Marseja në flakë, kallashnikovë, vrasës e drogë...Plas narko-lufta në Mesdhe / Cartel, në Top News

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 12. 2023
  • Dua të shkoj në shtëpi dhe të fshihem. Jam shumë i trishtuar. Jam shumë i frikësuar. Edhe muya do të më vrasin...ka të shtëna në qytet, është e tmerrshme.
    Përse ke frikë?
    Duhet të kem, një koleg i imi u vra në qytet. Këtu vetëm vriten njerëz. Është një cmenduri. Ishim bashkë dje, po qeshnim. Unë shkova në shtëpi, fgjeta dhe kur u zgjova pashë që kolegu im ishte vrarë . jam i shokuar.
    Duhet të ketë qenë dicka mes bosëve, mes shitësve të mëdhenj...nuk ka të bëjë me të rinjtë këtu...
    Cfarë bosësh?
    Bosët e drogës sigurisht
    Pika e madhe e kthesës ishte e hëna e 21 majit të vitit 2018. Atë ditë u përgatit skena në rajonin Busserinë, që mbledh lagje të rrënuara me barraka në periferinë veriore të Marsejës...një qendër e trafikut të drogës; pa diskutim një nga zonat më të trazuara në të gjithë Francën.
    Ishte pasdite kur dy makina mbërritën me shpejtësi në një rrugë të rrethuar me shtëpi banimi në lagje. Grupe njerëzish të armatosur me kallashnikovë, dolën nga makinat: për disa minuta ata qëlluan në ajër, mbi kalimtarët, muret dhe dritaret e ndërtesave përreth: Kjo ëhstë luftë, thonin banorët me gjysmë zëri të tronditur nga ajo cfarë shihnin nga katet më të larta të ndërtesave. Këto imazhe, të ndara me qindra herë në rrjetet sociale, i treguan botës transformimin drastik të krimit në Marsejë.
    Një nga oficerët e policisë në vendngjarje, atë ditë, shpjegon se vetëm fati kishte bërë që incidenti të përfundonte pa viktima: “Normalisht këto banda mbërrijnë për të kryer misionin e tyre ndëshkues, godasin me saktësi një apo më shumë shënjestra dhe më pas largohen në pak sekonda. Por këtë radhë, ata qëndruan aty për një kohë të gjatë dhe ëhstë e qartë se qëllimi i tyre ishte të mbillnin terror.
    Pesë vite më vonë, këto fjalë tingëllojnë profetike: që nga fillimi i këtij viti, rreth 50 persona janë vrarë në betejat për supremaci në trafikun e drogës në marsejë, një rritje prej 66 për qindësh krahasuar me gjithë vitin e kaluar. Sipas shërbimeve të sigurisë, një kallashnikov tani mund të blihet në tregun e zi në marsejë për vetëm pak qindra euro.
    Përhapja e konsiderueshme e armëve të tilla është një faktor i rëndësishëm që shtyu shefen e policisë së marsejës, Frederik Kamiljeri, të fliste haptazi verën e shkuar për një ngjyrim meksikan të luftrave të drogës në qytetin mesdhetar.
    Sink Frédérique Camilleri , shefe e policisë së Marsejës
    Ka një valë dhune të egër nga trafikantët dhe paratë që qëndrojnë pas këtij trafiku janë fajtorë për dhunën. Vrasës me pagesë janë gati për të vrarë konkurentë apo për të frikësuar të afërm. Që nga fillimi i këtij viti, ka patur një rritje të vrasjeve të lidhura me trafikun e drogës, vecanërisht në marsejë. Rastet kanë treguar se ndonjëherë kemi persona në moshë shumë të re që rekrutohen në rrjetet sociale për tu bërë vrasës me pagesë dhe për të vrarë shënjestrat që u janë caktuar atyre.
    "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
    Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
    Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.
    Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.
    Cartel
    Çdo të dielë
    Ora 21:00
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Cartel #TopChannel #TopNews
  • Zábava

Komentáře • 6

  • @petritshaholli1550
    @petritshaholli1550 Před 6 měsíci +1

    Ktheni Enver Hoxha mbrapsh, brènda 1 viti do shikoni vetèm Lulishte nèpèr rrugè jo Viktima🔥