Gjergj Sulioti- Aria e Gomarit (Nga Premiera e Operetës "Karnavalet" në TKOB 1978)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • Operetë në tre akte sipas komedisë së Spiro Çomorës "Karnavalet e Korçës''
    Muzika: Avni Mula
    Libreti: Luigj Gurakuqi
    Regjia: Dhimitër Pecani
    Skenografia: Ksenofon Dilo
    Kostumet : Hysen Devolli
    Dirigjent: Fiqiri Kraja
    Koreograf: Gëzim Kaceli
    Mjeshtre kori: Rozmari Jorganxhi
    Premiera: 05 Skurt 1978 në TKOB
    Personazhet dhe interpretët:
    Nikollaq Samarxhi: Vangjo Kosta/ Janaq Mici
    Olimbia: Rozmari Jorganxhi/Xhovana Doku
    Afroviti: Tatjana Kora/ Shqipe Zani
    Nasta: Luiza Papa/ Zeliha Sina/Emine Gjata
    Loni: Gjergj Sulioti/Hysen Koçia
    Vehipi: Agim Quku/Lefter Besho
    Zoti Andon: Bedri Belba
    E shoqja: Jorgjia Misja/ Irena Gjerga
    Xhuvi: Ibrahim Tukiçi/Guri Kamenica
    Lilua, kapiten i xhandarmerisë: Gaqo Zdruli/Ndrek Shkiezi
    Hamalli 1: Qirjako Qiramixhi
    Hamalli 2: Stefi Panariti
    Maska e prefektit: Lefter Besho/Agim Quku
    Maska e kapiten Lilo: Ndrek Shkjezi/Gaqo Zdruli,
    * Rreth Operetës
    Avni Mula iu vu punës për kompozimin e operetës, pasi ishte bërë i njohur si krijues i një radhe të tëre veprash vokale (këngë, romanca, poema, kantata etj.) dhe pasi kishte provuar aftësitë e veta edhe në muzikën orkestrore dhe skenike. Kështu Karnavalet u shfaqën si një vepër që e përfaqësonin autorin në terësinë e mundësive të tij. Si subjekt për operetën Mula zgjodhi komedinë e mirënjohur të Spiro Çomorës Karnavalet e Korçës. Si rezultat i ndryshimeve që komedia pësoi për tiu përshtatur veçorive të operetës, u përforcua prania në skenë e njerëzve të popullit, iu vu edhe më shumë theksi virtyteve të larta morale të heronjve që përfaqësojnë masën e thjeshtë, në kundëervenie me të pasurit. Me Karnavalet Avni Mula krijoi një vepër të plotë në llojin e vet, muzika e së cilës i shkon për shtat subjektit e tekstit , e thjeshtë, pa qënë e rëndomtë, me nota freskie e sinqeriteti, ajo shpreh në rrjedhën e saj një larmi të tërë tonesh e motivesh humoristike, lirike e dramatike. Mbi çdo gjë zotëron melodia, e shkathët dhe e gjallë, ajo është mjeti kryesor me anën e të cilit autori sjell në skenë frymën optimiste që paralajmëeron realizimin e ardhshëm të ëndërrave të Lonit e të Nastës. Megjithesë tempin, ritmin dhe valëzimin e melodisë Avniu e mbështet kryesisht të kënga e romanca ai përcjell kudo në tërë llojet përberëse të operetës (balada, arie, trio, duete, korale, sekstete etj.) këtë farë frytdhënëse, e cila mishëron ngjarje e veprime, portretizon figura e karaktere. Këtu të nënvizojmë plasticitetin e numrave muzikore të zhvilluara (ariet e duetet) disa nga të cilët janë harmonizuar me një gjallëri e pasuri të tillë ngjyrash që rallë herë i takojmë në krijimtarinë e autorit. Përfundimi i finaleve të akteve me skena masive, me pjesëmarrjen e shumë personazheve i shërben rritjes se zhvillimit dramatik të ngjarjeve, që arrin kështu disa nga kulmet më të larta. Krahas këtyre, vlen të përmendet edhe vendi që zenë në operetë motivet e këngëve qytetare korçare dhe ato popullore, duke nënvizuar më tepër karakterin lokal të ngjarjeve dhe njëkohësisht duke i vënë theksin konfliktitit muzikor. Vlen të thuhet në këtë pikë se karnavalet është opereta që ka më shumë rivenie pothuajse se çdo vepër tjetër shqiptare që nga viti 1978 deri në viti 1988. Një nga arsyet që në vitin 1980 është xhiruar edhe në film. Së fundi, vlen të theksohet edhe fakti që kompozitori Avni Mula ,duke qënë edhe vetë këngëtar lirik dhe duke njohur mirë vokalin, i ka shkruar të gjitha rolet për artistët që i kanë interpretuar. Kështu që roli i Lonit në këtë rast është shkruar enkas për Hysen Koçinë dhe Gjergj Suliotin.
    **Rreth filmit
    Filmi Karnavalet është prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re në vitin 1980 pas suksesit dhe masivitetit që pati opereta në skenën e TKOB. Regjia është nga studenti i Avni Mulës Ismail Zhabjaku dhe Skenari nga Gjergj Zheji dhe Ismail Zhabjaku. Muzika është tërësisht e krijuesit Avni Mula pothuajse e njëjtë me shfaqjen operistike, me ndryshime të vogla që zakonisht gjenden në kohëzgjatjen dhe në ritmin e disa pjesëve. Gjithashtu muzika e shfaqjes operistike është shumë më e pasur me disa pjesë që në film për efekt të kohës janë eleminuar totalisht. Sa për zgjedhjen e artistëve që mishëruan rolet në film, fillimisht bënë kinoprovë për dy rolet qendrore të Olimbisë edhe të Lonit si Rozmari Jorganxhi ashtu edhe Gjergj Sulioti (Korçarë që të dy) të cilët kishin bërë edhe premierën në TKOB në vitin 1978, por për arsye të panjohura deri më sot janë zgjedhur Xhovana Doko edhe Lisenko Malaj me vokalin e Hysen Koçise, si dhe Tatjana Kora me vokalin e Shqipe Zanit. Pavarësisht zgjedhjes përfundimtare, filmi Karnavalet përbën deri sot një nga filmat shqiptarë më të diskutuar të të gjitha kohërave, falë muzikës së shkëlqyer të shkruar nga Avni Mula. Gjergj Sulioti vazhdoi të interpretojë me sukses rolin e Lonit në të gjitha shfaqjet e operetës që pasuan filmin deri në vitin 1988.
    ***Në vidjo janë marre fragmente nga filmi dhe janë përshtatur me muziken e premierës së vitit 1978 në TKOB ku rolin e Lonit e ka Gjergj Sulioti.

Komentáře •