Yjet e panjohur-Trishtimi( lyric)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 11. 2010
  • Nese per ty s'kam qare
    me shume se veç nje çast
    nje puthje e lene pergjys
    sa fjale dhe lote me pas...
    ...Sikur te jem... Trishtim
    sa shume shpresoj sikur...
    te sjell pak nga vetmia
    qe me ke dhene dikur...
    Zbret heshtja dalengadale
    kete nate perjashte neper oborre
    tek degjohen hapat e saj
    larg ne krahet e disa zogjve
    qe largohen sikur te jene
    lotet e fundit kur syte prisnin
    ledhatimin e lehte te Eres
    qe ndjenjat ti braktisnin
    ne luzione e hije Trishtimi
    ku Kujtimi yne serish
    ende endet si i verber
    fare i vetem prane Vetmise
    duke na kerkuar ne
    me lote ne sy per ti treguar
    se "Dashuria gjithmone vdes vetem"
    e "ai" s'e kish kuptuar
    E s'di ku shkuan ndjenjat tona
    ne Merguan pa kuptuar
    s'di ne gjetem dike tjeter
    njeri-tjetrin per te harruar
    çfare mund te ish nje fjale qe s'thame
    per te qene kaq larg e prane
    çfare mund te ish, ç'mund te mbetej
    ndoshta kote genjenim veten
    se iken Dite, se iken Muaj
    si Te Panjohur, si Te Huaj
    vetem heshtur e te ndare
    kaq shume kohe pa u pare
    vetem heshtur e te ndare
    ne nje cep Dhome duke qare
    pa i Falur, pa Urryer
    Buzet qe Zemren kishin thyer
    Nese per ty s'kam qene
    me shume se vec nje cast
    nje puthje e lene pergjys
    ca fjale dhe lote me pas...
    ...Sikur te jem... Trishtim
    sa shume shpresoj sikur...
    te sjell pak nga vetmia
    qe me ke dhene dikur...
    Melankolia, aq embel, mbeshtillte syte e zi
    dhe naten e erret e Mjegullen nder Shi
    me dy Buze qe dridheshin, dridheshin e s'flisnin
    ate frymemarjen tende e keto ndjenja qe prisnin
    si shpirt nga shpirti, nje shtrengim duarsh
    me pak Dyshim e Dashuri per te pyetur : Keshtu valle ç'do te thuash ?
    nese nuk ka me force, kjo qe Miqesi ti mund te quash
    se eshte nje shpirt qe renkon, se ka frike ta lesh te vuash
    Kur iken duke heshtur, kur iken pa fjale
    pa kuptuar ç'do te thote te duash nje djale
    pa kuptuar sa veshtire te pranosh qe ky eshte fundi
    i tere asaj nga ne te dy, qe ne Nje Minute humbi
    sepse me te vertete, ateher kur Dashurojme
    s'besojme ne ato qe ndjejme, ndaj ndjenjat i Mohojme
    dhe rrime ne kaq prane e Vdesim nga Vetmia
    sa me nuk besojme, se kjo eshte Dashuria...
    Mbi dy tre flete Ditari, lote vajzash pikuan
    mblodhen pak kujtime, dikujt ja dedikuan
    me ca vargje Poezie ne kete Udhe-Kryq Vite-Ndjenjash
    dhe Mall e Nostalgjie, mes mijera rrahje Zemrash...
    ...se Jeta vashdon e mua me duhet te eci
    larg teje pergjithmone, veç nje kujtim do mbesi
    nga nete te gjata lotesh qe vinin-shkonin nje çast
    bashke me Vjeshten nder sy e shume Puthje mbetur pas
    Nese per ty s'kam qene
    me shume se veç nje çast
    Nje puthje e lene pergjys
    ca fjale dhe lote me pas...
    ...Sikur te jem... Trishtim
    sa shume shpresoj sikur...
    te sjell pak nga vetmia
    qe me ke dhene dikur...
    Nese per ty s'kam qene
    me shume se veç nje çast
    Nje puthje e lene pergjys
    ca fjale dhe lote me pas...
    ...Sikur te jem... Trishtim
    sa shume shpresoj sikur...
    te sjell pak nga vetmia
    qe me ke dhene dikur...

Komentáře • 343

  • @eriseldamyrtaj8673
    @eriseldamyrtaj8673 Před 3 lety +118

    22 prill 2021 nuk vdes kurr kjo keng me keto keng dashurie jemi rritur e yjet e panjohur te thoni kujt si ka pelqyer ky grup ah rinia ato Koh ama kenget na kthejn pas ne Koh, kenget e bukura kujtohen gjithmon svdesin kurr ⭐⭐⭐⭐🤩🤩👍😍

  • @KlaraManxharaj-bl1ox

    E degjon akoma njeri 2 Qershor 2024

  • @MrCool-mg5fh

    "Është e lehtë t'i zhveshësh rrobat dhe të bësh dashuri. Njerëzit gjithmonë e bëjnë këtë. Por, t’ia hapësh shpirtin dikujt, t’ia zbulosh shpirtin, mendimet, frikat, ardhmërinë, shpresat dhe ëndrrat... Kjo do të thotë të jesh lakuriq deri në palcë."

  • @idagjoci1603
    @idagjoci1603 Před 5 lety +90

    16/7/2019 e pavdekshme! Adoleshenca jon!!!

  • @albertino7125

    Kenga ime e Femijris

  • @elissaelissa8237
    @elissaelissa8237 Před 4 lety +42

    Degjohet akoma 3.12 .2019 na shoqeron ne oret e vona te mengjesit kur lotet jan thare mbi faqe dhe celularit i shkarkohet bateria deri ne 1% ❤❤❤❤

  • @Inre98
    @Inre98 Před 4 lety +18

    Kjo kenge eshte per cunat qe din te dashurojne vertete por vajzen e gabuar ,,, na kthyet pas ne kohe me kte kenge nostalgji 2020 ...Fuck coronavirus

  • @eraera9754
    @eraera9754 Před 2 lety +15

    fakti qe un degjoj cdo keng nga ju ende sote ,eshte dhe do mbetet per gjithmone ne zemren time

  • @belab3081
    @belab3081 Před 4 lety +15

    Kjo kenge me kujton kohen kur isha studente,,,lotet qe kam derdhur sa here qe e degjoja...Dhe tani pas kaq vitesh qe e degjoj me rreshkasin lote nga syte,,,, Kenge e pavdekshme...

  • @kleviskle4885
    @kleviskle4885 Před 3 lety +16

    edhe ne dhjetor 2020 nuk i humb lezeti ksaj kenge, me kujton gjimnazin ❤️❤️❤️

  • @elonahysa7991
    @elonahysa7991 Před 5 lety +35

    17 Janar 2019 E pavdekshme 😍

  • @malvinapeka3591
    @malvinapeka3591 Před 6 lety +33

    Kjo kenge me prek thelle ne shpirt e me rrenqeth mishin sepse me kujton dashurine time te pare qe tashme ka perfunduar edhe pse te dy duheshim pafund. Love is not always enough.

  • @hpeople827
    @hpeople827 Před 11 lety +26

    keng e cila te ben te qash dhe te kutjosh castet e lendimeve te para

  • @sandragjuni309
    @sandragjuni309 Před 3 lety +6

    2021 akoma degjohet 🥺🥺🥺

  • @aurelamedulaj7605
    @aurelamedulaj7605 Před 4 lety +47

    Ah, memories...😢

  • @beusaliaj3121
    @beusaliaj3121 Před 3 lety +14

    Kush e dgj akoma ne 2020 🎧🎶

  • @violetadl635
    @violetadl635 Před 4 lety +7

    2020 ❤

  • @odisemecaj464
    @odisemecaj464 Před 7 lety +35

    18.04.2017 😢😢😢😢😢kam vite qe e degjoj kete keng kur kam humbur dasurin e par te jetes time. dhe sot e degjoj po me ate ndjenje qe e degjoja para 13 vitesh. keng e pa vdekshme

  • @edialba4285
    @edialba4285 Před 3 lety +4

    Super keng e adoleshences time sbesoj se do dashuroj me ndonje brez si ne💔💔💔💔

  • @katiljavogel7036
    @katiljavogel7036 Před 10 lety +23

    eh Sa me ka trishtur kjo keng" dhe akoma me trishton....