"Dasma Shqiptare" - Shqipëria e Mesme

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 29. 05. 2021
  • Teatri Metropol ka kënaqësinë t’ju prezantojë me ritet dhe motivet e dasmës së Shqipërisë së Mesme.
    Ky produksion i Teatrit Metropol i titulluar “Dasmat Shqiptare” ka në qendër identifikimin dhe prezantimin e vlerave më të mira kombëtare nëpërmjet institucionit të dasmës, duke kombinuar me finesë dhe një qasje totalisht moderne vizuale, ritualet e dasmave shqiptare me këngë e valle tradicionale, të performuar nga Ansambli Folklorik Tirana.
    Projekti “Dasma Shqiptare” ka bërë bashkë artistë të talentuar të Ansamblit Folklorik Tirana me studiues, regjisorë, aktorë, muzikantë popullorë, dizajnerë të kualifikuar, teknikë dhe kostumografë, për të sjellë një produkt përfundimtar sa më cilësor dhe autentik, duke evidentuar veçoritë, ngjashmëritë dhe nuancat e folklorit të dasmave shqiptare, duke përfshirë këngët, vallet, ritualet, kostumet, objektet dhe marrëdhëniet shoqërore në dasmat shqiptare.
    Ju ftojmë të na ndiqni, me aheng dhe hare!
  • Zábava

Komentáře •