Shihemi në gjyq - Përzë gruan dhe i merr nusen vëllait (20 Mars 2022)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 19. 03. 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Rubrika “Shihemi në Gjyq” nga programi “E diela shqiptare” në Tv Klan u njoh sot me dramën rrënqethëse të Briseidës, një nënë me dy fëmijë. Djali i saj 14-vjeçar ka dëshmuar tradhtinë e babait të tij me bashkëshorten e xhaxhait dhe është përpjekur të vrasë të atin me thikë gjatë natës. Nga ana tjetër, bashkëshorti i Briseidës e ka përzënë nga shtëpia së bashku me fëmijët, ndërsa me kunatën e tij vazhdon marrëdhënien e madje kanë bërë një fëmijë.
    Mamaja e Briseidës, Violeta e zbuloi tradhtinë e dhëndrit në një mënyrë të rastësishme për shkak të një telefonate. Një ditë, në telefonin e tij mburret një thirrje dhe ajo ishte përgjigjur, por dëgjoi zërin e personit të tretë që e thërriste me fjalë përkëdhelëse. Gjithsesi, ajo vendosi të heshtte duke e menduar këtë si zgjidhjen më të mirë. Ndërkohë, Briseida vazhdon të tregojë detaje të tjera të paimagjinueshme.
    Ardit Gjebrea: Po sot ata jetojnë bashkë?
    Briseida: Ata jetojnë bashkë, kanë një djalë.
    Eni Çobani: Ata jetojnë bashkë, zotëria ka një fëmijë me zonjën, nuk është ndarë ende nga zonja që kemi këtu.
    Briseida: Shtëpia është dykatëshe, kunati është në kat të parë, ish-bashkëshorti im është në kat të dytë.
    Ardit Gjebrea: Si the, kush është në kat të parë, kush është në kat të dytë?
    Briseida: Në kat të parë është kuanti me fëmijët që ka lënë kjo, një djalë invalid 17 vjeç dhe me dy vajza. Në kat të dytë është bashkëshorti im që ka bërë një djalë bashkë me kunatën, nusen e vëllait të vet. Dhe mamaja më thotë mua “shko atje”. Unë nuk mundem./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •