SI TË BËHEM KATOLIK - KATEKUMENATI

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • Flet: Don Shtjefën Dodes
    Rrugëtimi i katekumenatit është një fazë e veçantë në jetën e një personi që dëshiron të bëhet pjesë e Kishës Katolike dhe ta pranojë sakramentin e Pagëzimit.
    Katekumenët pranohen ashtu siç janë: me gjithë personalitetin e tyre, me pyetjet dhe kërkimet fetare, me gjithë situatën e tyre jetësore, me të gjitha prejardhjet kulturore. Këtu ndodh një inkulturim në miniaturë: një inkulturim i besimit fetar në jetën e katekumenëve, por edhe një përfshirje e kulturave të tyre jetësore në hapësirën e kishës.
    Kjo ecje, ky rrugëtim përfshin disa periudha të ndryshme dhe përgatitje shpirtërore. Në vazhdim po ju paraqesim këto periudha të zakonshme të rrugëtimit të katekumenatit:
    1. Periudha e ndihmës dhe shoshitjes (Periudha parakatekumenale): Ky është fillimi i rrugëtimit të katekumenit. Në këtë fazë, personi ndihmohet të njihet me Kishën dhe besimin katolik, por ende nuk është një katekumen i pajisur me statusin zyrtar. Kjo periudhë shpesh përfshin shoshitjen, domethënë shqyrtimin dhe pyetjet fillestare rreth besimit fetar.
    2. Periudha e Kandidatërisë (Periudha katekumenale - në liturgji quhet “riti i zgjedhjes” - rritja në fe brenda bashkësisë): Pas periudhës së ndihmës dhe shoshitjes, kandidati bëhet zyrtarisht një katekumen i regjistruar. Në këtë fazë, kandidatët marrin mësim dhe përgatitje të hollësishme për besimin katolik. Këtu ata i studiojnë mësimet dhe traditat e Kishës dhe përgatiten për sakramentin e Pagëzimit. Kjo periudhë mund të zgjasë një kohë të caktuar, zakonisht disa muaj ose edhe vite, në varësi të nivelit të dijes dhe përgatitjes së kandidatit.
    3. Periudha e pastrimit dhe ndriçimit (Periudha katekumenale e plotë): Kur katekumeni është i përgatitur mjaftueshëm dhe gati për të pranuar sakramentin e Pagëzimit, ata kalojnë në periudhën e pastrimit dhe ndriçimit. Kjo është një periudhë e veçantë e përgatitjes së afërt për ditën e Pagëzimit, dhe përfshin intensifikimin e studimit dhe përjetimin e besimit fetar. Katekumenët janë të ftuar të reflektojnë thellë mbi betimin që po e marrin dhe të përgatiten shpirtërisht për këtë ngjarje të madhe.
    4. Sakramenti i Pagëzimit: Ky është momenti kulmor i rrugëtimit të katekumenëve, ku ata e marrin sakramentin e Pagëzimit dhe bëhen pjesë e Kishës Katolike. Ky rituale përfshin larjen me ujë të pastër dhe bashkimin me Krishtin dhe Kishën, bashkësinë, nëpërmjet një lyerje të veçantë - bagmin e shenjtë.
    5. Periudha e Neofitit (Pas Pagëzimit): Pas pranimit të sakramentit të Pagëzimit, personi bëhet një neofit (i ri-i krishterë). Kjo periudhë është një kohë e rëndësishme për ta vazhduar rrugëtimin e tyre të besimit fetar, për të thelluar lidhjen me bashkësinë katolike dhe për të vazhduar mësimin dhe rritjen shpirtërore.

Komentáře • 34

  • @user-yc2br2ln2r
    @user-yc2br2ln2r Před 2 měsíci +4

    E lumtur qe jam kthyer në fenë e të parëve te mi ✝️⛪🙏

  • @j.C1405
    @j.C1405 Před 10 měsíci +7

    Zoti e bekoft kombin ton shqiptar ata qe e ndijn veten shqiptar .

    • @fatmirberisha6214
      @fatmirberisha6214 Před 10 měsíci +1

      Inderuar unë si Mislimon, thom qe ka ardh koha, ti Rikthehem Fes ton te Vjeter ✝️✝️✝️qe e kem ne GJAK !!! 🇦🇱❗️

  • @nikiname2084
    @nikiname2084 Před 10 měsíci +7

    Per gjithmon me besimin e vertet per Shqiptaret vetem I Krishter Mund te jesh I nderuar ne europ

    • @IlireDardane-qo5lx
      @IlireDardane-qo5lx Před 4 měsíci +2

      Bravo 👍🏼 Respekt per ju

    • @jetoooooooo
      @jetoooooooo Před 26 dny

      Po ne evrop po po te Zoti jojojo kurr hiq se fe e vertet asht veten islami fe me 1miliard perqin edhe per qita poe luftojn koplet bota e pa besimtarve mi shujt kit fe te Allahut xh sh .po skan me mujt kurr edhe pse poi shpenzojn miliarda e miliarda kot kot jan tuj shpenzue vetem ata qe sjan kan musliman poi marri kado pare ....

  • @NewYork-rg4dn
    @NewYork-rg4dn Před 6 měsíci +3

    Kryqi ne form krah hapur tregon dashuri ,respekt,paqe 🙏🙏🙏❤️👍🇦🇱🍻🖐️👌🍻

    • @dardania6451
      @dardania6451 Před 4 měsíci

      New York kryqi nuk i perket fes krishtere eshte edhe ka egzistua para se te vinte krishterimi prej ardhjen eka nga e gjipti lasht ne ato koh ikan turtuarua njerzit ne at kryq por e ben Tash fet krishtere simbol te vetin

  • @NewYork-rg4dn
    @NewYork-rg4dn Před 6 měsíci +6

    Katolikizmi asht nje fe me simbol. ( Kryin ). Dmth fe me vul.👍❤️🇦🇱🇦🇱🇦🇱

    • @dardania6451
      @dardania6451 Před 24 dny

      Rrot Kari ti nuk e sin se Cfare
      Simbolizon kryqi sikur ta dini nuk e perdor kurr Po ik shpurru

    • @dardania6451
      @dardania6451 Před 20 dny

      Karin naj hangsh ti koqe derri Po Cfare din ti per fe

  • @mervandishota5063
    @mervandishota5063 Před 11 měsíci +5

    Respekt per shqipet 🇦🇱🇪🇺

  • @aldisudlopaj6962
    @aldisudlopaj6962 Před rokem +3

    kurre sesht von ti kthehem zotit nuk eshte marre por e verteta e inditentit zoti ju mirpret dhe do te shperbleheni nga zoti..

  • @afro599
    @afro599 Před měsícem

    🙏🏻🕯️✝️

  • @tonidaqaj8154
    @tonidaqaj8154 Před 25 dny +2

    Shyqyr se jam musliman shiptar

  • @gretakacinari7227
    @gretakacinari7227 Před rokem +2

    🙏❤️🙏⚘️

  • @shqiptardeqani7723
    @shqiptardeqani7723 Před 10 měsíci +6

    Si të bëhem Ilir siq kemi qen??

    • @draftmaster2854
      @draftmaster2854 Před 9 měsíci

      Edhe ilir edhe shqipetar katolik,kisha e jon katolike naka rujt rrajet e tona shqipetare ilire arbnorr,naka rujt flamurin,kurr kisha katolike seka fyr flamurin e kombin e historin ton e pergjakshme,jakemi borq te parve tan mu kthy ne fen e te parve tan,turqit ikan bae me tortura e masakrime mw zullume vetem pse se kan qen birrt e bijat e gjergj kastriotit ,qe keshtu borq ju kemi te parve tan mu kthye si krisher e si popull evropian aty ku ekemi vendin

  • @Kuxhina-e_Gjyshes
    @Kuxhina-e_Gjyshes Před 27 dny

    Mos mer taret

  • @mobishopbisa8291
    @mobishopbisa8291 Před 8 měsíci +4

    Respekt gjith tbehen behen kotolik jemi evrop jo nazi me tlina

    • @dardania6451
      @dardania6451 Před 24 dny

      Edhe serbi eshte europ por Jan gjakpirsa ore kar deri

  • @user-fc5zl3jt1e
    @user-fc5zl3jt1e Před 15 dny

    Katolik Shiperia.

  • @klintonbekaj1300
    @klintonbekaj1300 Před 22 dny

    😂Po sjellka simekan shqiptar😂

  • @faredinpasha6817
    @faredinpasha6817 Před 2 dny

    Pse katolik une dua ortodoks....