Fshati i braktisur dy herë, në Bërshi të Klosit asnjë investim, banorët janë larguar

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 04. 2022
  • #oranews #bershi #klos
    Mungesa e investimeve ka detyruar banorët që ta braktisin fshatin Bërshi në Klos. Ata që kanë mbetur ankohen për rrugën e dëmtuar dhe mungesën e një sistemi vaditës.
    Fshati Bërshi në Klos është braktisur dy herë.
    Nga pushteti lokal që prej vitesh nuk ka kryer asnjë investim dhe banorët të cilët shërbimet e munguara i kanë gjetur tjetërkund.
    Këta fëmijë në mos të vetmit janë të paktit që i japin gjallëri fshatit.
    Në shtëpitë që ende nuk janë rrënuar jetojnë vetëm të moshuar.
    "Na kanë ikur fëmijët."
    "Kemi mbetur ca pleq, kalamajtë në Greqi."
    Rruga e dëmtuar dhe mungesa e sistemit vaditës ua vështirësojnë jetesën banorëve të mbetur.
    "Uji vaditës që kur është prishur sistemi nuk ka."
    "Rruga copë-copë, duhen 15 mijë lekë për vajtje-ardhje në Klos."
    Ua kanë premtuar gjatë fushatave elektorale por pasi u kanë marrë votën pushtetarët nuk ua kanë hedhur më sytë.
    "Na premtojnë në fushatë, na mbajnë me rrena."
    "Xhepat e vet i kanë mbushur plot."
    Rritjen e çmimeve e kanë vështirë ta përballojnë me pensionet minimale që marrin.
    "Me pensionin tim marr një kuintal miell."
    Investimet dhe shërbimet e munguara rrezikojnë që fshati Bërshi të braktiset edhe nga ata pak banorë të mbetur.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/vendi/fshati-i...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    CZcams bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv
  • Zábava

Komentáře • 5

  • @youngboy927
    @youngboy927 Před 2 lety +1

    Mendoj se shqiptaret nuk duhet ta braktisin fshatin,qytetin,vendin e tyre se ashtu politika do te detyrohet te beje investime.Kur njerezit largohen pushteti lokal nuk ben asgje per investime.Duhet te rrine ne vendin e tyre dhe ti kerkojne pushtetit investime,ta vene me shpatulla pas murit.Nuk duhet braktisur vendi dhe te lene politikanet te hane qyl pa punuar.

  • @attigashi5006
    @attigashi5006 Před 2 lety +1

    se keni dasht Enver Hoxhen

  • @clsamggtr8113
    @clsamggtr8113 Před 2 lety

    Vendlindja do na mallkoje qe e kemi lene vetem

  • @festimkertusha3939
    @festimkertusha3939 Před 2 lety

    Punoni se doni me henger