Stop - Korce/ konflikti mes policeve zbulon skandalin e emerimit problematik! (02 korrik 2019)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 7. 09. 2024
  • stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
    Kronikë më e plotë: tvklan.al/stop...
    Konflikti mes dy kolegëve në Komisariatin e Korçës, zbuloi skandalin e emërimit në detyrë të njërit prej tyre. Artur Ibo, punonjës në Policinë e Shtetit prej 20 vitesh, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se për shkak të konfliktit me shefin e tij para 3 vitesh, sot është përjashtuar nga radhët e uniformave blu.
    Sherri me shefin e tij Erion Mërkuri degradoi në përplasje fizike mes tyre. Erion Mërkuri bëri denoncim ndaj tij dhe gjykata e dënoi me 2 milionë Lekë gjobë Artur Ibon. Ky i fundit e ka apelur çështjen, po kështu edhe Erion Mërkuri, pasi kërkon që kolegu i tij të dënohet me burg. Sikur të mos mjaftonte kjo, ende pa u dhënë vendimi i Gjykatës së Apelit, Artur Ibo u përjashtua edhe nga policia pas 20 vitesh shërbim.
    Artur Ibo: “Vjen një ditë që hyn dikush në radhët e policisë, në gjykimin tim ishte jashtë kritereve për t’u marrë në radhët e policisë. Sepse e njihnim edhe si problem, edhe si person. Me informacionet që kam marrë unë, sepse kam punuar në sallë operative nga viti 2007-2013, kemi patur telefonata dhe nga familjarët e këtij zotërisë, sepse ishte i dhunshëm në familje dhe kërkonin ndihmën e patrullës tonë për ta qetësuar, për të pirë ilaçet. Probleme depresioni.
    Më vjen zor, sepse nuk doja të isha në këtë ditë, por jam i detyruar. Zanafilla ka filluar që para 3 vitesh, kur isha në togën e këtij zotërisë. Patëm një debat për problem pune, mendoj që dha një urdhër dhe ishte i padrejtë, e debatuam goxha. Dhe që atëherë mori inat. Unë e dija se kush ishte dhe ruajta distancën. U ndërrova nga toga e tij, kalova në një togë tjetër që mos kisha kontakte me atë person. Sepse unë e di që ai është i papërmbajtshëm në momente të caktuara. Keq më vjen, kam ngrënë bukë, por jam i detyruar. Në togën kur shpeshherë specialisti jonë mungonte, bënte dhe zotëria shërbim në togën tonë. Sa herë që mua më binte radha për në patrullë në makinë, thoshte jo, nxirre në këmbë, hiqe nga makina. Po unë nuk i hyra kësaj pune sepse kjo është çështje e brendshme. Në debat e sipër ai në një moment më goditi në dorë. U detyrova e shtyva, vura duart në fyt, në gjoks. Edhe ai më shtynte. Pas 4-5 orëve kishte vajtur kishte bërë kallëzim tek SHÇBA dhe i është drejtuar Prokurorisë për dëmtime nga fyti. U morën nga pyetje nga oficeri i SHÇBA Artur Prifti, më mori më tha do vete në Prokurori, prokurori më ka ngarkuar mua ta ndjek edhe si problem për hetimet për vepër penale “goditje për shkak të detyrës”.
    Para një jave më erdhi dhe komunikimi nga Drejtoria e Standardeve, përjashtohesh nga radhët e Policisë së Shtetit. Unë mendova që do pritej dhe vendimi gjyqësor i Shkallës së Apelit. Në momentin që pezullon hetimet sepse ja lë në dorë drejtësisë, lere të mbarojë punë drejtësia. U dënova me 2 milionë Lekë gjobë. Papritur e pa kuptuar ankohet përsëri e motra sepse qenkan procedurat e reja sepse jep mendimin e dënimit edhe i dëmtuari me avokat. Të dënohet me burg, kanë bërë ankimim dhe ata në Gjykatën e Apelit”...

Komentáře • 56

  • @tonikolombo2757
    @tonikolombo2757 Před 4 lety +2

    Hajde shtet hajde me probleme mendore ijapijn arm n dor x tvajtuar esht kjo pun😭😭😭😭😭😭😭🙏

  • @kastriotmarku1617
    @kastriotmarku1617 Před 5 lety +10

    Policia qe kemi...
    Jo policia qe duam...

  • @edisonnothorius6864
    @edisonnothorius6864 Před 5 lety +2

    Ky.duket qe kaprobleme mendore kushe e ka vene eshte gomare nje te semur mendore Bravo ky qe flete te bertet je 🌟🇦🇱💖💖👍🖐

    • @mariomilan6706
      @mariomilan6706 Před 5 lety +1

      Ka shoqeri burri botes, per fushat e ben terment, dhe si thua ti Mos te behet Drejtor ai? Sikur ca po kerkon

  • @tzinotop4198
    @tzinotop4198 Před 5 lety +3

    Bravo o stet jepi ekur loqeve

    • @tzinotop4198
      @tzinotop4198 Před 5 lety +1

      Dhe iqq nga puna njeresh qe te kan dhen 20vjet nga jeta

  • @samuelshullazi6774
    @samuelshullazi6774 Před 5 lety +2

    Si mund ti besohet kti polici nje arme ne dore kur esht me çrregullime mendore 🤔

  • @coolsmiti5318
    @coolsmiti5318 Před 5 lety +7

    Shqipni = Somali, Tanzani norma Afrikane

    • @leokorca3974
      @leokorca3974 Před 5 lety +1

      Ja vetingu i edviq kristaq ramataqit popuoll kimik qe nuk i mbushet me mend

    • @leokorca3974
      @leokorca3974 Před 5 lety

      O ketaì jan gati te qihen ne byth vetem mos te rrin pa vjedhur e kan nxjer nga puna dhe esht regjistruar me kemp per te marr lek qyl tani ka hyr ne pun dhe ka dal nga kampi hajde gjak pirsit e rames hajde

  • @matrixmatrix9325
    @matrixmatrix9325 Před 5 lety +13

    Po si munde ti besosh nje arme ne dore nje njeriut te tille me crregullime mendore

  • @esmeraldapasho6833
    @esmeraldapasho6833 Před 3 lety +1

    Ku vete me cigare ai ne orar pune dhe prenda ambjentve .U sa mbrapa jemi kudo qe vjen verdalle ne zyrat shteterore keto lloj njerez takon .. Me mik ne pune

  • @tolistota556
    @tolistota556 Před 5 lety +2

    Imagjoni sa Njerz kan Mar Na Qaf.kur Polici Del Me Probleme Mendore.. mjer ata njerz Qe Jetojn Atje

  • @alketgjini8096
    @alketgjini8096 Před 5 lety +2

    Po eshte militant i ps ai o zotni mo s fol e mos u anko

  • @nicolainicolai9180
    @nicolainicolai9180 Před 5 lety +2

    ne komisarjatin e lezhes ka shummm. ka prap ma budalla se ai kola dhe jeta tij😜😅😅

  • @elionardi9300
    @elionardi9300 Před 4 lety +1

    Une mendoj se Ky dhe kempin e Ka Marre me mik jo me vendin e punes ajde ajde policia qe do na mbroj

  • @nicolainicolai9180
    @nicolainicolai9180 Před 5 lety +2

    zoti na rujt nga polict e zmur mendor neper komisarjate. ky nuk eshte i vetmi gjdo komisarjat e ka budallin e vet👍🏻😜

  • @abrrakadabrra94
    @abrrakadabrra94 Před 5 lety +2

    Ju sjeni normal, popull i qelbur