'Bota në fokus': Europianizimi i Egjiptit nën dinastinë shqiptare

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 23. 04. 2024
  • -Nga dy pasuesit e Muhammed Aliut, Abbasit (1848-1854) i mungonin aftësitë qeverisëse të të atit, si dhe angazhimi i tij ndaj reformës, dhe Saidi (1854-1863), sido që i intensifikoi kontaktet e Egjiptit me Europën, ishte një qeverisës i paefektshëm.
    -Megjithatë, hovi i reformave administrative të Muhammed Aliut qe i pranishëm dhe gjatë qeverisjeve të tyre, dhe qeveria qendrore vazhdoi të zgjerohej dhe të bëhej më e specializuar nga pikëpamja funksionale me krijimin e këshillave dhe ministrive të reja.
    -Ismaili është një prej figurave më të debatueshme në historinë modern egjiptiane, një dorëlëshuar, i marrë për disa, e një reformator largpamës, madje edhe ekstravagant, për të tjerë.
    -Obiektivii Ismailit ishte europianizimi i plotë i Egjiptit në kohën më të shkurtër të mundur, i njohur personalisht me Parisin e Napoleonit III dhe me Stambollin e Tanzimatit, Ismaili bëri pak përpjekje për t’i shkrirë programet e tij reformiste në traditat e vjetra egjiptiano-islame.
    -"Vendi im," deklaronte ai nga sa bëhet e ditur, nuk është më në Afrikë, është tani në Europë," dhe do të niste ta vinte në jetë këtë deklarim.

Komentáře •