Jeta si gruaja e El Chapo-s, historia e Emma Coronel Aispuro / Cartel, në Top News

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 8. 06. 2024
  • Një ish mbretëreshë bukurie në meksikë, që u bë bashkëshortja e një bosi droge. Në thelb, kjo është historia e Emma Coronel Aispuro.
    Arrestimi i saj, më 22 shkurt 2021, sikur ishte paralajmëruar shtatë vite më herët, në ditën kur marinsat meksikanë shoqëruan bashkëshortin e saj në pranga, pasi e arrestuan në një apartament në Mazatlán, ku po qëndronte bashkë me vajzat e tij binjake. Brenda pak ditësh nga arrestimi i saj, në media do të qarkullonin thashethemet se 31-vjeçarja po bashkëpunonte me agjentë federalë.
    E ndërsa qëndronte në qelinë e saj, ajo shqetësohej për familjen dhe për atë që e ardhmja mund t’i sillte. Ajo e kishte ditur se kjo ditë do të vinte. Edhe ajo duhet të paguante për krimet e të shoqit.
    Në Casanova Cantina në Culiacán, një qytet në Meksikën veriperëndimore ku Emma ishte zhvendosur pasi u martua me një nga bosët më famëkeq të drogës në botë në ditëlindjen e saj të 18-të, procesi ndaj saj ishte një temë e nxehtë. Ema ishte një personazh i famshëm këtu. El Chapo e kishte zgjedhur atë nga një konkurs bukurie rreth 14 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, duke e bërë edhe gruan e tij. Si udhëheqës i një prej karteleve më të fitimprurës të drogës në botë, ai mund ta bënte këtë.
    "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
    Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
    Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.
    Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.
    Cartel
    Çdo të dielë
    Ora 21:00
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Cartel #TopChannel #TopNews
  • Zábava

Komentáře • 11

  • @cha-cha-chanrocknroll2164

    Skeni ndonje gje edukative o bushtrat e topit

    • @user-ol7rc9nn5l
      @user-ol7rc9nn5l Před 12 dny

      Vec se si te pjellin kriminela te rinj ke nuk e ka vec topi por edhe shu stacione te tjera

  • @M33850
    @M33850 Před 7 dny +2

    Viva mehico🇲🇽🇲🇽🇲🇽🇲🇽🇲🇽💀

  • @lindonberisha8692
    @lindonberisha8692 Před 18 dny +3

    A mund ta beni Historin e lord Miguel Angel Felix Gallardo

    • @Nicosshalagalanis
      @Nicosshalagalanis Před 18 dny +1

      Shume person intresante edhe i mençur ishte Gallardo por vrasja dhe tortura ndaje Enrique Kamarenas ( ish agjent nga DEA ) e dergoje ne ferre..

    • @lindonberisha8692
      @lindonberisha8692 Před 17 dny

      @@Nicosshalagalanis e vertet aty beri gabim Te madh

  • @shqiposhqiptari8375
    @shqiposhqiptari8375 Před 12 dny +2

    Po kerkoni te beni pikant kartelin e shefit tuaj te gjatit?