Konga e Sotir Bunecit - Rik Buneci

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 9. 04. 2022
  • Kushtuar njeriut fisnik, të urtë, zemërgjerë, të dashur dhe të respektuar nga të gjithë. Si pinjoll i njërës prej familjeve më të vjetra dhe të nderuar të Komunitetit Tironas, Sotir Buneci ka lënë një kujtim të bukur si për ata që patën fatin ta njohin dhe ta shohin atë nga afër, por edhe për brezat e ardhshëm që janë rritur me figurën e tij. Të flasësh për një personalitet të tillë natyrisht kërkon më tepër kohë dhe sinqerisht nuk do të mjaftonin as rreshtat dhe fjalët por një gjë mbetet e sigurte, ai do të vazhdojë të jetojë në zemrat e familjarëve dhe miqve të tij të shumtë.
    Padyshim emri i familjes Buneci lidhet me historikun e Tironës sonë dhe veçanërisht me skuadrën tonë të zemrës "17 Nëntori".
    Në librin "Skender Halili", me shkrimtar Bedri Alimehmetin, ku ndër të tjera flitet edhe për historikun e Kongës së Tironës (më 1965) thuhet:
    Vetëm pak ditë më pas, në dasmën e një familje të nderuar Tironase, këngëtari dhe fizarmonicisti virtuoz Sotir Buneci, një nga tifozët e zjarrtë të Tironës, aty në atë oborrin e rrethuar me avlli, që kundërmonte nga aroma e trëndafilave, zymbylit e selfijonit, e ka kënduar për herë të pare, duke i mrekulluar të pranishmit. Pas kësaj dasma është ndezur "zjarr" dhe hareja ka mbërritur kulmin. Shume shpejt kënga u përhap në gjithë Tironën. I madh e i vogël nuk e hiqnin nga goja edhe pse ne Radio Tirana nuk u transmetua asnjëherë”. Teksa ka sjellë në vëmendje një frazë të Faik Konicës, ku e përshkruante Tironën si një qytet shumë të bukur, por të pushtuar nga njerëz që e urrejnë të bukurën, analisti Ilir Demalia në një postim në Facebook, thotë se sot Tirona nuk ka një emër rruge për ata të cilët e krijuan atë, ku ndër të tjera përmend edhe emrin e Sotir Bunecit.
  • Hudba

Komentáře • 3

  • @arjanxoxi2309
    @arjanxoxi2309 Před rokem +4

    Respekte Rik Bunecit!E kam njohur Sotirin nga fjalet e mamit tim te ndjere.....qe e kishte cun halle dhe qe e permendte shpesh si nje njeri qe iku shpejt nga jeta.Njerezit dhe e gjithe Tirona e kujtojne me respekt Sotir Bunecin.Me respekt Arian Xoxi.

  • @kristichanel862
    @kristichanel862 Před rokem +3

    Te kendofte gjithmone zemra
    Ti qe kujton
    Sorir Bunecin
    Nostalgji dhe mall

  • @commentogiusto7952
    @commentogiusto7952 Před rokem +1

    Burr i pashem paska qene