Kurbani i fundit i Enver Hoxhes, si ja pastroi rrugen drejt pushtetit Ramiz Alisë | ABC Story

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 06. 2020
  • Pas eliminimit të Mehmet Shehut, edhe pse me një këmbë në varr, edhe pse me pamjen e një zombie, Enver Hoxha do i harxhonte pothuaj të gjitha energjitë e mbetura në një betejë të fundit.
    Ai e dinte se Mehmet Shehu kishte ende në poste të rëndësishme disa miq e mbështetës të tij. Kadri Hazbiu vijonte të ishte ministër i Mbrojtjes, ndërsa Feçorr Shehu, njohur si kushëri dhe njeri shumë i afërt i Mehmetit, ishte ministër i Brendshëm.
    Dinte gjithashtu se Ramiz Alia, i përzgjedhur prej tij si pasardhës, nuk e kishte as hapin, as guximin për ti pastruar vetes rrugën njëherë e mirë.
    Sa duket mendja i thoshte se i takonte atij që ta mbaronte këtë punë të fundit me qëllim që pasardhësit ti dorëzonte një pushtet të garantuar…
    Në gati katër dekada në krye të pushtetit, ai tashmë kishte përvojën e një eksperti të spastrimeve në Parti apo qeveri - një zotësi ku askush nuk e konkurronte.
    Por eksperienca nuk e lejon të nxitohet. Së pari duhej përgatitur terreni.
    Eksperienca i thoshte se fillimisht duhet tu mbushte mendjen shqiptarëve se Mehmet Shehu ishte një armik, një tradhtar, një poliagjent…
    Më tej duhet të qetësonte dhe opinionin e huaj. Një ditë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, “Radio Beorgadi” kishte dhënë një lajm që fliste për krisma në mbledhjen e Byrosë Politike. Spikeri thoshte se, Mehmet Shehun, e kishin vrarë, ndërsa Kadri Hazbiun, e kishin plagosur.
    Duhej një përgjigje. Dhe Enveri e sajon. Më 26 dhjetor 1981, vetëm një javë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ai merr me vete, në një takim të sforcuar me artistët në galerinë e Arteve, edhe Ramiz Alinë edhe Kadri Hazbiun.
    Mesazhi ishte i qartë: Në Shqipëri gjithçka shkon mirë e bukur. Mehmet Shehu është vetëvrarë, por krisma të tjera nuk ka pasur. Kadri Hazbiu, tashmë në krahun e djathtë të Enver Hoxhës, nuk është i plagosur.
    Dhe nuk mbaron me kaq.
    Fasada ruhet. Duket Enver Hoxha ende nuk ishte gati për sulm, nuk ishte gati të bënte publikë armiqtë e tij të radhës.
    Këtë vërteton edhe një takim i datës 2 janar 1982, kur në një konsulte me Ramiz Alinë dhe pas edhe me Kadri Hazbiun, ai nuk lë askënd të dyshojë se çfarë bluan në mendje.
    Thotë se përgjegjësi për situatën e krijuar nga veprimtaria armiqësore e Mehmet Shehut kanë shokët e kryesisë, Adili, Pali, Manushi, Qirjako si dhe ministrat, veçanërisht Petro Dode.
    Por nuk nxjerr asnjë fjalë pakënaqësie për Kadri Hazbiun apo Feçorr Shehun, edhe pse që të dy kishin praktikisht në postet më të rëndësishme qeveritare, edhe pse të dy kishin qenë mbështetësit më të fortë të Mehmet Shehut.
    Duke i shkuar djallëzisë deri në fund, më tej, në të njëjtin takim, Enver Hoxha argumenton se si kandidatura më e mirë për postin e Kryeministrit ishte pikërisht Kadri Hazbiu.
    “Mendoj se kandidatura më e përshtatshme është ajo e shokut Kadri Hazbiu. Shoku Kadri nuk është i huaj për problemet shtetërore, politike, ekonomike, kulturale e të mbrojtjes. Ai është një kuadër i vjetër në Parti dhe shok i luftës. Populli dhe Partia e dinë që ai nuk ka asnjë lidhje me frymën dhe metodën e Mehmet Shehut. Kadriu është energjik, është kundër arrogancës dhe prepotencës, i respekton dhe i dëgjon shokët, u përmbahet normave të Partisë, parimit të kolegjialitetit.
    Caktimi i Kadriut si kryeministër do të pritet mirë si brenda dhe jashtë”.
    Në fund të dokumentit shkruhet se Ramiz Alia bie dakord me këto mendime të shokut Enver, ndërsa Kadriu, edhe pse në parim bie dakord, thekson se duke qenë se gjendja në ushtri akoma nuk është shumë e mirë, ndoshta do të ishte më mirë ti kushtohej Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa si kryeministër të caktohej një tjetër.
    Por, propozimi i Enver Hoxhës që Kadri Hazbiu të bëhej Kryeministër i vendit ishte vetëm pjesë e një loje të madhe të sapofilluar.
    Dikush duhej joshur, dikush duhej vënë në gjumë.
    Vetëm katër ditë më pas, më 6 janar 1982, gjithçka do të shpërthente me arrestimin e bujshëm të Fiqeret Shehut, bashkëshortes së Mehmet Shehut.
    Dy ditë më pas, më 8 janar, do të arrestohej ministri i Jashtëm, Nesti Nase, më 24 mars ministri i Brendshëm Fecorr Shehu dhe më 10 gusht ministri i shëndetësisë, Mihallaq Ziçishti.
    Por si rrodhën ngjarjet deri në arrestimin e Kadri Hazbiut?
    Pse u desh që akuzat të montoheshin shpejt e në mënyrë fare të trashë dhe pse shkuan në plumb edhe ata që hodhën poshtë të gjitha akuzat, si Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu apo Llambi Peçini dhe pse nuk u kursye ish-ministri Llambi Ziçishti, që bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit?
    Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm dokumentesh të kohës, emisioni Abc/Story, rindërton masakrën e fundit të Enver Hoxhës; si bëri kurban kolegët e vjetër e shokët e luftës për ti pastruar rrugën drejt pushtetit Ramiz Alisë.
  • Zábava

Komentáře • 316

  • @albanoameti
    @albanoameti Před 3 lety +20

    Historia vazhdon ende

    • @BujareTosku
      @BujareTosku Před 5 dny

      Ctorture hengret o qyqer me pinca jua kan hequr dhembet tmerr tregojne njerez okular aty brenda. Por me e keqja femijet e mjere te mehmetitt e te kadriut shume keq.dhimje kewardhjeee.

  • @dritanshollaj4166
    @dritanshollaj4166 Před 4 lety +36

    Enveri i pastroi rrugen drejt pushtetit ramizit pastaj me vone ramizi i pastroi rrugen drejt pushtetit saliut

    • @Bobi_London
      @Bobi_London Před 4 lety +2

      Pds ps lsi krejt kelusha komunizmi jane me emra te ndryshem te gjithe per nje synim , aragat te djallit

    • @linimini73
      @linimini73 Před 4 lety +6

      Bravo e drejt kjo

    • @albanianperson1006
      @albanianperson1006 Před 4 lety +6

      Edhe enveri e dha driten jeshile per saliun para se te vdiste, i dime gjerat te gjithe. Se enveri doktorr te besuar e kishte saliun. E ke vene re kur qesh salikurva po t'i permendesh enverin?

  • @lumberisha4307
    @lumberisha4307 Před 3 lety +10

    Te njejtit jon edhe sod

  • @albi0079
    @albi0079 Před 3 lety +14

    E njejta gje po vazhdon akoma,,,

  • @bardhokbrushtulli6698
    @bardhokbrushtulli6698 Před 4 lety +19

    Ketu. Shihet. Funi i. Njeriut

  • @pjeterzefiprofessore5567
    @pjeterzefiprofessore5567 Před 3 lety +24

    Si kur politika shqiptare të përqëndrohej e të përqëndrohet në zhvillimin e Shqipërisë dhe mirqënjen e popullit, Shqipëria do ishte më mirë se Svicra!

    • @floriankaranxha9659
      @floriankaranxha9659 Před 2 lety

      Kkkkkk

    • @vitomala2763
      @vitomala2763 Před rokem +1

      Shqiperia vuajti nga ky kriminele enveri...

    • @qemalmyrtaj166
      @qemalmyrtaj166 Před rokem +1

      Eh por me këlyshët e komunistëve që hiqen si demokrat të drejt nuk është e mundur

    • @michaltsarosi4173
      @michaltsarosi4173 Před 2 měsíci

      ❤❤ ​@@floriankaranxha9659

    • @artstechnology7809
      @artstechnology7809 Před 2 dny

      Po ne jemi si popull. Na bejne qejfin me rrena patriotike e statuja me heronj se jemi kombi me i mire etj jemi populli me kot. Me mire na kane trajtuar te huajt. Me mire kemi jetuar ne kohen e pushtuesve. Na futi serbi me ane te miladin popovicit llumin e shqiperise ne pushtet edhe i bene lavazh ketij populli analfabet me patriotizma e rrena historike sikur na e kishin fajin te huajt. Vet keshtu kemi qene popull legen servil mbas maskarenjve edhe injorant qe vrame kukturen edhe intelektualet tane. Le te vuajme pasojat tani. Shpeton kush iken nga ky vend

  • @asimbakii2547
    @asimbakii2547 Před 4 lety +10

    Mjer Shqiperia, qe ka pasur udheheqes te tille. Por edhe tani kemi udheheqes te dobet.

    • @catanesecatania3316
      @catanesecatania3316 Před 2 lety

      Edhe mjer gjermania qe kishte Hitler, né krasim shqipria ka qen mir.

    • @dhuratameleqi2820
      @dhuratameleqi2820 Před 6 měsíci

      Te gjithe sherrei i ka bere armiqe e shqiperise anglo-amerikanet qe kane bere dopio loje !
      Sillen si demokraci por nga mbrapa qellimi eshte te kene pushtetin ne qeverine Shqiptare kjo eshte e verteta!
      Ata njollosin mbrojtesit e kombit dhe lavderojne tradhetaret e kombit qe jane ne sherbim te tyre@

  • @osumiosumi3624
    @osumiosumi3624 Před 4 lety +14

    Me i fshehuri dhe i pabesi

  • @xhikexhike619
    @xhikexhike619 Před 2 lety +4

    Ndyrsira e fundit e Enver hales

    • @akrepi6233
      @akrepi6233 Před 2 lety

      Jo xhike ndyrsira e fundut eshte shoku sale berisha

    • @xhikexhike619
      @xhikexhike619 Před 2 lety +2

      @@akrepi6233 ke te drejt spese la aq shum ndyrsira sa Qe e kisha harruar Salen...... Te uroj gjithe te mirat.

  • @adriatikmustafaj3535
    @adriatikmustafaj3535 Před 4 lety +31

    Sistem i mallkuar

  • @mimozapasha3609
    @mimozapasha3609 Před 4 lety +8

    Horror

  • @FatmirOka
    @FatmirOka Před 2 dny

    Allahu ju denofte me se mori

  • @linditamacuku9212
    @linditamacuku9212 Před 7 dny

    Pretekst per te vrare

  • @pjetergjini8196
    @pjetergjini8196 Před 3 lety +11

    Kta bisha ja crrenjosen shpirtin shqiptarit

    • @autoktonus2357
      @autoktonus2357 Před rokem

      Dhe tani shpirtin jo vetem po na crenjosin po dhe po e perdhosin Duke filluar nga feja politka dhe injoranca qe solli kjo lloj demokracie shqiptare

  • @arbenmehmetllari
    @arbenmehmetllari Před rokem +2

    Te vafte shpirti ne hale o Ramiz to

  • @hasimrushiti284
    @hasimrushiti284 Před 4 lety +6

    Ska qene large me e cmende kete popull ,vetem edhe pese vite te kishe jetuar do e kishe cmende kete popull Enveri

  • @unikkatilunikatil3420
    @unikkatilunikatil3420 Před 4 lety +20

    Edi rama esht me i keq se enveri vetem prisni se skini par gje akoma 😊

    • @bobdinger4158
      @bobdinger4158 Před 2 lety +2

      Po per Saliun c,fare mendimi ke or Zoteri.

    • @xhemalkaca5820
      @xhemalkaca5820 Před měsícem

      ​@@bobdinger4158sala eshte me i bukur😂

  • @kadribajraktari2506
    @kadribajraktari2506 Před 2 lety +7

    Dhe koha tregoi o mostër...!
    Kadriu ishte i pafajshëm!

    • @loguk8970
      @loguk8970 Před rokem

      Kadriu ka vrare dhe totutuar Shume shqiptar duket perdorur te njeja taktika si ato qe e vrane. Edhe ne varr mos i qofshin rehat kockat ketyre plera komuniste. Halet e mutit.

  • @leonorberisha9837
    @leonorberisha9837 Před 4 lety +5

    A eshte gjalle Skender Shehu?!

    • @ANTIPATRE
      @ANTIPATRE Před 4 lety +3

      Po jeton ne spanj

    • @akrepi6233
      @akrepi6233 Před 2 lety +1

      Gjalle eshte muti skan lene gje pa bere neper shqiperi shume poshtersi ka bere neper shqiperi nuk jepnin llogari per asgje si djemt e kadafit

    • @luckyapple2655
      @luckyapple2655 Před 2 měsíci

      Skënder Behu ka vdekur para 600 vjetësh .

  • @enverhoxhainfo
    @enverhoxhainfo Před 3 lety +6

    The management of power does not change, even when the social model changes. Traitors, enemies are always there in any situation. In capitalism as in socialism. But what is the difference? Popular power was, compared with today's Albania the most just the most equitable.

  • @marketinskanaj9493
    @marketinskanaj9493 Před 4 lety +7

    Terrible story... I feel for these people who lost their lives for no reason

    • @linimini73
      @linimini73 Před 4 lety +1

      Why English mate?? Your name suggests you're foreign person to English language. Why don't you type your!!!!

    • @marketinskanaj9493
      @marketinskanaj9493 Před 4 lety +1

      Lini Mini just to let the world know about this story... not many non Albanians speak Albanian😜... are you one of those?

    • @linimini73
      @linimini73 Před 4 lety

      Moral of the story is that you guys should write in your own language

    • @marketinskanaj9493
      @marketinskanaj9493 Před 4 lety +1

      Lini Mini what about you, your name is not English either... why do you write English!!!

  • @Stalker.autori
    @Stalker.autori Před 4 lety +9

    Mungon nje kaptiull jo i vogel në kete dokumentar : ardhja në 1982 e bandes se Xhevdet Mustafes

    • @ballistmorina
      @ballistmorina Před 4 lety +3

      Fakti qe mungon e ka nje domethenje,pra akoma sot i censurojn gjerat dhe imagjinoni qe po na tregojne ne thonjeza te palarat e sistemit.....rasti i Xhevdet Mustafes ishte loje eksluzivisht e sigurimit shqiptar per te hequr qafet Kadri Hazbiun por qe desh u doli jasht dore eksperimenti pasi ne ate bande ishin inplikuar dhe sigurime te tjera te huaja...

    • @Stalker.autori
      @Stalker.autori Před 4 lety +3

      Ekzakt. Asokohe (shtator 1982), Kadriu nuk ishte më minister i brendshem (ishte i Mbrojtes), dhe Feçorr Shehu ishte arrestuar (mars 1982).
      Banda e Xhevdet Mustafes ishte lojë e paster e Hekuran Isait (minister i Brendshem) dhe eunukeve te tij, padyshim nën urdherin e eproreve te tyre (Hoxhes/Nexhmijes/Alisë). Dhe eshte sic shkruan ti: per pak u doli nga duart (sepse ishin jugosllavet qe paguan 1 miljon $ amerikaneve per te nxjerre nga burgu Xhevdet Mustafen, i denuar asokohe me 15 vjet burg per droge në USA).

    • @topkeku4987
      @topkeku4987 Před 4 lety

      Tek emisjoni dosja K flet per Xhevdet Mustafen hollesisht

  • @akrepi6233
    @akrepi6233 Před 2 lety +2

    Shyqyr zotit qe ja pastroj rrugen €

  • @artstechnology7809
    @artstechnology7809 Před 2 měsíci +1

    SShyqyrqe ngordhi por la kelyshet e tij ketu

  • @clirimmaho7228
    @clirimmaho7228 Před 3 lety +8

    lufte brenda sojit.

  • @hasimrushiti284
    @hasimrushiti284 Před 4 lety +7

    Kadri koqja

  • @gregorygregory546
    @gregorygregory546 Před 2 lety +1

    Ali ceno duhet tëegoj të vërtetën.

  • @kastrioteshteperpresidentz5496

    A kur u be ekzekutimi shtator 83 apo 82 u arestua , ju thoni me 4 shtator 83 ,dhe u ezekutua ne 82

    • @muhamerxhukellari5971
      @muhamerxhukellari5971 Před 4 lety

      Mos.... këta janë gazetarët e kazanit.... ç' farë mund të presësh nga gjithëollogët?

  • @bardhokbrushtulli4396
    @bardhokbrushtulli4396 Před 3 lety +5

    MAFJA SHTETRORE ME NE KRY DULLES

  • @landidhembi624
    @landidhembi624 Před 2 lety +1

    Sa turp ☹️

  • @petritbelliu9213
    @petritbelliu9213 Před měsícem

    Kjo që thoni ju është e vërteta e Zotit, lidhur me marifetin mizor të spastrimit të rrugës për vendosjen e Ramis Alisë si pasardhës i Enverit. Një e vërtetë e patrajtuar hapur deri tani.

  • @fatmirdorzi6218
    @fatmirdorzi6218 Před rokem +1

    as 10 perqind ju slat prona pa vjedh e pa vrar

  • @conferenzetraduzione444
    @conferenzetraduzione444 Před 4 lety +1

    Po' si perfundim a kishin faj keta QE u vrane . Se nuk kuptuam gje .

    • @xhaxhi2729
      @xhaxhi2729 Před 4 lety +1

      Unë askënd s'kam eliminuar pa faj. Keto figurat e larta te shtetit të gjithë kanë merituar vdekjen, kurse per popullin qe jan vrarë me "faj" e pa faj te gjith fajin e bartin keto "figurat" e larta si N.Hoxha, M.Shehu F.Shehu .......

    • @Gina-xf2mq
      @Gina-xf2mq Před 4 lety +1

      @@xhaxhi2729 jooooooooooo dhe këtë mbaje për vete,se dhe këtyre ti u dhe krah.

    • @Gina-xf2mq
      @Gina-xf2mq Před 4 lety

      Po të marresh mesimet e veros dhe të jesh i pa fajshem!!!!!!!!!

  • @shaqirdemaj8798
    @shaqirdemaj8798 Před 4 měsíci +2

    Shum vrasje pa faj jan ba edhe thojn ka qen njeri i mir

    • @user-kn3me1rv6l
      @user-kn3me1rv6l Před 23 dny

      Fatkeqsisht shum njerëz u vran .shum te tjer u iterrnuan shum familje u shperblen shum njerëz u zhduken dhe edhe sot nuk jau din kush vorret .te gjitha kto krime u ban vetem per te mbajt pushtetin .me dhun ai krimineli pra te gjith ishin fajtor sepse Dulla i kishte frig njerzit qe ishin me .arsim .dhe me moral ma te lart se Dulla pra ato ishin fajtor sepse ishin me lart se dull qyqeja

  • @marh762
    @marh762 Před 4 měsíci

    Nuk asht e vertete qe ia pastroi rrugen Enveri.Per cfare kam lexuar e ndjekur nepermjet You Tub ishte Ramizi qe pastroi vete rrugen e vete.

  • @balimorina569
    @balimorina569 Před rokem

    Sa keq ?!

  • @agimballa6953
    @agimballa6953 Před 3 lety

    +

  • @enrikrushan200
    @enrikrushan200 Před 3 lety +4

    Epo mir ja u beri se dhe keta skan lene gje pa bere

  • @KK-eu6ym
    @KK-eu6ym Před 3 lety

    Datat i keni bo corbe ata jane pushkatuar me 9 shtator 82 ne fillimin e videos ju flisni per tetor per nentor 82 sikur ata jane gjalle shikone dhe nje here videon

    • @blueocean1152
      @blueocean1152 Před rokem

      thelbi i historise jane ngjarjet,,jo data ..tani 3 muaj ,me pare apo pas ,,hollesira

  • @arjangjonaj6326
    @arjangjonaj6326 Před rokem +1

    Please ëëëëëëëpç

  • @stefanbilbija3068
    @stefanbilbija3068 Před 4 lety

    000

  • @nexhmedintabulla5053
    @nexhmedintabulla5053 Před 3 lety

    0

  • @lektoma5377
    @lektoma5377 Před 3 lety +1

    Te gjithe ne ishin spiun e kishte a te Drejt Enver Hoxha

  • @USAlbanian
    @USAlbanian Před rokem +1

    Ky ishte regjimi me i eger thuajase ne bote. Shyqyr qe erdhi demokracia dhe tani gjerat kane ndryshuar.

    • @renatohebeja2665
      @renatohebeja2665 Před rokem

      Kane ndryshuar?!ku e shikon ndryshimin ti nga diktature e baballareve eshte kthyer ne neodiktature oligarkike tr te bijve ku numri nje dhe numri dy te regjimit te sotem jane nipi i spiro kolekes dhe mbesa e beqir ballukut kurse propaganda behet nga spiuni i sigurimit frrok cupi,nga hetuesi prokurori dhe krye gjyqtari i diktatures idajet beqiri,nga bllokmeni dhe prokurori i diktatures spartak ngjela,nga djali i sigurimit me famekeq te 46 vjeteve ylli hiles,dritan hila e me radhe te tjeret

  • @precizanpreciz6084
    @precizanpreciz6084 Před 4 měsíci

    Regjim kanibal

  • @xhevdethasanaj8626
    @xhevdethasanaj8626 Před rokem +3

    Edhe ky qe eshte tani Edvin Rama gjakpires si Enveri eshte.

  • @hasimrushiti284
    @hasimrushiti284 Před 4 lety +3

    Si eshte e mundur qe 3 vetave Jugore nuk ju zuri bese Enveri ,dmth verioret kane bese

    • @linimini73
      @linimini73 Před 4 lety +2

      Ne ate kohe skishte lidhje verior jugor
      Sali berisha beri ndarjen e krahinave

    • @hasimrushiti284
      @hasimrushiti284 Před 4 lety +2

      Lini Mini : ndarja Veri -Jug ka ekzistue qe prej Vilajeteve Janine-Shkoder po puna eshte qe Mehmeti ,Hysniu ,Kadriu kan qene Mizore po aq sa vete Enveri ,keshtu qe munte t’ia besonte familjen mbrapa persh nga Prishtina

    • @torrnado6895
      @torrnado6895 Před 4 lety +1

      Mos te mburremi shum me Besen Shqipe, Se po ta mendosh holl Qe ka dal Besa e fameshme do te thot qe kemi qen popull i pabes.Ne mos gaboj.

    • @EazyIsi
      @EazyIsi Před 3 lety +5

      Po pse sipas teje ramizi nga shkodra ishte burr me i mire?! Aman o shok ca e banalizon ne provincializma, kta ishin te gjithe kriminel ordiner njesoj. Nga enveri, ramizi, shehu etj. Ishin mizor e te pabes, kta vran gra e internuan femij ti thua vlera e besa jugu veriu

    • @mahamutingjurgulkdum866
      @mahamutingjurgulkdum866 Před 3 lety

      Per bese veriu eshte me bese ; historia e kalase se rozafatit ; koha e skenderbeut dhe tani karnuni dmth rrofte besa e kavajes kujdes nga mbrapa

  • @lektoma5377
    @lektoma5377 Před 3 lety +4

    Kadri Azbiu dali Berisha jsne tradhtaret e kombit Shqyptare

  • @lektoma5377
    @lektoma5377 Před 3 lety +2

    Mos te ishte Enver Hoxha nga kohe ishte coptuar Shqyperia.

    • @VizionShqip
      @VizionShqip Před 3 lety +2

      O rrot injorantit ky e shkatrrij Shqiperin o konunist i qelbur

    • @blueocean1152
      @blueocean1152 Před rokem +2

      ku e njeh ti enverin ...as ne radio skishe degjuar,,besoj tani e pe ne video per here te pare..ti kujtoje se enveri ishte futbollist....

    • @BujareTosku
      @BujareTosku Před 5 dny

      Me mire te ushte shitur.komplet per tere popullin sesame copal copa ca marmalade e ca mute.do kushim shpetuar qe ne 70 ten.kush e zgjoi Enverin atehere we jeto do e fundisninn mos ju kujtofte emri
      .Brenda e paten spinnin.kjo qe e keqja.qe fytyra e Ramiz bythes as ne esnderr do e kushte pare puushtetin I lumte..fituan enveristett u gjunjezya populli I mjere deri sot me pensione 60 mij lekshe te vjetra

  • @lektoma5377
    @lektoma5377 Před 3 lety +2

    Bravo Enver Hoxha kurre su thye se ishte i Drejt.