Video není dostupné.
Omlouváme se.

Edhe të rinjtë me “Parkinson”/ Mjekët: Rastet në rritje, më të rrezikuar meshkujt, ja shkaqet

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 16. 04. 2023
  • #oranews #mjeket #parkinsoni #semundjaparkinsonit
    Sëmundja që nuk njeh shërim po prek vitet e fundit edhe të rinjtë. Mjekët neurologë ngrejnë shqetësimin e rasteve në rritje me sëmundjen e Parkinsonit. Parkinsoni nuk është më një sëmundje e moshës së tretë.
    Mjekët kanë vërejtur se vitet e fundit sëmundja që prek sistemin nervor po shfaqet edhe te grupmoshat aktive. Meshkujt janë më të rrezikuar. Genc Çakçiri, Mjek Neurolog: “Pjesa më e madhe e të sëmurëve është rreth 65 vjeç. Pra, atëherë e arrijnë kulmin evet dhe sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë është mundësia për t’u prekur nga Parkinsoni. Por, viher re një tendencë në rritje e personave në moshë të re të prekur, saqë në bazë të studimeve, rezulton se rreth 5 për qind e të sëmurëve me Parkinson janë nën moshën 50-vjeçare”.
    Mjeku neurolog Genc Çakçiri ngre shqetësimin e rasteve në rritje me Parkinson. Genc Çakçiri, Mjek Neurolog: “Nga 1 deri në 20 raste të reja për 100 mijë banorë. Në varësi të popullsisë më pas mund të llogaritet edhe numri i personave që pritet të preken çdo vit nga kjo sëmundje. Ndërkohë që një prevalencë, pra rastet e sëmundjes së një personi në një moment të caktuar mund të jetë nga 150 në 250 raste për 100 mijë banorë, që janë momentalisht të prekur nga sëmundja e Parkinsonit”.
    Shkakun e kësaj sëmundje nuk e ka zbuluar as shkenca por mendohet se vjen nga një ndërveprim kompleks midis faktorëve gjenetikë dhe atyre mjedisorë. Genc Çakçiri, Mjek Neurolog: “Përveç faktorëve gjenetikë, pasi dihet që personat që kanë një të afërm me Parkinson kanë më tepër mundësi, jo detyrimisht do e trashëgojnë atë, por mundësia është më e madhe tek këta persona. Faktorët ambientalë, faktorët toksikë”.
    Dridhja e duarve është simptoma më e zakontë por ka disa shenja të hershme që paralajmërojnë shfaqjen e Parkinsonit. Genc Çakçiri, Mjek Neurolog: “Mund të jenë çrregullimet e gjumit, çrregullimet e nuhatjes. Por më pas, kur tabloja është më e qartë, gjithmonë kemi atë prezencën e ngadalësisë së lëvizjeve. Ajo është shenja kryesore. Dridhja e duarve, që jo detyrimisht vjen nga Parkinsoni, pasi ka dhjetëra shkaqe të tjera që mund të japin dridhje duarsh. Rigiliteti, pra ngurtësimi i lëvizjeve, si dhe çrregullimi i ekuilibrit”. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë prevalenca është dyfishuar në 25 vitet e fundit ndërsa vlerësimet globale në vitin 2019 treguan se janë mbi 8.5 milionë njerëz që vuajnë nga Parkisnoni, sëmundje që nuk ka shërim.
    Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv...
    Follow Televizionin Ora News
    Website: www.oranews.tv
    CZcams bit.ly/2DDddtL
    Facebook: bit.ly/2RkUN4s
    Instagram / oranewstv
    Twitter / oranewsrtv

Komentáře •