Arrestohen vëllezërit Rexha për vrasjen e mjekut Behar Kastrati - (11 Nëntor 2005)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 04. 2023
  • Lajme arkiva 2005
    5 muaj pas vrasjes të ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Has, Behar Kastrati, njëkohësisht mjek i njohur në spitalin e rrethit, policia arreston dy vëllezër nga Hasi të dyshuar kryesor për ekzekutimin e mjekut. Ndërsa motivet e vrasjes të tij janë ato për shkak të profesionit. Vëllezërit Qamil dhe Abedin Rexha me banim në fshatin Katund i Ri u arrestuan pas verifikimeve të kartelave mjekësore në spitalin e Hasit, gjurmët e gjetura si dhe provat e tjera shkencore që implikojnë ata në masakrimin e Kastratit.
    Vdekja e vëllait të tyre për shkaqe natyrore plot 10 vjet më parë i ka shtyre 2 hasjanët të bëjnë vrasjen makabër.
    “Qamil Sahit Rexha, i datëlindjes 22.12.1957 dhe Abedin Sahit Rexhaj, i datëlindjes 12.9.1962. Të dy me precedentë të mëparshëm penal janë arrestuar dje pasdite rreth orës 18 në banesat e tyre.”
    Burime të policisë të Kukësit thonë për Televizionin Klan se dy vëllezërit Rexhaj e kanë kryer masakrimin e mjekut për shkak të vdekjes të vëllait të tyre në vitin 1995 nga një infarkt kardiak. Pas kësaj ata kanë qenë gjithmonë në konflikte me mjekun Kastrati, duke fajësuar atë pe nuk kishte bërë të pamundurën. Në fakt krimet e hapura me shoqërimet e shumta 2 ditë pas zhdukjes të Behar Kastratit i kanë marrë në pyetje edhe 2 vëllezërit Rexhaj, por mungesa e provave ka bërë të vetën.
    Kastrati u zhduk në rrethana misterioze në 7 korrik. Ndërsa pas gjetjes të trupit pas një ure në lumin Drin prokurorët zbardhën disa nga pistat. Drejt vrasjes për shkak të profesionit prokuroria shkoi pas zbardhjes të kartelave mjekësore./tvklan.al
    Gazetare: Anila Hoxha
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře • 3