Koleksion me zile dhe kembore mbi 150 vjeçare

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 06. 2024
  • Ersid Nuho dhe Aleksander Llaçaj, dy të rinj nga Fieri, janë koleksionistë të dhjetëra këmbanave dhe zileve që mbajnë bagëtitë. Pasioni për këtë koleksion erdhi nga disa këmbana të trashëguara nga gjyshërit e tyre, të cilët kishin ardhur nga Çamëria me një tufë prej mbi 600 krerë dele. Kjo trashëgimi u bë shkak që ata të ndjekin rrugën e të parëve të tyre në blegtori dhe të krijojnë një koleksion të rrallë me zile dhe këmbana nga fshatra të ndryshëm të Çamërisë dhe zonave të tjera jugore si Leskoviku dhe Delvina.
    "Deshira për t'i koleksionuar më lindi nga këto zile që i kam trashëguar nga gjyshi," tregon Ersidi. "Ato janë përdorur për blegtorinë, por unë vazhdoj t’i mbledh sepse i kam pasion dhe dua të ruaj traditën."
    Këmborët dhe zilet, me madhësi dhe forma të ndryshme, që peshojnë 6 deri në 7kg, lëshojnë tinguj të ndryshëm dhe përdoren zakonisht kur bagëtitë janë në shtegtim. "Ne kemi zile që janë mbi 150 vjeçare," tregon Aleksandri. "Sot, në stallat moderne në botë përdoret muzikë klasike, ndërsa gjyshërit tanë kishin zgjedhur që me këmbora dhe zile të bënin melodi për bagëtitë. Ne do të vazhdojmë të mbledhim dhe të ruajmë sa më shumë traditën dhe atë që e kemi trashëgimi nga gjyshërit tanë."
    Kështu, Aleksanderi dhe Ersidi jo vetëm që mbajnë gjallë traditën e të parëve të tyre, por edhe krijojnë një lidhje të veçantë me historinë dhe kulturën e zonës së tyre.
  • Zábava

Komentáře • 1

  • @hopatopa8978
    @hopatopa8978 Před měsícem

    Bravo djalthim te rroi Cameria...hallall ruajeni traditen came...