Transferimi nga Durrësi në Porto Romano. Kreu i Autoritetit Portual, Pirro Vengu zbardh detajet

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 31. 07. 2024
  • Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano pritet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Drejtori i Autoritetit Portual Të Durrësit, Pirro Vengu, në një intervistë në SCAN Tv me gazetarin Angelo Haruni jep detajet e transferimit të shërbimeve, financimit të projektit të portit të ri në Porto Romano, si edhe zgjidhjen e problemeve të tjera që rrjedhin nga ky transferim.
    Sipas Vengut vitin që vjen hapet gara për ndërtimin e Porto Romanos dhe ajo pritet të mbyllet në pak muaj. Më pas, Vengu thotë se afatet e ndërtimit do të jenë 36 muaj. Kështu sipas planeve të deritanishme transferimi pritet të ndodhë në katër vitet në vijim.
    Kreu i Autoritetit Portual thotë se edhe financimi për projektin është pothuajse i zgjidhur. “Në kontratën e Durrës Marina&Jaht, siç dihet shteti është pjesëmarrës me 33%. Sipas projeksionit të të ardhurave, përveç përfitimeve nga taksat që do të ketë shteti, që mund të shkojnë deri në 1 miliard euro, të ardhura të drejtpërdrejta për pjesëmarrjen e shtetit në projekt përllogariten të jenë 280 milion euro. Pra në përllogaritjen e kostos së përgjithshme për ndërtimin e Porto Romanos, që është 390 milion euro, duke u hequr kjo shumë, mbetet të gjenden edhe 100 milion euro. Besoj se gjetja e kësaj shume nuk do të jetë problem”, thotë Vengu. Sipas tij vendi është në një situatë financiare pozitive dhe që i jep mundësinë qeverisë të ndërmarrë investime të tilla madhore.
    Sa i përket implikimeve që mund të sjellin dy arbitrazhet ndërkombëtare me kompanitë që operojnë aktualisht në Portin e Durrësit, Vengu, duke theksuar se kontratat aktualisht janë në zbatim e sipër, shpreson për mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët me operatorët në fjalë.
    00:00 Marina e Durrësit
    11:14 Porti i ri në Porto Romano
    33:40 Autoriteti Portual Durrës
    47:20 Çështjet në arbitrazh
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: bit.ly/3sfGvHc
    Follow SCAN TV në Facebook: bit.ly/3FbRsBy
    Follow Scan_tv në Instagram: bit.ly/3VTYCQy
    Follow SCAN TV në Linkedin: bit.ly/3D1yQBn
    Follow scan_tv në TikTok: bit.ly/3zbVrKz
    #scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #pirrovengu #portidurres #porti #durres #insider #angeloharuni #scan

Komentáře • 7

  • @evladifat6322
    @evladifat6322 Před 7 měsíci +6

    Qoftë me mbarësi puna juaj. Zoti i ndihmoftë gjithë personelët tanë që punojnë me vendosshmëri dhe përkushtim.

  • @Albania_001
    @Albania_001 Před 7 měsíci +5

    Bravo po zhvillohet shqiperis nga pak porti 1 airoporti blores 2 stadiumi i ri i Shqipërisë me 41mij vende 3 dhe hekurulla 4 sa me shum investime aq me mir❤️🇦🇱

  • @LA-xq8ed
    @LA-xq8ed Před 6 měsíci

    Bravo 👏🏼! It’s moving so fast. M Alabbar is an amazing visionary. This will be a brilliant development.

  • @geriselenica4180
    @geriselenica4180 Před 7 měsíci +3

    BRAVO!

  • @tonivata8138
    @tonivata8138 Před 7 měsíci

    Bravo 👏

  • @ilirjanshima6132
    @ilirjanshima6132 Před 2 měsíci

    Porti turistik prek direkt pallatet egzistuese... Cfare do te behet me to?