Snajperat në pozicion, babain me vete. A fshihet në Hoxharë vrasësi i policit?

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 14. 05. 2024
  • Forca të shumta policore, ato të Sigurisë Kombëtare dhe njësisë speciale RENEA vijojnë pa ndërprerje kërkimet për autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit Novruz Celania. Aktualisht kërkimet janë fokusuar në fshatrat Hoxharë e vjetër dhe Radostinë të Fierit. Siç shihet në këto pamje që përcjell gazetarja Anila Sefa, efektivët të armatosur po bastistin banesa, pas dyshimeve se 23-vjeçari Azgan Mërnica mund të fshihet diku në zonë.
    Sipas gazetares, bashkë me forcat RENEA ndodhet edhe babai i autorit, P. Mërnica, si pjesë e strategjisë së autoriteteve për të negociuar vetëdorëzimin e 23-vjeçarit.
    Po sipas Sefës, 2 snajpera janë pozicionuar në vende strategjike, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme janë kontrolluar rreth 50 ndërtesa. Në Hoxharë të vjetër aktualisht RENEA ka vendosur ka ngritur gjithashtu një postbllok policie.
    Prej mesditës të së hënës, kur dhe qëlloi për vdekje efektivin 28-vjeçar, në fshatin Baltëz të Fierit, kërkimet për Mërnicën nuk kanë reshtur. Nga vendi i ngjarjes u largua me makinë, të cilën e braktisi pak kilometra më tutje bashkë me telefonin celular. Mbetet e paqartë nëse dikush e ka ndihmuar 23-vjeçarin për t’u fshehur, apo nëse ka mundur të largohet jashtë vendit.
    Dyshimet kryesore janë që ndodhet ende në zonën e Fierit, por deri më tani kapja e tij nuk ka qenë e mundur.
    E teksa kërkimet për arrestimin e tij vijojnë, familjarë, miq e të afërm përcollën këtë të mërkurë për në banesën e fundit të riun që mbeti i vrarë me një plumb pistolete në kokë. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili bashkë me Ministrin e Brendshëm bënë nderimet e tyre për efektivin e vrarë, u zotua para arkivolit të tij, se autori do përballet me ligjin.
    Sa i takon shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, pista kryesore e policisë mbetet ajo e një konflikti të çastit. Cenalia dhe Mërnica u konfliktuan mesditën e së hënës teksa lëviznin me makinë. Shkak u bë kalimi në një prej rrugëve të ngushta të fshatit. Pasi dolën nga makinat, Mërnica nxori pistoletën që kishte me vete, duke e qëlluar me plumb në kokën efektivin 28-vjeçar. Ai ishte i veshur me uniformën e policisë, pasi po shkonte për në punë.
    E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e nënës së autorit të dyshuar të ngjarjes, e cila ndodhej në makinë me të. Ishte pikërisht kjo e fundit që rrëfeu dhe dinamikën për hetuesit. Me dhjetëra persona janë marrë e rimarrë në pyetje, më qëllim zbardhjen e kësaj vrasjeje.
    23-vjeçari Azgan Mërnica vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Sipas gazetares Sefa, babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani./tvklan.al
    SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/kategoria/klan-news/
    Follow Klan News on Facebook: / klannews
    Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
    #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Komentáře • 26

  • @artihoxha2250
    @artihoxha2250 Před 20 dny +12

    Nuk dum negociator vriteni

    • @kevinuh2535
      @kevinuh2535 Před 20 dny

      Sdo ti po ligji nuk eshte kush vret vritet

  • @Amelia-wi7qr
    @Amelia-wi7qr Před 20 dny +3

    Po ne Hoxhar fshihet.

  • @user-ee3sv8os6n
    @user-ee3sv8os6n Před 20 dny +3

    Kontrolle e automjeteve dhe te njerëzve duhet te behen cdo dite ,kuptohet se armët jane rrugve

  • @Kostaq_official_01
    @Kostaq_official_01 Před 20 dny +11

    Nje 23 vjec 😮 kaq I pergatitur ! Si ka mundesi ?

  • @samsunga9880
    @samsunga9880 Před 20 dny +2

    Nuk esh e ligjshme qe te konyrollojn neper shpiat e njerzve qe nuk kan nje mbiemer me ate

  • @remymeier2189
    @remymeier2189 Před 20 dny +16

    Autori nuk meriton burg por pushkatim.

  • @smartechsolutions1860
    @smartechsolutions1860 Před 20 dny

    Ka persona që mund ti japin krah ose ta fshehin nuk është i vetëm, këta lloj prerjesh asnjëher nuk janë vetëm.

  • @halilagaliou8115
    @halilagaliou8115 Před 20 dny +1

    Ti cfar zeri e ke kete cfar je bur apogrua ik moj largou nga ekrani

  • @nasi8217
    @nasi8217 Před 20 dny +4

    Ne zhupannnnnnnnnnnnnnnnnnn ,,joooo ne hoxhar