Intervista - "Kombinati" - AIDA - Adriatic Identity through Development of Arts

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 8. 09. 2024
  • Në Mars të këtij viti, në kuadër të projektit AIDA - Adriatic Identity through Development of Arts mbi vendet e memories së popujve në brigjet e Adriatikut, Teatri Metropol - Qendra Kulturore Tirana hulumtoi mbi ndërtimin e jetës së komunitetit të Kombinatit Tekstil Tiranë. Një zonë e qytetit të Tiranes e cila gjatë viteve `50 nisi të gumëzhinte nga rinia e mbledhur prej gjithë Shqipërisë për të ndërtuar, punuar dhe jetuar në këtë zonë dikur të zbrazët e cila u shndërua në epiqendrën dhe gravitetin e jetëve të shumë njerëzve. Njerëz me origjina krahinore dhe zakone të ndryshme të cilët nën presionin e regjimit diktatorial krijuan jetët e tyre të reja në këtë ambient.
    Në kete eksplorim skenik të udhëhequr nga Ema Andrea, bazuar në kërkimin antropologjik të Olsi Lelaj si dhe histori të mbledhura nga grupi i aktoreve Ilire Vinca, Armela Demaj, Ilirda Bejleri, Roerd Toçe, Ketjona Pecnikaj, Sara Koçi, Erdet Miraka, Luisa Dinellari këtij laboratori iu bashkua edhe Robert Bisha që me krijimtarinë e tij muzikore të inspiruar prej jetës brenda mekanizimit të sistemit u rikrijuan grimca që plotësuan atmosferën e stilizuar skenike të këtij realiteti.

Komentáře •