Top Channel/ Elsa Lila në një rrëfim ndryshe, tregon “çmenduritë fantastike” të jetës së saj

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 11. 2023
  • Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj.
    Ndër shumë eksperienca që ajo ka kaluar në jetë, ka përmendur edhe arrestimin për shpërndarje të lëndëve narkotike, e cila shprehet se ka qenë shumë e padrejtë.
    Elsa Lila rrëfen se ka qenë në burg për dy muaj, periudhë ku ka përjetuar shumë emocione të forta. Ajo tregon se për dy javë ka qenë e izoluar vetëm në një dhomë pa drita, ku nuk e kishte as sensin e kohës dhe se ditët ishin shumë të gjata, saqë nuk mbaronin kurrë.
    Elsa Lila: Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar.
    Kryeministri Edi Rama: Përse?
    Elsa Lila: Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe.
    Kryeministri Edi Rama: Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?
    Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.
    Kryeministri Edi Rama: Sensin e orës e kishe?
    Elsa Lila: Jo absolutisht. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa. Ai është një moment kufiri, ku ti duke ditur që je i pafajshëm dhe do dalësh që aty, ose e shfrytëzon atë moment për të medituar fort dhe për të evoluar mendërisht dhe spiritualisht një shkallë më lart, ashtu siç unë kërkoj të bëj gjithmonë ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më indietro. Është një fije peri që e ndan atë moment dhe unë pas 3 ditëve të para që i mbaj mend si nëpër ëndrra sepse nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në një karrige ulur në atë dhomë, se nuk dua ta quaj qeli, sepse tek e fundit nuk e ka fajin ajo, pse ta quaj qeli. Tek e fundit, ishte ajo ku unë banova për dy javë dhe u mundova dhe ta dua atë dhomë, që mos të shqetësohesha shumë. Muret ishim me emra, data, me mesazhe, poezi, kishte shumë për të parë nëpër mure dhe për të fantazuar dhe jo vetëm, por nëse përqendroheshe, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. E ripërsëris, ngaqë e dija që do dilja shpejt, pasi unë nuk kisha lidhje me atë histori, vendosa që ta përjetoja si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që më kanë ndodhur gjatë jetës dhe ta përdorja si mjet rritjeje psikologjike dhe spirituale dhe jo si mjet auto-shkatërrimi.
    Edi Rama: Pastaj si mbaroi ai makth?
    Elsa Lila: Ai makth mbaroi sepse unë që në momentin e parë që hyra aty pa avokat, sepse nuk kisha avokat pasi nuk më është dashur kurrë avokati për jetën që kam bërë. Më pas, familja ime jashtë gjeti një avokat sepse është shumë e domosdoshme për burokracitë. Dhe unë kërkova me ngulm, nëpërmjet avokatit që njoha më pas, që të isha e pyetur. Doja të merresha në pyetje sepse unë nuk kam fare lidhje.
    Dhe më në fund, pyetësori dhe dita mbërriti dhe ajo ka qenë një eksperiencë shumë e fortë. Ka qenë rreth 6-7 orë rresht, interrogatorio me Pubblico Ministero, me Prokurorin e Përgjithshëm të çështjes sime dhe më shumë se një interrogatorio, më pas u transformua në një intervistë. Ai shpejt u zbut nga mua. Kishte pasur të bënte gjithë jetën e tij me kriminelë të vërtetë dhe intuita e guidoi fatmirësisht drejt bindjes që unë realisht nuk jam pjesë, nuk mund të jem pjesë e kësaj lloj jete. Përpos të tjerave, njëkohësisht ishin mbyllur dhe hetimet, pra ishte kontrolluar celulari im e nuk e di të tjera hetime që ata bëjnë, në të cilat nuk rezultonte asgjë mbi personin tim. Faktet ishin bindëse.
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #EdiRama#ElsaLila#TopChannelNews
  • Zábava

Komentáře • 17

  • @RobertoSeraj-dm5sb
    @RobertoSeraj-dm5sb Před 7 měsíci +2

    Elsa Lila artiste e kompletuar

  • @senadaramushi3212
    @senadaramushi3212 Před 7 měsíci +1

    edi duket sikur e ka bere podcastin per te dhene vet intervista gjithe kohen

  • @anafaloppa172
    @anafaloppa172 Před 7 měsíci +1

    🤗❤🌹

  • @Max_12384
    @Max_12384 Před 7 měsíci

    Me sa esh malli ne Rome Elsa?

    • @aladin1126
      @aladin1126 Před 5 dny

      ti meso te shkruash shqip o ditezi pastaj komento.

  • @DedGjoluli-xn9vu
    @DedGjoluli-xn9vu Před 7 měsíci +1

    Zoti Rama ,🤣🤣🤣🤣 por Elsa esht burgaxhie,

    • @vitoriomasati4464
      @vitoriomasati4464 Před 7 měsíci +10

      me ty merr vler shprehja "100 te mira te besh ne kte jet prap at 1 gabim do kujtojn" me e thjesht esht te akuzosh per gjera qe si di se sa ta lavderosh per cfar ka dhen ne skene dhe qe esht nje nder artistet me te mira shqipetare.

    • @DedGjoluli-xn9vu
      @DedGjoluli-xn9vu Před 7 měsíci +1

      Nuk thash qe eshte kengetare e keqe por esht burgaxhie kete thash

    • @valbonaloloci7934
      @valbonaloloci7934 Před 7 měsíci +2

      Po ti Ded cfare je??

    • @DedGjoluli-xn9vu
      @DedGjoluli-xn9vu Před 7 měsíci

      @@valbonaloloci7934 deda vzhdon me elektrrikun,Kam alergji nga burgu,valbon

    • @RobertoSeraj-dm5sb
      @RobertoSeraj-dm5sb Před 7 měsíci

      Respect