Opinion - Kush e vrau Azem Hajdarin_Dossier (22 janar 2009)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 09. 2024
  • Kush e vrau Azem Hajdarin? (2009)
    Vrasja e njërit prej politikanëve më të rëndësishëm, themeluesit të Partisë Demokratike dhe liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari vijon të jetë e pazbardhur. Ai humbi jetim më 12 Shtator 1998 në moshën 35-vjeçare pas një karriere 8-vjeçare politike shumë të rëndësishme.
    Përpara se të ekzekutohej Azem Hajdarit i ishin bërë edhe dy atentate të tjera brenda një viti. Jeta e tij kishte qenë tejet e kërcënuar vitet e fundit. Siç tregon bashkëshortja e tij atë mëngjes ai kishte dalë i qetë nga shtëpia dhe ishte nisur drejt një mitingu në Fier. Ajo shton se pas kthimit të tij nga Fieri i kishte kërkuar të pinin një kafe patjetër pasi kishte ndjerë një boshllëk.
    “Në mëngjes Azemi më tha që ti bëja gati kostumin sepse do të shkonte në Fier. Për çudi, pasi është bërë gati e kam përcjellë deri tek porta dhe për një moment ai u kthyer dhe po shikonte rreth e rrotull sepse ishte lyer shtëpia dhe i pëlqeu. Ka ikur nga shtëpia për në miting dhe gjatë rrugës nuk ka komunikuar me mua. Pasdite unë ndjeva një këputje, isha në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe nuk gjeja rehat, kisha një ankth të madh. Më telefonoi Azemi dhe më tha se mitingu kishte shkuar shumë mirë. Unë isha shumë e mërzitur dhe i kërkova të pinim kafe në darkë patjetër. Ai më tha se sapo të vinte tek selia e PD do të më çonte makinën që t’më merrte dhe do të takoheshim. Mora dy fëmijët dhe kam zbritur përpara PD dhe pashë Azemin teksa po dilte me kostumin gri dhe këmishë blu. Na përqafoi dhe na puthi, gjë që nuk ndodhte shpesh. Pimë kafe dhe më është dukur shumë i lumtur atë natë. Qëndruam gati 30 minuta bashkë dhe më tha që të nisesha përpara për në shtëpi sepse do takonte doktorin dhe Pjetër Arbnorin për ti dhënë kasetën e mitingut që të transmetohej në Shkodër. Kur u nisa për në shtëpi me fëmijët kisha një ndjenjë jo të mirë. Në tre muajt e fundit Azemi kishte shumë kërcënime, shpesh nuk më hapej sepse nuk donte të më shqetësonte sepse isha shtatzënë. Mbaj mend që në atë periudhë më ka telefonuar ministri i Brendshëm Perikli Teta dhe më ka thënë:”Azemi nuk ma hap telefonin, por i thuaj që t’më njoftoj për çdo lëvizje që do bëj sepse situata nuk është e mirë për të”. Ia thash Azemit këto fjalë dhe ai vuri buzën në gaz dhe më tha: “Nuk e di nëse do të më ruajnë apo do të më vrasin vetë ata”. Ai ishte i shqetësuar sepse kishte sinjalizime. Vetëm muajin e fundit atij iu bënë 4 atentate”, tregoi Fatmira.
    Sipas disa dëshmive të njohura, Azemi, pas ndarjes me familjen e vet, rreth orës 20:30, ka qenë gjithë kohën në brendësi të godinës së PD. Ai është shprehur se dëshiron të shohë, në lajmet e TV Shijakut, mitingun e Fierit. Ndërsa në brendësi të godinës, kanë qenë deri vonë pothuaj të gjithë krerët e PD. Një telefonatë, e realizuar me një telefon të thjeshtë, ose me celular, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas disa varianteve, ka qenë edhe shkaku i daljes së Azemit jashtë godinës ku nga një makinë me targa të Vlorës nga ku kanë dalë Fatmir Haklaj, Jaho Salihi dhe Naim Çangu, të cilët kanë qëlluar në drejtim të deputetit të PD dhe shoqëruesve të tij.
    Fatmira Hajdari gjithashtu në një intervistë për “Opinion” tregon se si e mori lajmin për vrasjen e bashkëshortit të saj, Azem Hajdari.
    “Pasi u ndava nga Azemi në Selinë e PD më ka bërë përshtypje që nuk kishte drita dhe ishte shumë errësirë. Arritëm në shtëpi dhe më vjen një telefonatë, ndjeva një zë shumë të shqetësuar. Më tha të hap televizorin sepse kishin qëlluar Azemin. Ka qenq Reis Çiço ai që ka dhënë lajmin, kam bërtitur me të madhe, filluan dhe fëmijët të bërtisnin. Kiri ka thyer xhamat dhe ka nisur të bërtasë. Kanë ardhur komshinjtë dhe kanë kapur Kirin. Kur u mbush shtëpia plot me njerëz kuptova që Azemi kishte mbaruar vërtetë. Më ka ngelur peng që nuk shkova ta shihja në spital, por nuk më lanë njerëzit sepse isha 7 muajshe shtatzënë”, tregoi Fatmira Hajdari./tvklan.al

Komentáře • 271