Aplikimi për pasaportat dhe kartat e identitetit, ja hapat e reja që duhet të ndiqni

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 7. 09. 2024
  • Që prej së martës, të gjithë qytetarët që duan të pajisen me pasaportë apo kartë identiteti mund ta marrin shërbimin nëpërmjet portalit e-Albania. Sipas zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda, procedura është mjaft e thjeshtë.
    “Mjafton të klikoni në linkun që paraqitet aty për të bërë rezervimin, për të takimin në zyrë për kartë identiteti. Për pasaportë janë dy hapa. Hapi i parë është aplikimi online i formularit që bëhej më parë fizikisht në zyrat e komisariateve, tashmë plotësohet online”, tregon Voda.
    Por, ajo çfarë nuk do të ndryshojë është fakti, që qytetarët do të duhet që paraprakisht të pajisen me kuponin për kartën e identitetit apo atë të pasaportës. “Do të shkarkohet online edhe kuptoni që blihet pranë zyrave të Postës”.
    Ministria e Brendshme ka menduar qe kjo mënyrë aplikimi online, të vazhdojë si një alternativë edhe pas pandemisë.
    Informacioni i dërguar online do të përpunohet nga zyrat e gjendjes civile dhe të kompanisë aleat, ndërsa kjo alternativë pritet të thjeshtojë procedurën, por edhe të shmangë radhët.
    - - -
    A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.
    Web: www.a2news.com
    App: www.a2news.com...
    Facebook: / a2cnn
    Instagram: / a2_news
    Twitter: / a2_news
    #A2 #A2NEWS #koronavirus
    A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate

Komentáře • 18