Qengji është i denjë - Silvana Spahiu

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 09. 2024
  • S'mund të hesht para dashurisë së Perëndisë. Dashuria e tij është burimi i lirisë, shërimit, forcës dhe jetës time. Adhurimi dhe lavdërimi janë dashuria ime për Të. Kushdo që njeh dashurinë e Tij smund të jetë më i/e njëjtë.
    A e njeh Dashurinë e Tij?
    Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (Romakët 5:8)
    Sipas këtij shkrimi:
    - Perëndia e tregon ( nuk e kursen dhe as se fsheh) dashurinë që ka për ty.
    - Vdekja e Krishit në kryq është VEPRA e dashurisë që ka për ty.
    - Perëndia e tregoi dashurinë e Tij atëhere kur nuk e merituam sepse ishim
    në mëkat (armiqësi me Të)
    - Perëndia po ta shpreh TANI ( nuk e kursen dhe as se fsheh) dashurinë e tij
    ndaj teje.
    Sepse Perëndia e deshi aq botën [ TY ], sa dha Birin e tij [Jezusin] të vetëmlindurin, që, KUSHDO QË BESON në të [Jezusin], të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
    ( Gjoni 3:16)
    Nëse ti beson në Jezus Krishtin do të pranosh dashurinë e Perëndisë. Do falesh nga mëkatet dhe pajtohesh me Të. Nga ai moment do të nisësh një jetë krejt të re në miqësi me Perëndinë. Ti do njohësh se Perëndia është DASHURI.
    Përse i këndoj Perëndisë !?
    Ne e duam atë [ Perëndinë], sepse ai na deshi i pari. ( 1 Gjonit 1:19)
    Perëndia meriton gjithë nderin dhe lavdinë për jetë! Adhurimi dhe lavdërimi është dashuria jonë për Të. Ai është i denjë!
    Në mbyllje dua tju inkurajoj me flalët e ketij psalmi:
    Psalm 57: 5, 8-11
    5 U lartofsh mbi qiejt, o Perëndi;
    shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.
    8 Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste;
    unë do të rizgjoj agimin.
    9 Do të të kremtoj midis popujve, o Zot,
    do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,
    10 sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote,
    dhe e vërteta jote arrin deri në retë.
    11 U lartofsh mbi qiejt, o Perëndi;
    lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.
    Lutemi për ju dhe kombin tonë!
    Silvana Spahiu
    Kisha "Fjala e Gjallë".Tiranë & Thumanë
    Website: fjalaegjalle.com
    Facebook: / fjalaegjalle
    PS. “Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh ti dhe familja jote” (Veprat 16:31).

Komentáře • 6

  • @XhuliRoshi
    @XhuliRoshi Před 4 měsíci

    Këngë e shkëlqyer,
    Perëndi gjithmon do të besoj në ty, jam e fort ✝️ në Zotin tim do të besoj në ty✝️💟🙏💜♥️

  • @XhuliRoshi
    @XhuliRoshi Před 11 měsíci

    I lartësuar je
    Biri i Perëndisë,
    Qengji është i denjë,!!!Amen!!!✝️🛐💟🙏🙌✋❤

  • @SteveTheMiner1234
    @SteveTheMiner1234 Před 4 lety +2

    Haleluja Jezus ...te falenderoj per gjakun qe derdhe ne kryq per mekatin tim🙏🏻🙏🏻🙏🏻Zoti te bekofte moter dhe kenga jone per Perendine te ngrihet lart permbi kte toke💪🏻💪🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻

  • @mariamolla8495
    @mariamolla8495 Před 4 lety +2

    Amen amen Qengji eshte i denje per lavderim e adhurim, Zoti te bekofte moter.

  • @ildamato5501
    @ildamato5501 Před 3 lety +1

    Haleluja Jezus je mbret mbi mbret🙏🙏🙏

  • @anisag2086
    @anisag2086 Před 4 lety +1

    Zoti te bekofte moter per te gjitha keto kenge te mbrekullueshme ❤️🙏