Report TV -Ekskluzive Ja historia e 15 gjyqeve, si Endrit Dokle përdori gjyqtaren e Krujës

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 21. 01. 2020
  • TIRANË - Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha liroi me kusht nga burgu i Fushë-Krujës, Endrit Doklen, njërin nga anëtarët e të ashtuquajturës banda e Durrësit, i dënuar pak vite më parë me burgim të përjetshëm me formë të prerë për tre vrasje,e 3 tentativa vrasjeje dhe trafik droge nga qelitë e paraburgimit 302 në Tiranë.
    Është ditë e premte, kur Enkeleida Hoxha, del nga gjykata e Krujës, së bashku me dy kolege të saj, për të shkuar në gjykimin e një çështje tjetër penale në gjykatën e Kurbinit, ku kjo trupë gjykuese është deleguar nga KLGJ. Gjyqtarja Hoxha, hipën në një Fuoristradë tip “Tuareg” që në kroskotë mban logon dhe identifikohet si një mjet i institucionit më të lartë të Drejtësisë, “Këshillit të Lartë Gjyqësor”, dhe largohet në drejtim të Laçit. Pas saj shkojnë dhe dy gjyqtaret e Krujës, të cilat hipin në një automjet pa targa.

Komentáře • 121