Opinion - Dritero Agolli (04 janar 2007)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 8. 09. 2024
  • Jeta dhe krijimtaria, intervista e Dritëro Agollit për “Opinion” (2007)
    Opinion-Ka mbushur 75 vjeç pak javë më parë, por Dritëro Agolli nuk e ka aspak të vështirë të sjellë përpara kamerave gjithë jetën e tij. Një jetë që ka zen fill siç thotë vetë ai në një fshat buzë lumit në Devoll në vitet e mbretërisë dhe që ka kaluar plot katër regjime, një jetë që i ka sjellë gëzim dhe dhimbje, si çdo jetë njerëzore. Vepra e tij letrare i ka dhënë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, Dritëro Agolli rrëfeu jetën dhe krijimtarinë e tij. Siç tregon ai kontakti i parë me letërsinë ka qenë në lidhje me folklorin, më pas vjershat e Naimit, Çajupit, Fishtës e Mjedës.
    Krijimtaria e tij letrare është e pasur me gjini të ndryshme si poezi, poema, tregime, romane, si dhe drama e skenarë filmash, që e kanë bërë fitues të disa çmimeve. Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqiptare në vitet ‘60 si protagonist i padiskutueshëm i saj. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.
    Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtar i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare dhe u përkthye në disa vende të botës.
    “Unë përpiqen të jem i sinqertë në intervistat e mia, por në përgjithësi njeriu nuk mund të jetë 100% i sinqertë sepse ka logjikën që e pengon. Kafshët janë të sinqerta, njerëzit jo. Unë kam lindur në një fshat që ka emrin Menkulas, buzë lumit Devoll, në një kodër. Më kujtohet fshati im, ku ishte edhe një dyqan që shiste llamba vajguri, fletore të bukura, por edhe librat që mund të shkruheshin atëherë. Në katin e dytë të dyqanit ishte një kafene ku mblidheshin të rriturit dhe pinin kafe, e luanin bixhoz. Jeta e fshatit në atë kohë nuk ishte uniforme, por në përgjithësi fshati ynë nuk ishte aq i varfër. Kontakti i parë me letërsinë ka qenë në lidhje me folklorin, më pas vjershat e Naimit, Çajupit, Fishtës, Mjedës. Më vonë përkthimet nga letërsia botërore që fshatarët i lexonin dhe i kishin qejf. Fshati ynë kishte shumë emigrantë, babai im ka qenë për 11 vjet në Amerikë dhe Argjentinë, më pas u kthye dhe u martua. Ruante shumë kujtime nga emigracioni dhe tregonte se ka pas punuar në një kompani greke. Unë pas mbarimit të shkollës fillore mbeta 2 vjet pa shkollë për shkak të luftës italo-greke”, tregoi Agolli./tvklan.al
    I ftuar: Dritëro Agolli.

Komentáře • 4