Edicioni i Lajmeve Tv Klan 7 Maj 2024, ora

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 05. 2024
  • lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 7 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme
    Spiker: Reis Çiço
    Headline 7 Maj 2024
    Rama: Komision të posaçem për reformimin e qeverisjes. Të korruptuarit brenda PS janë tradhtarë te dyfishtë.
    Kryeministri Rama njofton nismën për ngritjen e një komisioni që synon reformimin e të gjitha hallkave të qeverisjes. Në një fjalë të mbajtur para ministrave dhe grupit parlamentar, Rama tha se të korruptuarit brenda PS-së janë tradhtarë të dyfishtë.
    Gjenden trupat e pajetë të nënës dhe 3 fëmijëve. Babai lihet në burg nga gjykata e Shkodrës.
    U nxorren sot nga uji trupat e pajetë të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar duke e çuar në 4 numrin e viktimave te gjetur. Po sot Gjykata e Shkodrës la në burg pa afat babain Erdgys Arrazin në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura.
    Vrasja Pjerin Xhuvanit, rindërtohet dinamika e ngjarjes. Ekspertet: konflikti nisi nga viktima.
    Ekspertët e caktuar nga gjykata kanë arritur në përfundimin se konflikti qe coi ne vrasjen e Pjerin Xhuvanit në vitit 2021 në Elbasan ka nisur nga ana e viktimës. Ata rindërtuan dinamikën e ngjarjes, por ende nuk është përcaktuar se kush qëlloi i pari.
    “National Geographic”: Vizitoni rivieren Shqiptare për plazhet, por edhe historinë dhe çmimet.
    Revista e njohur “National Geographic” në gjuhën spanjolle ka rekomanduar në një reportazh të gjatë të saj bregdetin shqiptar për lexuesit e saj. Ne te veçohet natyra e egër, historia por edhe çmimet e favorshme.
    Sot heshtje zgjedhore në Maqedoninë e veriut. Nesër përballje e dyfishtë për qeverinë e Presidentin.
    Në Maqedoninë e Veriut është sot heshtje zgjedhore pasi nesër do të votohet në zgjedhje të dyfishta për qeverinë e re dhe presidentin e ardhshëm. Ali Ahmeti thotë se po kërkohet eliminimi politik i BDI-së.
    Izraeli nis sulmin e plotë ndaj Rafahut. Injorohet armëpushimi
    Ushtria e Izraelite nisi sulmin e shumë-kritikuar tokësor ndaj Rafahut. Tanket izraelite morën kontrollin e pikave kufitare me Egjiptin duke injoruar edhe pranimin e armëpushimit nga Hamasi. Nuk mungojë viktimat në radhët e civilëve.
    /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Email: info@tvklan.al
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře • 2