Ka nje mesazh per ty - Shkoi per kurim ne Itali, u be nene e vajzes arabe (14 Nentor 2021)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 13. 11. 2021
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Studioja e programit të dashur “E Diela Shqiptare” në Tv Klan priti në rubrikën e “Ka Një Mesazh Për Ty” një histori të pazakontë. Veronika, është një vajzë arabe, lindur në Itali nga dy prindër arabë dhe e rritur nga një familje shqiptare.
    Arsyeja e kësaj ishte sepse e ëma u largua kur vajza ishte fare e vogël, i ati nuk mundej ta rriste i vetëm dhe kur ajo ishte vetëm 7-ditëshe, përfundoi në familjen e Bedries.
    Ardit Gjebrea: Ti e ke takuar ndonjëherë mamin biologjike?
    Veronika: Jo, asnjëherë. Babin po, gjyshërit po.
    Ardit Gjebrea: Ku jetojnë ata? Jetojnë aty afër?
    Veronika: Po, tek e njëjta lagje.
    Ardit Gjebrea: Në çfarë qyteti jetoni ju në Itali?
    Veronika: Monza.
    Ardit Gjebrea: Aty jeton edhe babai yt biologjik. E ke pyetur ndonjëherë babin për mamin?
    Veronika: Po, e kam pyetur.
    Ardit Gjebrea: Çfarë thotë?
    Veronika: Po deshe ta takosh, ikim, por unë nuk e kam takuar ndonjëherë.
    Ardit Gjebrea: Ti nuk do që ta takosh?
    Veronika: Jo, unë jo.
    Ardit Gjebrea: Nuk je kureshtare?
    Veronika: Të them të drejtën jo. Mami më thotë “ikim ta takojmë, është mamaja jote, të ka lindur”.
    Përveç Veronikës, prindërit biologjikë të saj kanë edhe një djalë, i cili jeton në Francë me mamanë e saj dhe janë takuar së bashku. Megjithatë, Veronika ka ftuar në program mamanë që e ka rritur, Bedrien për ta falënderuar./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •