“Akuzat per 10 miliard euro”, Rama do te padis Haradinajn ne Gjykate per shpifje

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 09. 2024
  • Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të padisë për shpifje Kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, për deklaratën e bërë prej tij, kur tha se Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç do të merrnin 10 miliardë Euro për ndarjen e Kosovës.
    Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama tha se zyra e tij po përgatit padinë ndaj Ramush Haradinajt.
    Kryeministri Edi Rama: Për 10 miliardëshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes, dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë. Por, një gjë di të them. Këtyre lloj politikanëve bravo ju qoftë që gjejnë dhe bëjnë. Domethënë, që t’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën, dhe të marrësh akoma vota, ata që votojnë për këtë lloj politike qofshin dhe këtyre bravo ju qoftë.
    Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që Kryeministri i Shqipërisë do të hapë çështje gjyqësore me Kryeministrin e Kosovës.
    tvklan.al/rama...

Komentáře • 476