Protesta te Bashkia, Andoni: Vlera e saj është tek vazhdimësia përballë pushteteve pa përgjegjësi

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 13. 05. 2024
  • #oranews #drejt #luanrama #lulzimbasha #politike #edirama #saliberisha #pd #benandoni #anilazyberaj #proteste #bashkia #drejtoret5d #spak
    Për analistin Ben Andoni më shumë se numrat e ditëve, protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës vlerën më të madhe të saj e ka tek vazhdimësia në kohë. I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Andoni u shpreh se është zhgënjyese mungesa e përgjegjësisë morale dhe as politike e institucioneve shtetërore ndaj këtyre skandaleve.
    “Duket që është shumë e vështirë për publikun shqiptar që tashmë të mobilizohet për protesta. E para, sepse mungon të paktën reagimi zyrtar i institucioneve vendore për të marrë përgjegjësi dhe për t’u futur në një lloj dialogu e për të bërë një mea coulpa. Nga ana tjetër ashtu siç e keni parë mungon një reagim edhe nga vetë kryeministri Rama, por ai mundohet që këto skandale t’i minimizojë sa më shumë.
    Në këtë rast publiku duke pasur përballë institucione dhe pushtet si qendror apo lokal që nuk kanë asnjë përgjegjësi as morale dhe as politike, por as llogaridhënie para tyre, atëherë kjo që shihet është se publiku ka humbur durimin dhe tashmë e shprehin me pjesën e indiferencës përpara protestave të tilla. Edhe sot ne pamë që kishte shumë pak persona që këmbëngulnin që të hynin realisht në konfrontim me policinë.
    Por siç e thashë dhe më lart, vlera e protestës qëndron tek konsistenca e saj. Sa më shumë protestohet tregon që opozita e ka një zë të sajin dhe duhet të rezistojë. Ajo që duhet thënë është se SPAK është gjendur në jë lloj apatie, duke mos reaguar shpejt lidhur me çështje të tilla”, theksoi Ben Andoni.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/politike/prote...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    CZcams bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv
  • Zábava

Komentáře • 1