E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (20 janar 2019)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 19. 01. 2019
  • www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
    Kronikë më e plotë: tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...
    Historia e parë në ka “Ka një mesazh për ty” në E diela Shqiptare, në Tv Klan do të na kthejë 40 vite pas. Imagjinoni një vajzë të vogël, e cila ka marrë një vendim të rrezikshëm të arratisej nga vendi i saj. I pranishëm në studion e “Ka një mesazh për ty” ishte Naimi, i cili banon në Prishtinë.
    Përpara 40 vitesh, motra e Naimit arratiset nga Kosova drejt Shqipërisë ku u shkollua dhe filloi punë në profesionin e saj. Ishte një amanet që e bëri të rikthehej sërish në vendlindje, por pa e harruar kurrë vendin dhe njerëzit që i hapën dyert. Por sot vëllai ka një mesazh për Ferdezen dhe një surprizë që ajo e ëndërron prej kohësh
    ‘“Është një histori sa e dhimbshme, por edhe për mburrje, sepse fundi i kësaj historie në fillim ishte tragjike, por përfundon me çdo gjë të bukur. Historia fillon në Shtatorin e vitit 1970, kanë kaluar më shumë se 40 vite kur motra ime një adoleshente arratiset me një grup shokësh nga Prishtina dhe kalon kufirin më të ruajtur të asaj kohe në Europë, hetimi prej forcave policore të Jugosllavisë mund të ndodhte dhe vrasja”.
    Ardit Gjebrea: Po pse u arratis motra?
    Naimi: Në vitin ‘68, por edhe më vonë Kosova realizoi shumë nga të drejtat e veta politike, dhe juridike, por për rininë kosovare kërkesat ishin në mospërputhje me realitetin. Kërkesat e rinisë rriteshin për të drejta më të mëdha. Shqipëria ofronte të gjitha ato që nuk i ofronte Kosova e atyre viteve.
    Ardit Gjebrea: Çfarë nuk ofronte Kosova?
    Naimi: Motra studionte në shkollën e mesme për mjekësi dhe shumicën e lëndëve i kryente në gjuhën serbe. Kjo ishte një pakënaqësi e shtuar për rininë kosovarë.
    Motra mundi të arratisej nga Gjakova një natë të errët Shtatori, fatmirësisht zona që ajo iku nuk hetohej nga forcat jugosllave, por shumë i gëzuar kur ra në dorë të forcave shqiptare dhe pëp disa ditë e mbajtën në pikën kufitarë në Bajram Curri.
    Ardit Gjebrea: Ku vendoset?
    Naimi: Motra kishte dy kërkesa, dëshirën e babait për tu bërë mësuese në Elbasan dhe ata të nënës që donte që ajo të ishte farmaciste. Mbretëroi e dyta, kërkesa e nënës dhe motrës i jepet e drejta e shkollimit në shkollën e mesme në Vlorë.
    Ardit Gjebrea: Dalim pak te familja, ju e dinit që motra do arratisej?
    Naimi: Nëse do na tregonte ne do ta pengonin, unë kam qenë shumë i vogël dhe nuk e kam përjetuar shumë. Kjo ka qenë një makth i vërtetë për prindërit. Për tre muaj ne nuk e kemi ditur ku është motra dhe ka qenë një shqetësim shumë i madh i prindërve. Më kujtohen sikur sot lutjet e nënës, “Do më mjaftonte vetëm ti gjenim eshtrat, vetëm për ti qarë”. Mendonim se nuk jetonte më, pasi ishin bërë të gjitha përpjekjet e organeve të policisë së Jugosllavisë që të gjendej dhe meqë nuk u gjend, të gjitha dyshimet na çonin që ishte e mbytur. Një ditë nga erdhi në telegram që na e solli postieri i fshatit. E lexoi babai dhe sa ishte një lehtësim, ishte dhe një shqetësim shtesë, pasi shumica e shqiptarëve e dinë që Kosova dhe Serbia kishin marrëdhënie të shkëputura...
  • Zábava

Komentáře •