Baba Tomorri dhe vjersha te tjera |Andon Z. Cajupi

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 29. 12. 2021
  • Vepra “Baba Tomorri” është një lirikë shoqërore. Në këtë vepër, me një ligjeratë poetike, fillon periudha e re në letërsinë tonë, atë të procedimit realist dhe kështu shkëputet nga romantizmi (Rilindja). Temën shoqërore Çajupi e zgjeron në veprën “Baba Musa Lakuriq”. Në veprat me tematikë shoqërore ai trajton kurbetin i cili ishte plaga më e rrezikshme për shqiptarët në shek. XX sepse krijonte një psikologji specifike te njerëzit që largoheshin, por edhe te ata që kishin ngelur në shtëpi në pritje të kurbetçinjëve.Andon zako cajupi hapej ne librat e tij.N. Ai duke e njohur mirë temën e kurbetit, i ndikuar madje edhe nga letërsia popullore shkroi poezinë “Kurbeti”. Përmes kësaj balade popullore, zbulon faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të këtij fenomeni. Sipas tij kurbeti është rrugë e njëkahshme, fati i kurbetçinjëve është tragjik. Tragjikja shprehet me atë se largohen nga familja dhe vendlindja duke krijuar trauma te vetja dhe te të tjerët. Flet për atë se sado që të fitojë materialisht dhe intelektualisht ai (kurbetçiu) prapë ka humbur se shkakton tragji morale, psikike dhe fizike në familje dhe kjo humbje nuk kompensohet me asgjë.

Komentáře •