Top Channel/ Vetëvritet efektivja e Komisariatit nr.5, plagoset edhe një oficer i gardës

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 23. 05. 2024
  • Pasditja e kësaj të premte ishte tronditëse për kryeqytetin ku një punonjëse policie 21-vjeçe humbi jetën, pasi dyshohet se u vetëvra me armën e shërbimit.
    Kanë qenë fqinjët e 21-vjeçares Aldorjana Loshi që kanë sinjalizuar sallën operative për të shtëna armësh në pallatin e tyre në rrugën Todi Shkurti në kryeqytet. Thirrjeve të kolegëve për të hapur derën e apartamentit nga ku erdhi zhurma nuk iu përgjigj askush. U desh ndërhyrja e zjarrfikëseve që hapën me forcë derën dhe zbuluan të vërtetën tronditëse. 21-vjeçarja kishte qëlluar veten me një plumb në gjoks me armën e shërbimit, i cili kishte rezultuar fatal. Top channel mëson se Aldorjana punonte prej me shumë se një viti patrullë e përgjithshme në komisariatin nr 5 në Kamëz. Ditën e fundit të shërbimit e ka pasur të enjte ku sipas kolegëve nuk ka shprehur asnjë shqetësim. Policia mori dëshmi edhe të dashurit të saj, i cili po ashtu tregoi se marrëdhënia mes tyre ishte normale. Vajza jetonte vetëm në apartament dhe ishte me origjinë nga Klosi i Mirditës dhe kohë më parë kishte humbur të atin. Grupi hetimor i ngritur për rastin po heton në lidhje me rrethanat dhe shkaqet që e çuan të renë drejt këtij akti ekstrem. Ndërkohë po gjatë pasdites së të premtes një punonjës i gardës së republikës u vetëplagos aksidentalisht me armën e shërbimit teksa po e pastronte atë. 28-vjeçari u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
    Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
    Subscribe to "Top Channel" on CZcams Channel for NEWS and TV
    Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
    Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
    Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
    #Vetëvritet#Efektivja#TopChannelNew
  • Zábava

Komentáře • 7

  • @elektronik497
    @elektronik497 Před 22 dny +1

    Ishte .Vajz shum e kulturuar shum e sjellshme .Vajz me kultur .Gjynah shpirti saj pushoft në paqe .Ngushëllime familjes 😭😭😭

  • @ebmotivator
    @ebmotivator Před 23 dny +1

    Sa keq. Ngushëllime familjes

  • @user-sr5sn8bl3n
    @user-sr5sn8bl3n Před 23 dny

    SA 🧑KANË VDEKUR NGA : DITA , DATA , MUAJI & VITI : 1, JANAR-1 4000000000 PARA-KRISHTIT - 11, /\24, MAJ-5 1024 PAS-KRISHTIT ; VEÇ ZOTI E DI SHIFRËN PRECISE SE SA 🤔

  • @samuelsamo3281
    @samuelsamo3281 Před 23 dny

    Po pse moi vajz ne kulm te rinis ngushllime families