STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al | EPISODI 8

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 22. 08. 2024
  • Një Show Online për Sipërmarrësit e rinj dhe për ata që aspirojnë të nisin rrugëtimin si #startup!
    Histori të pazbuluara më parë, fakte&detaje mbi iniciativat që fillojnë me një ide shpesh "të pa pleqëruar" mirë, por e nxitur nga energjia dhe entuziazmi i përjetuar në momentet kur diçka e re po lind...
    Dëgjoni rrëfimet e disa personazheve, të cilët po ia dalin ti kthejnë idetë në produkte apo shërbime që synojnë të përmirësojnë jetën tonë. As më pak as më shumë se një narrativë e një udhëtimi që sapo ka filluar por të cilit nuk i dihet fundi!
    Të thënat dhe të pathënat e startup-eve, vështirësitë e krijimit dhe zhvillimit të ideve të tyre, si inkubohen dhe akselerohen startup-et për të kthyer një ide në produkt.
    Gjatë episodeve do të zbuloni se si duan këto startup-e ta zhvillojnë në të ardhmen produktin e tyre. Në episodin e dytë do të gjeni dy startup-et “Spontan Creative Media” dhe "Akademi.al". Ky program mbështetet nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen dhe u realizua nga Businessmag.al dhe AlbaniaTech.
    Jemi të lumtur, që si platforma mediatike në mbështetje të Biznesit të ri dhe Inovacionit, Business Magazine Albania dhe AlbaniaTech sjellin këtë program dedikuar atyre që ëndërrojnë dhe premtojnë të jenë Njëbrirëshat e së ardhmes!
    Kliko Notify Me për të ndjekur Episodin 8!

Komentáře • 2

  • @AM-ct2ih
    @AM-ct2ih Před rokem +2

    Super loje per VR. Eksperienc shume unike, ishte pak e veshtir per te fituar por ja vlente goxha.

  • @ThisisArber
    @ThisisArber Před rokem +1

    Eksperience e bukur, aq me teper qe eshte krijuar nga kompani shqiptare