Pezullohet polici shantazhues. Ndërmjetësi kërkon të sqarojë pozicionin e tij - Fiks Fare

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Një natë më parë emisioni Fiks Fare solli rastin e një punonjësi policie i cili me shantazhin se do t'i publikonte fotot nudo i kishte marrë një zonje 3 milion lekë.
    Edhe pse ishin dhënë paratë polici vazhdonte dhe me miqtë e tij diskutonte për foto, video dhe shantazhin. Njërin prej tyre Fiksi e solli me zë dhe figurë, z.Qemal Demiri që për denoncuesen ishte profesor.
    Në këtë histori u përfshi akoma më shumë profesor Qemali, kur bashkë me policin shkruan një deklaratë në lokal në emër të denoncueses, ku hidhej poshtë gjithë situata, por që në të vërtet ishte një mashtrim i thurur nga polici në prani të profesorit ndërmjetës. Kjo deklaratë u shkruan pasi polici u kontaktua nga gazetarët e Fiksit.
    Qemal Demiri kërkoi të sqaronte rolin e tij në histori edhe pse ditën që në lokal shkruhej nga polici deklarata në emër të së shantazhuerës , nuk pranoi t'i takonte gazetarët. Por vetëm një ditë pas transmetimit ai u pohoi gazetarëve të Fiksit se deklarata u bë që shantazhueses t'i ktheheshin lekët dhe të mbyllej si histori. Deklaratë që sipas tij e mori e futi në xhep dhe më pas e ka hedhur, por pa e lexuar.
    Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #FiksFare#TopChannel

Komentáře • 33