Klan News - Bukëpjekësit francezë realizojnë baguetten më të gjatë në botë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 05. 2024
  • Bukëpjekësit francezë kanë realizuar baguetën më të gjatë në botë 140.53 metra duke thyer kështu rekordin e vitit 2019.
    Baguete, rreth 235 herë më e gjatë se ajo tradicionale, e cila u realizua në Suresnes në periferi të Parisit gjatë një eventi për konfederatën franceze të furrtarëve dhe pastiçerëve, duke u futur kështu në librin e rekordeve Guinness.
    Rekordi i mëparshëm në vitin 2019 ishte 132.62 metrash e realizuar nga bukëpjekësit në qytetin italian të Como. Për të realizuar baguetën, furrtarët francezë iu deshën disa orë përpara se ta vendosnin në një furrë të ndërtuar posaçërisht për pjekjen e saj.
    "Gjithçka është vërtetuar që në shënuam kështu një rekord të ri, të gjithë jemi shumë të lumtur që kjo është bërë në Francë," tha Anthony Arrigault, një nga furrtarët.
    Një pjesë e baguetës, e cila duhej të ishte të paktën 5 cm e trashë, u pre dhe u nda për publikun. Baguette tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë, të jetë e bërë vetëm nga miell gruri, ujë, kripë dhe maja dhe të peshojë rreth 250 gram, sipas rregullores.
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Komentáře •