Pse shteti shqiptar komunist kishte llogari sekrete në bankat amerikane? |DOSJA E

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 29. 09. 2022
  • Autor: Kreshnik KUÇAJ
    Për të siguruar dollarin amerikan, gjatë ekonomisë së centralizuar u përdorën disa mekanizma unikë financiarë. U krijuan dyqane speciale, Buona Lekët, u ngrit Shoqëria sekrete ‘Komisionaria’ dhe u hapën llogari në bankat amerikane, zvicerane etj.
    Për herë të parë “Buona Lek” janë emetuar në vitin 1950. Emetimi i parë nuk përmbante një figurë qendrore dhe as elemente sigurie,çka solli jo në pak raste falsifikimin e saj e si rrjedhojë autoritetet u detyruan që në vitet pasuese të emetojnë të tjera po me më shumë elemente sigurie.
    Emetime të mëvonshme të ‘Buona Lek’ u bënë në vitet 1953, 1955, 1956 e 1965. “Buona lek” apo bono-lekët që u emetuan dhe u futën në qarkullim ishin të vlefshme për blerje vetëm në dyqanet e valutës. Kjo letër mbante firmën e drejtorit të bankës dhe të sekretarit të Thesarit dhe mund të përdorej vetëm për dyqanet e shkëmbimit në valutë, kundrejt kushteve favorizuese në blerje.
    Për herë të fundit, ky mekanizëm i thithjes së arit dhe valutës së huaj u përdor në Shqipëri në vitin 1992. Edhe pse regjimi komunist kishte ndërprerë marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete europiane, sërish ekonomia do të mbetej një pikë lidhëse.
    Një letërkëmbim sekret mes ministrisë së Financave, Bankës së Shtetit, Ministrisë së Tregtisë dhe Ministrisë së Jashtme jep detaje të mënyrës së si funksiononte ky rrjet llogarish bankare që përdorej për tërheqjen e valutës së huaj.
    Në letërkëmbimet e marsit të vitit 1976, del në pah se Banka e Shtetit kishte llogari bankare në 12 banka amerikane, edhe pse zyrtarisht dhe politikisht e konsideronte si një shtet armik.
    Në total, numri i llogarive bankare në monedha të ndryshme arrinte në në shumë se 50 të tilla. Këto llogari përdoreshin për tre arsye kryesore; për tërheqjen e dërgesave të emigrantëve, për lëvizjet e tregtisë së jashtme dhe për të ardhurat që siguroheshin nga shoqëria Komisionare që administronte trashëgimitë e shqiptarëve jashtë vendit.
    Ajo që rezulton nga ky letërkëmbim sekret është se Shqipëria kishte marrëdhëniet tregtrare direkte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitete ’70 dhe tregtonte atje sherebelë dhe ekstrakt tanini, nga të cilat arkëtonte sasi të konsiderueshme dollarësh që më pas i përdorte për të blerë jashtë tregut të përbashkët të vendeve komuniste, ku zakonisht zhvillohej tregti me shkëmbim mallrash ose siç njihej ndryshe barter. Valuta e huaj që arkëtohej përmes këtij rrjeti llogarisht bankare ishte rreth 10 milionë dollarë në vit.
    #scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #dosjae #kreshnikkucaj #albania #dollars #communism #shqiperia #tirana #lek #buonalek #emigrante #emigrantetshqiptare #emigrantetamerike #shqiptareteamerikes #boston #komisionare #buonalek #valute #enverhoxha #mehmetshehu #bankaeshtetit #sekret #komunizëm

Komentáře • 9

  • @albancollari4340
    @albancollari4340 Před rokem

    Rrespekte zoterri , emision shume I sakte edhe I dobitshem, vazhdoni ne kete ritem!!

  • @notnot2350
    @notnot2350 Před rokem

    Super 👏👏👏

  • @tirana4940
    @tirana4940 Před rokem +1

    ✍✍✍

  • @pasioniperhistorine2395
    @pasioniperhistorine2395 Před rokem +2

    Pasuritë, në pjesën më të madhe koleksione monedhash ari, që nuk ishin më në përdorim, por që kishin vlerë qoftë prej metalit qoftë prej vlerës së tyre apo pasuri të tjera kryesisht në flori e argjend, u vunë në sekuestro dhe iu dorëzuan Bankës së Shqipërisë.

  • @pasioniperhistorine2395
    @pasioniperhistorine2395 Před rokem +1

    eshte folur per kete teme ne fillimin e viteve '90...flitej shume per thesarin shqiptar jashte vendit e llogarite ne bankat e huaja