Video není dostupné.
Omlouváme se.

Astrologu Jofiel Koço: Ky është viti për BINJAKËT e shumëvuajtur, por të bëjnë kujdes me ...

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 31. 12. 2023
  • #oranews #newyears #vitiri2024 #2024 #sonilamusai #klodikaraj #happy #shqiptaret #horoscope #horoscope2024
    Astrologu Jofiel Koço zgjodhi ta niste parashikimin e yjeve për të gjitha shenjat e Zodiakut, duke ndjekur një formë ndryshe nga ajo tradicionalja në spektaklin e ndërrimit të viteve në “Ora News”
    Pas Dashit, parashikimi i radhës ishte për personat në shenjën e Binjakëve.
    “Për sa i përket pjesë së dytë të vitit 2024, duke filluar që nga pranvera, nga qershori e tutje nuk do të kryesojë më shenja e Demit dhe e tokës, por do të jetë shenja e Binjakëve.
    Ky është viti tek Binjakët e shumëvuajtur, Binjakët që kanë pasur vazhdimisht një kauzë gjatë kësaj periudhe, që kanë pasur financa shumë të dobëta, që kanë qenë disi në ajër, pra pa konkretizuar ndonjë gjë konkrete.
    Binjakët është shenja kur në pjesën e dytë të vitit 2024 do të kryesojnë, bashkë me shenjën e Peshores dhe Ujorit përgjatë gjithë pjesës tjetër të vitit.
    Kështu që Binjakët është koha kur nëse ata kanë një dëshirë, një fejesë, një biznes, një vend pune, janë shumë të favorizuar. Por, kujdes për Binjakët!
    Sepse nëse një Binjak punon në shtet, ka hedhur një firmë diku në mënyrë të verbër, ka bërë një kontratë të dyshuar, ekspozohet karshi gjykatave dhe ligjit.
    Pra, Binjakët janë një shenjë që nëse kanë gënjyer diku, apo kanë bërë diku një kontratë të pakujdesshme është pikërisht ky vit, i cili i ekspozon ata në sistemin e drejtësisë.
    Pra Binjakët duhet të kenë shumë kujdes në këtë drejtim”, u shpreh astrologu Jofiel Koço.
    Për më shumë lexoni: www.oranews.tv...
    Website: www.oranews.tv
    CZcams bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv
    Follow Televizionin Ora News

Komentáře •