Video není dostupné.
Omlouváme se.

Opinion - Emision per Ahmet Zogun 3 (27 maj 2004)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 12. 2018
  • Nje emision nga Blendi Fevziu
    Dosier- Mbreti Ahmet Zogu ishte një ndër njerëzit më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë së shekullit të 20-të.
    Në serinë e tretë të ciklit të emisioneve për mbretin Zog, në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, trajtohet një pjesë e aktivitetit të tij në mërgim që ka qenë krejtësisht të panjohur për shqiptarët.
    Në Maj të vitit 1944 mbreti Zog ishte vendosur përfundimisht në periferi të Londrës në një kështjellë të madhe që mbante emrin e lordit Pamur. Nga atje, mbreti Zog ndiqte me shumë ankth zhvillimet në Shqipëri të cilat u dukën se u kthyen në optimizëm për të vetëm në momentin kur Abaz Kupi organizoi një lëvizje rezistence dhe nuk hyri në luftë sepse priste një urdhër nga Zogu. Por kjo bëri që ndikimi i lëvizjes së tij të ishte i kufizuar. Kupi nuk kishte mundësi të frenonte komunistët dhe as të bashkëpunonte me ta.
    Dhe pikërisht në këtë moment Londra merr vendimin që të njohë dhe të atashohet përkrah lëvizjes komuniste të Enver Hoxhës dhe dërgon një mision në Shqipëri. Po në Maj të vitit 1944 Enver Hoxha vendos të organizojë kongresin e Përmetit me anë të cilit në një vendim ndalon kthimin e Ahmet Zogut në Shqipëri. Ky ishte hapi i parë i komunistëve. Sipas të drejtave ndërkombëtare të asaj kohe, mbreti Zog duhej të kthehej në Shqipëri pasi ishte larguar nga vendi me forcën e armëve. Ky ishte një moment shumë delikat për mretin Zog.
    Pas vendimit për mbretin Zog komunistët vendosin të marrin sulmin final kundër të gjithë kundërshtarëve të tyre. Ata sulmuan të gjitha forcat që nuk pranuan t'iu bashkohen komunistëve. Pak kohë më vonë komunistët organizojnë mbledhje në Berat dhe krijojnë qeverinë e përkohshme, drejtimi i së cilës i besohet gjeneral, kolonel Enver Hoxhës. Më 28 Nëntor të 1944 qeveria e përkohshme e gjeneral Enver Hoxhës hyn në Tiranë.
    Pas shpalljes së qeverisë së re duket se mbreti e kuptoi se për të nuk kishte asnjë shpresë politike, të gjithë aleatët kishin filluar të njohin qeverinë e re të Enver Hoxhës.
    I ndodhur në këto kushte mbreti Zog kuptoi se nuk ishte më i mirëpritur në Londër dhe mendon të unifikojë të gjithë faktorët politikë që për një kohë të gjatë kishin qenë kundërshtarë të tij. Ai ndërmerr një udhëtim në Italinë e jugut dhe në veriun e Greqisë, vende ku ndodheshin figura të rëndësishme politike shqiptare që ishin larguar nga komunizmi. Në Mars të vitit 1946 mbreti Zog vendoset në Aleksandri i shoqëruar nga një suitë prej 23 personash dhe me 100 qese me florinj të cilat i kishte ruajtur të paprekura. Ai u vendos në një vilë në breg të detit.
    Në vitin 1947 pas kotradiktave mes Titos dhe Stalinit, Shqipëria mbetet vendi më i izoluar i Europës Lindore. Një vend i kufizuar nga dy vende armike Greqia dhe Jugosllavia. Ndërkohë që përtej Adriatikut ishte Italia e cila hynte në vendet e rëndësishme të perëndimit dhe ku ishin të instaluara trupa amerikane.
    Mes vitit 1949-1950 Shërbimet Sekrete Britanike dhe CIA fillojnë të gjurmojnë të gjithë elementët nacionalistë dhe emigrantët e rëndësishëm politikë shqiptarë në mërgim për të krijuar një qeveri shqiptare në mërgim që do të ishte e gatshme të ndërhynte në rast trazirash në Shqipëri. Ata krijuan elementë të infiltruar për të krijuar turbullira në Shqipëri. Por për të arritur të gjithë këtë, atyre iu duhej një komponent i rëndësishëm siç ishte mbreti Zog. Më 1951 Zog udhëton drejt SHBA-së ku blen edhe një vilë që do të mbetej e vetmja pasuri e tij.
    Miqësinë që ai kishte me vendet e liderëve arabë ai e shfrytëzon në favor të Shqipërisë komuniste të asaj kohe. Forca të mëdha botërore nuk pranonin anëtarësimin e Shqipërisë në OKB dhe në këto momente mbreti Zog ndërhyn tek vendet arabe dhe ato votojnë pro anëtarësimit të Shqipërisë në OKB.
    Por duket se një lloj fataliteti vijon ta ndjekë familjen mbretërore në Egjept, një pjesë e mëdhe e nacionalistëve arabë që drejtonin ushtrinë e kohës kishin filluar të kishin pakënaqësi ndaj mbretit Faruk dhe e konisderonin vegël në duart e britanikëve. Dhe në vitin 1952 ata bëjnë një grusht shteti arrestojnë mbretin, i cili vetëm një ditë më vonë iku për në Francë. Regjimi i ri në Egjipt nuk e kishte shumë përzemër mbretin Zog dhe paralajmërimi i parë ishte mbyllja e ambasadës së mbretërisë shqiptare dhe ftesa ndaj qeverisë komuniste që të hapnin ambasadën e re.
    Më datë 9 Prill të vitit 1961 pas një gjendje kome që zgjat disa orë mbreti Zog ndërron jetë në një spital të Parisit. Varrimi i tij u bë më 16 Prill të 1961 në Paris.

Komentáře • 23