Raporti i lumturise ne bote: Kosova renditet shume me lart se Shqiperia - Rudina - 22 Mars 2021

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 09. 2024
  • #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #SazanGuri #ArlindaDudaj #MarsidaSimo #AlbatrosRexhaj
    Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar një temë në lidhje me lumturinë në kohë pandemie, e pikërisht për raportin e publikuar ditët e fundit. Studimi është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia. Në këtë raport ka rezultuar se:
    Finlanda është vendi më i lumtur në botë në mesataren e viteve 2018-2020. Pas saj në këtë renditje vjen Danimarka, ndjekur nga Zvicra dhe Islanda. Ndërsa në renditjen e lumturisë vetëm për vitin 2020 sërish Finlanda kryeson vendin e parë e ndjekur nga Islanda, e më pas Danimarka dhe Zvicra.
    Ajo çfarë vihet re në raport është se Kosova ndodhet në renditje shumë më lartë se Shqipëria, duke u listuar në vendin e 33, ndërsa Shqipëri shumë më poshtë, në vendin e 93 në mesataren e viteve 2018-2020. Ndërsa sa i përket klasifikimit vetëm për vitin 2020 Kosovën e shohim të renditur në vendin 31, ndërsa Shqipërinë në vendin 63-të.
    Të ftuar në studio kanë qenë ambientalisti Sazan Guri, botuesja Arlinda Dudaj, sociologia Marsida Simo dhe në lidhje skype nga Prishtina shkrimtarin e njohur Albatros Rexhaj.Albatrosi ka dhënë tre arsye pse Kosova rënditet më lart sesa Shqipëria përsa i përket lumturisë.
    “E para në Shqipëri gjithçka ka të bëjë me Lekun, ne në Kosovë nuk e lidhim shumë jetën rreth Lekut, edhe vetëm 10 euro të kesh në xhep je shumë i lumtur. Nuk e konceptojmë Lekun si një faktor që e përcakton lumturinë. E dyta është prirja për t’i komplikuar gjërat. Në Shqipëri ka një prirje të madhe për t’i komplikuar gjërat, për ta bërë mizën buall, për t’i dhënë kuptim të pakuptimtë një gjëje shumë të thjeshtë.
    Në Kosovë nuk qëndron kjo, mbase sepse ne kemi dalë na lufta, mbase nga fakti që dimë ta vlerësojmë më tepër jetën, luftonim për jetë dhe në sekonda bënim dallimin mes jetës dhe vdekjes, kënaqeshim me pak. Dhe e treat që është shumë e rëndësishme, jetën duhet ta jetojmë në kuptimin që të mos mendojmë shumë t’i fusim vetes ankth të tepërt për atë që do bëhet nesër. Këto janë 3 parimet që e bëjnë diferencën që njerëzit në Kosovë janë pak më të lehtë, më pak stres. Në Tiranë ka më shumë stres për gjithçka”, është shprehur Albatros Rexha. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 9

  • @marselafrasheri2786
    @marselafrasheri2786 Před 3 lety +1

    Flisni pak me ngadale ju lutem! Dhe mjaft folet me ze te larte flisni me ze me te ulet! Faleminderit!

  • @metimetti156
    @metimetti156 Před 2 lety

    Albatrosi iu dha shkolle por kush ta kuptoj se leku na ka verbuar syte

  • @kav282
    @kav282 Před 3 lety

    Cka ka kjo zonja qe eshte kaq irrituese, jam e sigurt qe ajo nuk njeh asgje nga Kosova. Ju ne Shqiperi jeni qe 100 vjet shtet por jeni shumë larg nga ne Kosovaret. Ne jemi me human me te drejt me te lidhur njeri me tjetrin me atdhetar edhe kemi shume me shum besim ne shtetin ton dhe e dojm shume me shume se ju. Prandajj jemi nje kombb ppr gjithsesi jemi shume tz ndryshem

    • @freus8420
      @freus8420 Před 4 měsíci

      O analisti i 2024 kujt i thua komb? Ja din kuptimin se po bie në kontradikt me vedin po deshte me të fol për bujarin e shpirtmresi mund të jap ndonjë kontakt në Kosovë dhe t'a shpjegojnë bashkëatdhetarët tuaj a me' fal se nuk të pyeta mos je serb me banim në Kosovë

  • @SZeka-co4sl
    @SZeka-co4sl Před 7 měsíci

    Lumturia nuk kerkohet moj zonje, po jetove duke kerkuar “lumturine”, nuk do te ndjehesh kurre e lumtur. Lumturia eshte ndjenje personale, eshte qetesi shpirterore, mua me bene te lumtur fakti se jam mire me shendet, se femijet e mi jane mire, mesojne mire, jane te dashur per rrethin shoqeror….kam qene 2 here ne Shqiperi dhe te 2 herat mora gjithe ate stres nga taksist i thjeshte qe nuk pushonte se shari Qevereni, cila do ishte, njerezit ne Shqiperi jane shume te politizuar, tmerr, debatet tv per cdo mbremje behen me grindje dhe acarime, ato 2 vajzat ne stuio shume xheloze pse kosovaret na qenkan me te lumtur se ne. Nuk mund te jeshe i lumtur kur zemren nuk e ke ne rregull, inati, xhelozia, mendjemadhesia e frenojne lumturine.

  • @SZeka-co4sl
    @SZeka-co4sl Před 7 měsíci

    Ju i stresoni njerezit vec nga menyra e te folurit

  • @zejnelmorina1674
    @zejnelmorina1674 Před 3 lety

    Aftesia e kuptimit dhe e dallimit te gjerave percakton shkallen e lumturis, nëse dikush mendon se Sazan Guri eshte seksisit at’her ai ose ne rastin konkret ajo ka problem te madhë me kuptimin dhe dallimin e gjerave