Tv Klan - Edhe mediat greke, jehonë turizmit shqiptar

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • Source: www.ertnews.gr...
    Riviera shqiptare po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Evropës.
    Vlerësimin e bën televizioni kombëtar grek, ERT, që nënvizon se me bukuritë natyrore, çmimet konkurruese dhe investimet në rritje, kjo zonë premton eksperienca unike për vizitorët si dhe mundësi të konsiderueshme për sipërmarrësit e turizmit.
    Për ERT, riviera shqiptare po shfaqet si motori i zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Kjo zonë duket se po tërheq edhe shumë grekë.
    “Himara është shumë e bukur, edhe pse ende relativisht e panjohur. Ka plazhe të organizuara por edhe limane të izoluar me çmimet e dhomave me qira duke filluar nga 40 deri në 150 euro në ditë. Grekët nuk janë vizitorët e rregullt të zonës por si zakonisht kemi vizitorë nga Skandinavia, Gjermania, Franca, Spanja dhe sigurisht nga Italia”, thotë sipërmarrësja Vatika Katselanou.
    “Kishim dëgjuar për Himarën por nuk e prisnim që të kishte këtu përreth plazhe kaq mahnitëse. Ja vlen ta vizitosh këtë vend”.
    “Erdhëm me makinë këtu nga Parga. Procedurat në kufi ishin të shpejta dhe nuk na zgjati më shumë se 4 orë udhëtim”.
    “Na ftuan për pushime miqtë tanë shqiptarë. Kemi zbuluar me varkë gjiret e mrekullueshme dhe po ashtu kemi realizuar lojra ujore”.
    “Jetoj në Athinë. Gjatë sezonit veror vij këtu për të administruar biznesin tim. Vë re një fluks në rritje të frekuentimit nga turistët e huaj”, shprehet një biznesmen.
    ERT veçon edhe rritjen e fluturimeve nga Aeroporti i Tiranës, ndërsa thekson se një aeroport i ri që po ndërtohet në Vlorë do t’i japë një tjetër hov zonës.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Email: info@tvklan.al
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 25

  • @Zzz09bb
    @Zzz09bb Před 21 dnem +4

    DUHET TURIZEM VJETOR JO VETEM VEROR POR ME CILESI JO VETEM PROPAGAND

  • @user-nb4ff7ky4p
    @user-nb4ff7ky4p Před 17 dny +1

    ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @Wantedfig1
    @Wantedfig1 Před 21 dnem +4

    Tallin karin grekët 😂

  • @DUKA3
    @DUKA3 Před 22 dny +2

    Qo vidjo ne tv greke esht ber para dy muaj klani turpu i tv shqiptare

  • @djonisshuaipi7473
    @djonisshuaipi7473 Před 22 dny +1

    Jehon qe ka len nam xp

  • @toriballaj7015
    @toriballaj7015 Před 22 dny +2

    Me keto lajme dhe informacionet qe jepni ju njerzit si brenda dhe jashte vendit nuk shkojne as ne hale pty TV i pjerdhur TV i Erion Veliajt.

  • @kristianbacaj3585
    @kristianbacaj3585 Před 20 dny

    Qar je hone e quajn te veten se sjan ti ba rreklam me pelqen se i kuptoni 😂

  • @D.H.Alb.24
    @D.H.Alb.24 Před 22 dny

    Me mire pushimet ne Shqiperi sesa ne Greqi

  • @useruronimos4090
    @useruronimos4090 Před 22 dny

    JASU HIMARA MU ATHANATI ME TIS OMORFIES SU

  • @fierifieri945
    @fierifieri945 Před 22 dny +4

    kujt i plasi raku per grreket 🤣🤣🤣