Rrofsh sa mosha e kësaj toke - Grupi i Bënçës

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 08. 2024
  • Koncert me këngë të zgjedhura nga Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 1983,
    me rastin e ditëlindjes të Enver Hoxhës.
    Pallati i sportit Partizani.(Tiranë 16/10/1983)
    marrës - Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj
    kthyes - Dervish Guma
    hedhës - Agron Selimi
    teksti i këngës...
    (song's lyrics)
    Dëgjo Argjiro shqiponja
    këngën që të sjell gjitonia.
    Ç`të ka lezet lëmi i këngës
    për birin e shtrenjtë të zemrës.
    Moj nëna Gjirokastrite
    gjiri yt me qumësht drite,
    dhe mbi gjith djepet që rite
    ç`ti jepje Shqipes e dite,
    lum si ne....
    Mbas çdo bore në furtunë
    balli i malit thatë më shumë,
    në çdo thinjë të mënçurisë
    beharët e Shqipërisë.
    Mes çdo dallge e rrebeshi
    sa udhëheqës aq ushtar,
    Historia siç të deshi
    komandat dhe komisar.
    o Maje malit me borë
    që s`qas hije në sinore.
    Emri yt gëzim lirie
    lule në çdo buzë fëmije.
    Shqipërisë fjala jote,
    kushtrim dhe flamur epoke.
    ju bë dritë si ëndërronte
    rrofsh sa mosha e kësaj toke.
    Shkon urimi goja gojës
    shëndet trimit Enver Hoxhës,
    se të vertetës së kohës
    i dhe krahët e Shqiponjës.
    Shqipëria nënë e gjirit
    të uron bir jetë të gjatë,
    dhe kur thotë dita njëmijë
    nënës prap i duket pak.
    Moj nëna Gjirokastrite
    gjiri yt me qumësht drite,
    dhe mbi gjith djepet që rite
    ç`ti jepje Shqipes e dite,
    rrofsh Enver...
    Nga Saranda në Tropojë
    shkon urimi goj më gojë,
    kush ndrit udhën siç do nëna
    sa vet kombit i rreh zemra....
    (teksti - Maliq Lila)

Komentáře • 1,6K