“Vera ishte fenomen! Ishte studentja ime...”, Timo Flloko tregon si u njoh me Vera Grabockën

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 08. 2024
  • Aktori i madh, Timo Flloko, ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Opinion” ku foli mbi jetën, karrierën dhe pasionin për poezinë. Ndër to edhe historinë e dashurisë me Vera Grabockën, regjisoren e suksesshme.
    Flloko rrëfeu që nga njohja me Grabockën, kur ajo ishte studente e tij, e deri tek historia e tyre e fortë e dashurisë që vazhdon t’i bëjë bashkë pas kaq vitesh.
    Blendi Fevziu: Si u njohe me Verën?
    Timo Flloko: Fati... Ishim fare të rinj, unë e njoha në shkollë. Rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse unë nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime. Ishte e veçantë edhe në atë kohë.
    Blendi Fevziu: E veçantë në çfarë kuptimi?
    Timo Flloko: E veçantë në dinamikë, në sjellje, në energji, në natyrë, në biseda.
    Blendi Fevziu: Unë i kam thënë njëherë që me energjinë që ka mund të konkurronte 3 hidrocentralet që ka Shqipëria bashkë. Realisht. Po të ishte mundësi të tre hidrocentralet e mëdhenj që kemi..
    Timo Flloko: Siç thotë dhe dhëndri im, nëse nuk do të ishte shpikur motori i Ferrarit, do ishte Vera. Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik...
    Blendi Fevziu: Ngece, apo s’të lëshoi vera?
    Timo Flloko: Jo, ishte e dyanshme tërheqja. Biles do të thoja që ndonjëherë më dukej më shpërfillëse Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup tek një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën.
    Blendi Fevziu: Dy personazhe shumë të njohur, dy personazhe shumë ambiciozë, dy personazhe që janë pak a shumë në të njëjtën fushe..
    Timo Flloko: Vera ka një ndryshim, Vera është fenomen.
    Blendi Fevziu: Ishte i vështirë ky...
    Timo Flloko: Ne komunikojmë në mënyrë si artistë sigurisht... Vera gjithmonë jep mendime për një gjë. Ka intuitë, ka shqisën e gjashtë.
    Blendi Fevziu: Ka qenë Vera kritikja e parë e jotja në fakt, e filmave?
    Timo Flloko: Sigurisht që po.
    Blendi Fevziu: Ishin të qenësishme kritikat e saj.
    Timo Flloko: Absolutisht që po, ajo ka ndjesi, ka nuhatje.
    Blendi Fevziu: Po a shkon drejt një perfeksioni që shpeshherë bëhet i lodhshëm, sepse njeriu...
    Timo Flloko: Ndonjëherë Vera ka prirjen që të të çojë aty ku duhet... Për shembull, duhet të shkosh tek Blendi më tha mua, po shiko të dukesh mirë, flokët, këto... dhe e kërkon formën, sepse është lloji i artit, është televizioni. Në thelb nuk gabon kurrë. PR i saj në të folur është, ti e di vetë e njeh, në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj.
    Blendi Fevziu: Po e vendosi një gjë, ka vetëm një zgjidhje t’ia pranosh, ose zgjidhja tjetër është t’ia pranosh prapë. Nuk ka zgjidhje tjetër.
    Timo Flloko: Ajo kurrë nuk gabon, gjithmonë del fjala e saj. Në terma afatgjatë, Vera ka të drejtë./tvklan.al
    #TimoFlloko #VeraGrabocka #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 29

  • @NatashaKorici-ix2ft
    @NatashaKorici-ix2ft Před 9 měsíci +31

    Vera esht shum e mir po je dhe ti qe se ke ndaluar sa vajza dhe zonja te zgjuara ka si vera po jan mbyllur ne 4 mure 😢😢😢😢

    • @Suigeneris-g8q
      @Suigeneris-g8q Před 9 měsíci +11

      Sa me pelqeu ky koment. Realitet i hidhur. Te kesh perkrah nje femer te zgjuar dhe te afte qe ecen perpara ne jete dhe ta limitosh per shkak te mentalitetit apo egos eshte mekat i madh. Eshte nje jete e cuar dem. Lum ato femra qe kane perkrah meshkuj perparimtar, te tjerat jane me te gabuarit.

  • @user-wd8qb3zh3f
    @user-wd8qb3zh3f Před 9 měsíci +7

    Timo Flloko nje artist i madh i skalitur plot vlera artistike eshte nje thesar per popullin shqipetar dhe Shqiperin

  • @iriniceno7820
    @iriniceno7820 Před 9 měsíci +4

    Timo je nje artist shume i mafhe te dy jeni shume i mire te kemi ❤❤❤❤❤

  • @klodianalamaj1195
    @klodianalamaj1195 Před 9 měsíci +6

    Timo Flloko artisti merituar shum i talentuar po edhe Vera Grabocka cift i perkyer

  • @ylberdushaj9555
    @ylberdushaj9555 Před 9 měsíci +1

    Nje super aktor bashke me veren yje te kinmotogravfis shqiptare rrespekt per kta yje .

  • @user-jl5vp3cx6t
    @user-jl5vp3cx6t Před měsícem

    Timo? filmi vdekja e kalit èshtè raliteti se si u fut demokracia, bravo o mjeshtèr i madh

  • @bicjaengjellusche
    @bicjaengjellusche Před 9 měsíci +8

    Pershendetje per emisionin .po a e dini sa vajza shqiptare ekselente me gjith te mirat .U martuan u harruan qe ekzistonin .ne njemije njera mund te kete fatin e veres .

  • @user-ss7sr1zi1n
    @user-ss7sr1zi1n Před 9 měsíci +1

    Cift i bukur per gjithe jeten⭐⭐🧿

  • @annamaria1706
    @annamaria1706 Před 9 dny

    ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤

  • @mariapuka6236
    @mariapuka6236 Před 9 měsíci +5

    Skenaristi i shum filmave shkrimtare I dekuruar nga presidenca e shume emertime te rendesishme ne shtete pore mbi te gjitha ka pasur respectin maksimal Brenda dhe jashte vendit.Ky autore skenaristi Rruge te bardha Rikard Lerja i njejti scenarist me filmin Rrug te bardha e shum shkrime e skenare Rrespektoje skenaristin qe diti te ngreje dhe artistet qe sote ne emer te tyre merni dhe Juve levdata

  • @eriseldaymeraj7941
    @eriseldaymeraj7941 Před 9 měsíci +8

    Ore si nuk te kuptova 1 fjali ku fillon e mbaron 😂

  • @adfgyhhhggggyh5029
    @adfgyhhhggggyh5029 Před 9 měsíci

    Jeni te dy artistë
    Timo aktor qe nuk vjen me
    Vera regjisore e famshme

  • @a.a6175
    @a.a6175 Před 8 měsíci +2

    Po na dil njehere o Vera ne interviste te Bledi ose te Rudina ...te shikojme sa " fenomen " je nuk te kemi pare ndonjehere ne diskutim . Kur shet shpirtin jeton ne lluks .

    • @aladin1126
      @aladin1126 Před 7 měsíci

      shpirtin edhe bythen e ka shitur

  • @mariapuka6236
    @mariapuka6236 Před 9 měsíci +8

    Po Mir zoti Flloko vertet ti reciting mire pore qe ti u ngrite ne saje te shoqerise kinematografike ,,Pore ti harrove te thuash themelit ne babe te kujte thene je e ke interpretuar Por si nuk e permende skenaristin ay fjale I pa srteshem te kesaj kohe Pore vetem uni
    Per mua je Karieriste Sa ka punuar skenaristi per te vene ne vij ty qe ti pershtateshe Tekstit ,,Sa shpejte u plake

  • @alketaanagnosti2405
    @alketaanagnosti2405 Před 9 měsíci +6

    Nuk u degjoka fare,me acarovi nervat

  • @b.b3084
    @b.b3084 Před 9 měsíci +3

    Pash zotin a ke fol shqip ktu?

    • @hsulih
      @hsulih Před 9 měsíci

      Shqip te kulluar po flet apo je turk ti .

    • @IBa.1397
      @IBa.1397 Před 9 měsíci

      😂😂😂😂😂

    • @IS-ke3ck
      @IS-ke3ck Před 8 měsíci

      ​​@@IBa.1397
      Po pse qesh kaqe shum moij Izauraaa ????....

  • @anaa3546
    @anaa3546 Před 9 měsíci +1

    😂

  • @bertibendaj780
    @bertibendaj780 Před 9 měsíci +2

    Manhatani eshte Manhatan ka nje jete 24 ore qe nuke flen se ketu jetoj 🇦🇱🇺🇸🇦🇱