Çu mbush oda plot bandillë - Përmet

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • Këngë shumë e njohur e repertorit të iso-Polifonisë Toske e kënduar gjerësisht në zonat e Juglindjes së Shqipërisë.
    Këtë fragment të shkurtër e kam shkëputur nga reportazh i Marin Memës në fshatin Kosovë të Përmetit, ku aty nga fundi filmohdn 3 burra të moshuar të fshatit duke kënduar vëndçe këtë këngë. Meqë janë vetëm 3 vetë rrjedhimisht zëri i 3-të, ose iso-ja, luhet nga një person i vetëm; pra mungon back-up, por gjithsesesi ka dalë një inçizim shumë i bukur dhe i lumtë stafit. 👏
    Teksti:
    "Çu mbush oda plot bandillë,
    moj baçbandilleja.
    Epo na kërkojnë, edhe Mahmudinë,
    moj baçbandilleja.
    Epo Mahmudia, o na është sëmurë,
    moj bashbandilleja.
    Epo ra nga kali, edhe theu gjunë (gjurin),
    moj bashbandilleja.
    Epo doktor-bash do ti bënem unë,
    moj baçbandilleja.
    Apo ti shëroj, o këmbën e gjunë,
    moj baçbandilleja"
    Shënim:
    duhet të jetë "bashbandilleja" në fakt por dialekti i zonës e thotë me "ç". Bash- Bandille përdoret me kuptimin "më e mira vajzë" (bash = krye, nga osmanishtja)
    kurse "Bandillët" bëhet fjalë për ata krushq që janë të rinj në moshë, e që vinë për të marrë nuse Mahmudin.
    Fshati Kosovë mund të quhet edhe si pjesë e krahinës së Frashërit. Këtu kënga dhe traditat janë shumë të ngjashme me zonën e Kolonjës.
    Këta vendas janë Kolosë të këngës burimore folklorike, pa pasur ndonjë arsimim të veçantë në Muzikë ose Arte. Mjeshtëria e tyre trashëgohej, por edhe përvetësohej rreth mjedisit ku banonin. Është për të ardhur keq nëse brezi i gjyshërve tanë mund të jenë të fundit që trashëgojnë "shumëzëshin".
    Ka ende shpresë ama... ja psh. janë djemtë e Avni Lushkës në Pogradec që këndojnë po këtë këngë "Çu mbush oda plot bandill" • Enver dhe Berald Lushk... - ky regjistrim Live është perfekt në çdo aspekt!
    Një tjetër variant i kësaj kënge nga zonae e Kolonjës/Leskovikut • cu mbush hoda plot ban...
    Versioni me sazet e qytetit të Përmetit • Sazet e Permetit - Cu...

Komentáře • 3

  • @a.b.7586
    @a.b.7586 Před 2 lety +5

    Shumë bukur ja morët ju lumtë goja o vëllezër.🇦🇱

  • @TvReal
    @TvReal Před 7 měsíci +1

    Kenga eshte Leskoviqare e kenguar nga Permetaret czcams.com/video/IwVZ5YupFeM/video.html

  • @samaunggalaxy4830
    @samaunggalaxy4830 Před rokem

    Qa
    Z