥️♥️ Amin🤲🏻🤲🏻 edhe ty te ruajt Zoti bashke me familjen tende 🤲🏻🤲🏻🥰🥰

  • @teutaturja67
    @teutaturja67 Před 3 měsíci +3

    Oooo ❤se ti je duarart edhe pa te par Allahu ju rujt me gjith familje Amin 🤲🤲🤲lumsi ti u knaqe vec pamja te mahnit eshte nje mrekulli ne mes te frutave luleve nuk e di a e perdor sherupin e teansafilit kur isha ne shqiperi e kam pas ber vit per vit Nostalgji te uroj shendet e nje dit te mbar ♥️💖je 🌟🌟🌟🌟

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      Shume shume shume faleminderit e dashur Teuta ❤❤❤🤲🤲🤲🥰🥰🥰 Po e perdorim shurupin e trendafilit, keto jane linket e videove te shurupit te trendafilit qe kam bere vjet. czcams.com/video/21mNtEeBU5k/video.html czcams.com/video/tSgbJlqWG44/video.html

    • @teutaturja67
      @teutaturja67 Před 3 měsíci

      @@everythingaboutvillage zemer ktu ska trandafila ku me i mar ♥️♥️♥️shum flm je si djell lum ajo nen qe te ka rrit e eduku bravo te marin shembull gjith rinia shqiptare se nga dita ne dit po fundosen me fal se te mora koh ♥️♥️po ska ne 🌏🌏🌏nje nuse si ty 🌟🌺💖😘shijoje familjen knaqu se nje sit fmit do rriten do ikin gzoj sot ❤️😘

    • @fatbardhasaliaj9018
      @fatbardhasaliaj9018 Před 3 měsíci +1

      Mashallah lum familja qe te ka zoti te ruajte amin🤲🤲🤲🤲

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      @@fatbardhasaliaj9018 Shume shume faleminderit e dahur Fatbardha ❤❤❤🥰🥰🥰🥰🥰😘😘😘😘😘😘

  • @ritadeda5314
    @ritadeda5314 Před 3 měsíci +2

    Te lumshin duart sa mir i ke mesuar femijet te hajn cdo gje qe gatuan bravo cdo gje shkelqen 👍

  • @almanasufi8274
    @almanasufi8274 Před 2 měsíci +2

    Je shume e mire Jeta❤a sa mall per momentet e bukura qe kemi pas kalu ne ate shtepi.Daja te dua shume❤

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 2 měsíci

      Shume shume faleminderit e dashur Alma ♥️♥️🥰🥰🥰 je e mirepritur ♥️ edhe ne te duam shume 😘😘😘😘

  • @sanzej9755
    @sanzej9755 Před měsícem +1

    Zoti ti ka fal te gjitha moj zonj per mashaallah

  • @pranverashehi2656
    @pranverashehi2656 Před 3 měsíci +2

    Woou cfar shtepie ❤ te lumshin duart te gjitha barishtet bio.

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      Shume shume faleminderit e dashur 🥰 ne jo vetem barishtet por edhe frutat dhe perimet i kemi te gjitha bio nuk perdorim asgje, zero kimikate, zero pesticide

  • @meritajashari8932
    @meritajashari8932 Před 3 měsíci +2

    Moti s pasna pa qesi familje ma puntore ju lumt me pem e me perime te freskta edhe ty te lumt per gatimet e per pastertin qe e paske me nje fjal zonje jom pa keq me shendetin e spo muj komentoj ma shum veq vazhdo

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      Shume shume shume faleminderit e dashur 🥰 e vleresoj shume komentin tuaj, shpresoj te beheni mire me shendet 🥰😘

  • @nailemalo8552
    @nailemalo8552 Před 3 měsíci +1

    Sa bukur ju lumshin duart 🖐🖐 flori krahet je nje zonje vajze pak ka si ti te uroj gjith te mirat familjarisht shendet dhe paske dy yje te mrekullushem ju pershendesim familjarisht 🖐 🖐🖐🖐🙏🧄 🖐 🖐

  • @djanalari3177
    @djanalari3177 Před 3 měsíci +1

    O zemer sa bukur te lumshin duarte nusja e bukur duar arte jam mosha e mamit tende me ke ba per vedi u bafsh 💯❤

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      Shume shume shume faleminderit e dashur Djana ❤❤❤❤❤🥰🥰🥰🥰🥰😘😘😘😘😘😘

  • @user-xl9kk8yf1u
    @user-xl9kk8yf1u Před 3 měsíci +4

    Nje gabim i vogel ,shkelqimi i gjetheve duhet te jete nga perjashta,jo nga e mbrapta

  • @giardinodifiori
    @giardinodifiori Před 3 měsíci +1

    Te lumte zemer sa i respekton vjerrnit kollaj sun gjejsht tash keshtu nuse 👏🏻

  • @Kuxhina-e_Gjyshes
    @Kuxhina-e_Gjyshes Před 3 měsíci +1

    Mashallah familje e shendosh

  • @nailemalo8552
    @nailemalo8552 Před 3 měsíci +1

    Te lumshin duart e ke qar japrakun 👌👌👌👌👍❤💫💫❤❤

  • @deiiamaria
    @deiiamaria Před 3 měsíci +1

    ❤Congratulations on the video, I loved it. Beautiful family ❤

  • @albaniatv5888
    @albaniatv5888 Před 3 měsíci +1

    Te lumshin duart👏
    Na kenaqe na çlodhe me vidjot qe ben krahas punes
    Gezofshi te gjithe gjithmone
    Por ajo pema qe i haje lulet çfare eshte

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      Shume shume shume faleminderit 🥰🥰🥰
      Ajo pema quhet feijoa. Nese deshiron te shikosh nje video me frutin e feijoas ky eshte linku
      czcams.com/video/KGO2UZWpsCo/video.htmlsi=mgwWmDY091bjZoWd

    • @albaniatv5888
      @albaniatv5888 Před 3 měsíci +1

      Faleminderit

    • @albaniatv5888
      @albaniatv5888 Před 3 měsíci +1

      Por kur piqet dhe ku e gjejme

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      @@albaniatv5888 Piqet ne muajt Tetor-Nëntor. Nuk ka ne shitje, por nese jetoni ne Tiranë ma kujtoni dhe ju sjell une disa qe ta provoni sepse eshte nje frut shume i shijshem dhe plot vlera ushqyese, eshte i pasur me shume vitamina si cdo frut tjeter por sidomos grupin e vitaminave B i ka me perqindje shume te larte. Konsumohet edhe lulja e frutit dhe jashte shtetit perdoret shume per dekorimin e embelsirave luksoze dhe te shtrenjta

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci

      @@albaniatv5888 🥰🥰

  • @brieldahoxha6913
    @brieldahoxha6913 Před 3 měsíci +1

    Kenaqesi te shohesh vidiot tuaja . Te lumshin duart ❤

  • @ornelahamzallari1064
    @ornelahamzallari1064 Před 2 měsíci +1

    Bravo te lumshin duart!

  • @noratoska1127
    @noratoska1127 Před 3 měsíci +1

    Sa familje e bukur te lumshin duart ❤

  • @AnilaVaja-hf2ct
    @AnilaVaja-hf2ct Před 3 měsíci +1

    Ju bef mir te lumt bravo

  • @mirelaceca7215
    @mirelaceca7215 Před 3 měsíci +1

    Ju bëftë mirë❤❤❤❤❤❤

  • @Sheribane-tv6qm
    @Sheribane-tv6qm Před 3 měsíci +1

    Sa bukur oborrin e bashqen e mbani sa me rreugull gjithqka ju lumt ,ty te lumshin duart se sa mir gatuan ,mir e paster e tregon gatmin 👍👏🥰

  • @letaduqi7757
    @letaduqi7757 Před 3 měsíci +1

    Familja ⭐️!Bravoooo👏🤗

  • @Jordani-q6m
    @Jordani-q6m Před 3 měsíci +1

    First Ghef ❤🧿🙋 Respect Hello Family ❤❤❤❤❤

  • @FatoVeliu-mo1ex
    @FatoVeliu-mo1ex Před 3 měsíci +1

    Bravooo

  • @Oksigjen
    @Oksigjen Před 2 měsíci +1

    Sa i duam kto produkte bio lumi ju qe ikeni

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 2 měsíci +2

      Nje nga arsyet kryesore qe kemi zgjedhur te banojme ne fshat eshte per shkak te produkteve bio 😊

  • @oljanaaliu5712
    @oljanaaliu5712 Před 3 měsíci +1

    E shijshme😋

  • @anaz8071
    @anaz8071 Před 3 měsíci +1

    sa bukur 🥰

  • @sanzej9755
    @sanzej9755 Před měsícem +1

    Krejt bio ububu cfar mrekullie

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před měsícem

      Arsyeja kryesore qe kemi qendruar ne fshat eshte qe te ushqehemi shendetshem, si ne ashtu edhe femijet, por gjithashtu edhe ajri i paster, natyra etj
      Fatmiresisht si une dhe burri kishim te dy deshire te qendronim ne fshat 🥰♥️❤️

  • @viol2023
    @viol2023 Před 2 měsíci +2

    Ne cfare zone jeni? Hera e pare qe ju ndjek dhe eshte kenaqesi per mua qe edhe ne Shqiperi po shohim vlog te tille me jeten ne pergjithesi dhe gatimet e kendshme qe beni. Urime

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 2 měsíci +2

      Jemi ne Pëllumbas, fshat i Tiranës. 😊 Shume shume faleminderit 🥰🥰 na behet shume qejfi qe ju ka pelqyer video😍😍 Shpresoj te na ndiqni edhe ne videot ne vazhdim 🥰😊

    • @viol2023
      @viol2023 Před 2 měsíci +1

      @@everythingaboutvillage patjeter. Per mua eshte kenaqesi qe shoh gjithcka ne harmoni, shtepia, gatimet, familja. Paçi gjithe bekimet.

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 2 měsíci +1

      @@viol2023 Shume shume faleminderit 🥰🥰🥰🥰

    • @fluturah9319
      @fluturah9319 Před měsícem +1

      Lum si ti moj zonje per ate gjelberim qe ke aty te shton jeten
      Nuk ke çe do Anglin dhe Ameriken para atij vendi dhe ushqimi te mrekullueshem bio qe gatuan ti 🎉🎉 bravo sot e pash vidjon tende bravo ❤

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před měsícem

      @@fluturah9319 Shume faleminderit e dashur 🥰❤️♥️ shpresoj qe te na ndiqni edhe ne videot ne vazhdim 🤗🤗🤗

  • @mimozapanteqi5370
    @mimozapanteqi5370 Před 3 měsíci +1

    ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @lindajeta5627
    @lindajeta5627 Před 3 měsíci +1

    ❤❤🇦🇱

  • @giardinodifiori
    @giardinodifiori Před 3 měsíci +2

    Prej ne qfar vendi jeni

  • @sanzej9755
    @sanzej9755 Před měsícem +1

    Cfar vendi parajs

  • @user-wx4ob2qh5f
    @user-wx4ob2qh5f Před 3 měsíci +4

    Keni alamet shtepie dy kece pse nuk gatuan ne kuzhine pa ngele Ike e hajde shpie e bie gjerat

    • @oljanaaliu5712
      @oljanaaliu5712 Před 3 měsíci +1

      Ngaqe ajo po gatuan ne menyre tradicionale.Me sobe druri.Ajo eshte bukuria .Dhe soba e drurit I ben me te shijshme gatimet.Mbaj mend gjyshen.

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 3 měsíci +1

      Nje nga arsyet eshte ajo ka thene komentuesja me para qe gatimi me sobe druri i ben ushqimet me te shijshme dhe arsyeja tjeter eshte natyra, relaksi, eshte pamje me e bukur per shikuesit. Une kam menduar qe ne kanalin tim te hedh gjera qe kane lidhje me jetesen ne fshat. Nuk ka ne thelb gatimet dhe recetat. Sepse ka kanale me kuzhine super lluksoze dhe super receta ku i ke te shpjeguara ne detajin me te vogel. 😊😊

  • @vitoregj5117
    @vitoregj5117 Před měsícem +1

    Ku është ky fshati

  • @anifeuliu584
    @anifeuliu584 Před 2 měsíci +1

    Fantestike je nuk merzitem edhe qe te shikoj perdite per gatimet por edhe per cdo gje qe keni rreth errotull nje mrekulli.

    • @everythingaboutvillage
      @everythingaboutvillage  Před 2 měsíci

      Shume shume faleminderit e dashur 🥰🥰 me behet shume qejfi qe ju pelqejne videot ♥️♥️♥️❤️❤️😘😘

  • @etlevashehu7787
    @etlevashehu7787 Před 2 měsíci

    Sa e re: Un s'jetoj dot në fshat, nuk e di pse ?