TRAILER STARTUP LIFE IN ALBANIA Laconics & A.L.S Consulting | EPISODI 3

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 22. 08. 2024
  • Në këtë episod të tretë të Startup life in Albania, ju do të keni mundësinë të ndiqni LACONICS dhe A.L.S CONSULTING.
    A.L.S CONSULTING, është një platformë ndërlidhëse midis bizneseve shqiptare dhe atyre të rajonit duke ndikuar në përmirësimin e klimës së biznesit, intensifikimin e bashkëpunimeve midis bizneseve, ngritjen e rrjetit ndërveprues dhe promovimin e kulturës së sipërmarrjes.Laura Saro është dedikuar për ta dërguar këtë projekt deri në finalizimin me sukses.
    Ajo në këtë episod ndan të gjitha sfidat e rrugëtimit të saj si edhe si vendosni të përfshihet në këtë ide duke shpjeguar qellimin primar që është " Fuqizimi i biznesit". Me një qasje perëndimore ka ndikuar pozitivisht në forcimin e mardhënieve mes bizneseve.
    Marketingu Digjital është një nga fushat të cilat po zhvillohen së tepërmi dhe tregu ka përherë nevojë për kompani të cilat përveçse orientuese të risive të reja, janë edhe të përgatitura për të ofruar ndihmën që ju duhen personave apo biznesve. Nëse po mendoni të trokisni diku ku mund të merrni përgjigje për pikëpyetjet tuaja mbi marketingun digjital, ju ftojmë të na ndiqni në këtë episod. Do t’iu prezantojë me “LACONICS”.
    Kuptojmë së bashku rrugëtimin e Anisa Verushi, ajo ka më shumë se 1-vit në treg dhe ndihet entuizaste që në kaq pak kohë arritjet dhe sukseset kanë qenë tepër të mëdha.

Komentáře • 1