Poezia ”Anës lumenjve” shkruar nga Fan Noli dhe interpretuar nga aktori Prokop Mima

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 03. 2024
  • 59 vjet pa Fan Nolin, një prej figurave më të shquara kombëtare
    13 marsi shënon ditën kur Fan Noli dha frymën e fundit në vitin 1965.
    Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.
    Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1903 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.
    Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.
    Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës. Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit. Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare.
    Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë kryeministër. Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat Omar Khajamit, romanin Don Kishoti të Servantesit etj. Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA.
    Burimi i videos së përdorur
    Drone Footage | Vjosa River | The Beauty of Albania

Komentáře • 23

  • @kontesha14
    @kontesha14 Před 2 měsíci +4

    Tamam poezi qe i thot gjithça ketij populli dhe pushtetareve qe jane te mir,nerase ka ndonji,shqiperija ❤❤❤❤

  • @EdiKari
    @EdiKari Před 2 měsíci +6

    Gjigand, vlere e pa tjetersueshme e kombit shqiptar.....❤

  • @user-wo3vh7oy2i
    @user-wo3vh7oy2i Před 2 měsíci +4

    Krishti e Shperblefte Shpirtin e Ketije Kolosi Shqipetar!🙏🙏🙏🙇‍♀️🙇‍♀️🙇‍♀️🤲🤲🤲💫💫💫

  • @shahinidrizi2630
    @shahinidrizi2630 Před 2 měsíci +8

    Aktuale ne 2o24,pas100 vjetesh

  • @dafinabakollari2103
    @dafinabakollari2103 Před měsícem +2

    Me bere te qaj po ku arrihet noli❤❤❤❤❤

  • @user-ms1hs6wf8d
    @user-ms1hs6wf8d Před měsícem +3

    Legjendari ikombit

  • @albanavdiu335
    @albanavdiu335 Před měsícem +2

    Bravo

  • @miavita3481
    @miavita3481 Před 5 dny

    🙏🙏🙏🙏

  • @raimondanushi
    @raimondanushi Před měsícem +2

    Poezi kryeveper ❤❤

  • @leonoradika9557
    @leonoradika9557 Před měsícem +1

    Bravo legjend

  • @aveniragastra5176
    @aveniragastra5176 Před měsícem +3

    Dhe perseri populli mbas kaq e kaq vitesh nuk ve mend ,por u vete mbrapa politikaneve shkerdhata pa drita pa uje e pa buke,e sot e kesaj dite hajde popull hajde mendjen e kemi tek interesi e jo tek ata qe duan te bejne vendin......😇😆😝🤭🤗🤔

  • @osumiosumi3624
    @osumiosumi3624 Před měsícem +1

    👍👍👍❤️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

  • @tatajnaferko503
    @tatajnaferko503 Před 2 měsíci +1

    😢😢😢

  • @flutradomi3615
    @flutradomi3615 Před 2 měsíci +1

    😢😢😢😢😢

  • @anxhelakociaj8651
    @anxhelakociaj8651 Před měsícem +2

    Se kuptoj pse duhet tu bejme analize ne shkolle letersis se huaj kur ne kemi koloset tane

  • @elku4270
    @elku4270 Před 2 měsíci +2

    I pa aritur

  • @naolanhasa7906
    @naolanhasa7906 Před 2 měsíci

    Duhet TIMO FLLOKO PER KETE PUNE

  • @kadribajraktari2506
    @kadribajraktari2506 Před 2 měsíci

    Katosur?

  • @dashurishabani9502
    @dashurishabani9502 Před měsícem

    C 1 1v c c c 🎉🎉🎉🎉🎉1