Haxhiu pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Dikush po tenton të pengojë punën time

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 09. 2024
  • #KosovaPress #KosovaPressLive
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar sistemin e drejtësisë se po keqpërdorin kompetencat e tyre për ta penguar punën e saj dhe reformën në drejtësi. Pas intervistimit mbi dy orë nga Prokuroria Speciale, ajo tha se është pyetur për aludimet e saj se prokurorë dhe gjyqtarë në raste të caktuara kanë kërkuar takime jo formale si dhe deklaratën për rastin e Faton Hajrizit dhe arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.
    Haxhiu para gazetarëve tha se hetuesve policorë iu ka shpjeguar dy raste me emra konkret ku prokurorë dhe gjyqtarë kanë kërkuar takime, mirëpo tha se ajo dhe qeveria nuk funksionojnë në atë mënyrë.
    Sipas saj, intervistimi dyditorë nga Prokuroria Speciale ka mundur të jetë ndryshe, pasi mund të kishte një bashkëpunim institucional dhe jo të ketë përpjekje që të ftohet si dëshmitare në lidhje me deklaratën e saj si përket rastit Hajrizi dhe të arratisurve të tjerë.
    E para e ministrisë së Drejtësisë tha se pas ikjes së Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese në Smekronicë kanë pasur takime intensive me organet të tjera të sigurisë, mirëpo tha se ky rast mund të ndërlidhen me disa zhvillime të tjera në Serbi.
    Sipas saj, vendi ku Hajrizi ka vrarë policin serb është vetëm 9 kilometra nga ku pritet të ndërtohen minierat e litiumit, ku siç deklaron ajo kjo ka ndikuar që të ketë sa më pak zëra kundër marrëveshjes për minierën.
    Krahas kësaj, Haxhiu, duke folur për Hajrizin, i cili u vra nga policia serbe, tha se nuk mund të quhet hero një person që ka pasur vepra të rënda në Kosovë.
    Sa i përket kthimit të trupit të tij në Kosovë, ajo tha se kjo s’është kompetencë e dikasterit të saj, por shtoi se do të kërkohet riautopsia e trupit të tij.
    KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze.
    Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com
    kosovapress.com/
    Facebook: / kosovapress
    CZcams: / kosovapressofficial
    Twitter: / @kosovapressi
    Instagram: / kosovapressofficial

Komentáře • 20

  • @XSE1985
    @XSE1985 Před měsícem +4

    Hiq mos ta nin , veq drejt veq drejt. Drejtisin nuk ka mujt kerkush me mujt se ka Zot!!!

  • @bedrijetahiri3458
    @bedrijetahiri3458 Před měsícem

    Ministre është mirë më pak me folë dhe me shuuum kujdes e me punuar më shum!

  • @FatmirZymberi-qf8pr
    @FatmirZymberi-qf8pr Před měsícem +1

    Mos e ka mshef gazin lotsjelles ne mes kembeve se ja ka zanat

    • @bexhethuruglica2201
      @bexhethuruglica2201 Před měsícem

      E sotmja po i jep te drejt pse kane qit gas lotsjelles.Edhe specialen qe se votuan dhe e kundershtuan.
      Po tregon e sotmja .

    • @tokatilire3303
      @tokatilire3303 Před měsícem

      Gazin lotesjelles e kane gjuajt kunder atyre qe i votuan marrit e ketij vendi pra ty te pengojn njerz qe duan ligj e shtet sepse ashtu u mesuan ata qe u perballen me gaz duke shitur interesin e vendit por dikujt pasurija ja shperlau trurin dhe shiten interesin e vendit per pasuri qe sote po luftojn qe ky vend kurr mose te jete shtet ligjor por pron e Prontos e hajnave te mbas luftes

    • @FatmirZymberi-qf8pr
      @FatmirZymberi-qf8pr Před měsícem

      @@bexhethuruglica2201 ky eshte mendimi juaj shoku bexhet dhe une e respektoj mendimin tend.po une mendoj ndryshe rrespekt

  • @avniismaili3576
    @avniismaili3576 Před měsícem

    Ça din ti bre?